"Po bie një tërmet i fortë në Stamboll", moderatorja panikoset gjatë transmetimit live, i kërkon nënës s...
Aktualitet
I mori 1 mln lekë 61-vjeçares për letrat e pensionit,vihet në hetim punonjësja e Sigurimeve
13 Shkurt 2022, 14:19Nga DOSJA
POGRADEC– Një punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Pogradec është vënë nën hetim nga policia. Kjo pasi ajo i ka marrë një 61-vjeçareje në Buçimas një shumë parash prej 150 mijë lekësh për t’i bërë dokumentet për pensionin e pleqërisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit më datë 10.02.2022, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, filluan procedimin penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasen: A. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi kjo shtetase me detyrë punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë shtetases M. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Arjana Brahollari është punonjëse e Sigurimeve Shoqërore Pogradec e cila u procedua nga policia ka mashtruar Mimoza Bejkon. Kjo e fundit u ankua në emisionin Fiks Fare se ka dhënë 150 mijë lekë ryshfet, për t’i mbledhur vitet e punës. Brahollari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë 61 vjeçares Mimoza Bejko, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares.
Sipas Bejkos, punonjësja Arjana Brahollari për t’ju dhënë shërbim qytetarëve u kërkon pagesë. Shërbimi që zonja Mimoza Bejko kërkonte nga punonjësja e sigurimeve ishte mbledhja e viteve të punës dhe më pas dokumentet ti dërgonte në Korçë. Por ky shërbim nuk po i kryhej pavarësisht se çdo dokument e kishte në rregull.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp nga Selia. Basha ripërsëri akuzat e tij për &cced...
Nuk janë vetëm ish-partnerët që ua nxijnë jetën ish-ave të tyre përmes mesazheve apo qepjes këmba-këmbës. Por edhe një fqinj, apo shok i të njëjtës gjini mund t...
ITALI– Një ngjarje sa qesharake aq dhe e pazakontë ka ndodhur në Itali e personazh kryesor është një shqiptar. Ky i fundit, i paidentifikuar, 39-vje&ccedi...
TIRANË– Një studim i fundit tregon se personat që shpenzojnë më shumë për ceremoninë e dasmës përfundojnë në divorc. Sipas Daily Mail, një zbulim i ...
TIRANË– Policia ka dalë me një bilanc për operacionet që ka zhvilluar për një javë. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar, proceduar ...