Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këshilli i Ministrave ka hartuar një projektvendim, i cili pritet të shtyjë afatin e deklarimit të regjistrit të pronarëve përfitues edhe me dy muaj të tjerë, përtej 31 marsit që ishte afati fillestar, duke e çuar në 30 qershor.
Sipas draftit, që iu është dërguar shoqatave të biznesit për mendim, parashikohet që të bëhet një ndryshim në Vendimin nr. 1088, date 24.12.2020 “Për përcaktimin e mënyrës dhe procedurave të regjistrimit dhe publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente dhe nga subjektet e detyruara”, i cili përcakton se “Subjektet raportuese ekzistuese regjistrojnë të dhënat për pronarët e tyre përfitues brenda 60 ditëve kalendarike nga Krijimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues, por jo më vonë se data 30.06.2021”.
Ky ndryshim erdhi pas ankesave të shumta të Shoqatave të biznesit që shprehën shqetësimin e tyre lidhur me problematikat që po hasnin në deklarimin e pronarëve përfitues, sidomos ata që ishin të huaj. Pak ditë më parë, 11 Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi, kryesisht të huaja, i dërguan një shkresë ministres së Financave, Anila Denaj, dy komisioneve parlamentare dhe për dijeni kryeministrit Edi Rama, ku kërkon shtyrjen e afatit për deklarimin e të dhënave të pronarëve përfitues.
Një tjetër shqetësim i ngritur në kërkesën e bizneseve ishte zgjatja e vlefshmërisë së dokumenteve me origjinë të huaj deri në 90 ditë (nga 1 muaj që parashikon ligji aktual) pasi, sipas tyre është e vështirë që një subjekt i huaj të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm në vendin e origjinës, ta apostilojë, përkthejë zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe ta noterizojë në një afat kaq të shkurtër.
Vendimi i ri i qeverisë pritet që të adresojë dhe këtë problematikë. Sipas draft vendimit, Pika c, e kreut III, “Dokumentacioni dhe forma e kērkuar”, ndryshon si vijon: “Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “i”. “i” dhe “iv” të gërmës “a” duket të jetë hartuar jo më vonë se 90 dite kalendarike nga data e aplikimit për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarit përfitues, të subjekteve raportuese”.
Rreth 55 mijë biznese duhet të deklarojnë pronarët përfitues, edhe ata me status pasiv
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se në total janë rreth 55 000 subjekte (subjekte tregtare dhe OJF), të cilët kanë detyrimin e regjistrimit të pronarit përfitues. Gjoba e parashikuar në rast të mos aplikimit është 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro).
Detyrimin për të bërë këtë deklarim e kanë edhe gjithë subjektet apo organizatat jofitimprurëse, që janë në status pasiv dhe përjashtohen vetëm subjektet e çregjistruara.
Objekt i deklarimit nuk janë vetëm personat fizikë.
Regjistrimi bëhet me aplikim nga personi i autorizuar (përfaqësuesi ligjor) për të përfaqësuar subjektin përkatës, nëpërmjet shërbimit “regjistrim i pronarit përfitues”.
Por, ky proces po has vështirësi të shumta, që nga funksionimi i platformës deri te paqartësitë teknike për pronarin përfitues të OJF-së, koha e nevojshme për sigurimin e dokumentacionit për investitorët e huaj, identifikimin e kompanive të huaja që janë listuar në bursa të ndryshme, por dhe kompani që pronari përfitues nuk është një person fizik, por një shtet i huaj.
Ligji për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”, i cili ishte një kërkesë e Mekanizmit Europian Moneyval me qëllim luftën kundër pastrimit të parave, është miratuar në gusht 2020, ndërsa udhëzimi që rregullon funksionimin e tij, në dhjetor 2020. Ligji, që synon të bëjë transparencë mbi aksionerët e subjekteve të ashtuquajtura offshore (me pronar të panjohur) parashikonte një muaj kohë për krijimin e Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP), deri më 31 janar, proces që u realizua nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Pas krijimit të regjistrit, subjektet raportuese kanë 60 ditë afat për të regjistruar pronarin/ët përfitues.
Pronar përfitues, sipas ligjit, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit; të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti në emër të tij.
Marre nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mikrondërmarrjet, ato që kanë deri në 10 persona të punësuar përbënin 93% të bizneseve aktive në të gjithë vendin sipas të dhënave të INSTAT që i takojnë vitit ...
TIRANË– Sërish probleme me aplikacionin “WhatsApp”! Qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim që ftojnë të gjithë ata që kanë...
Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1006 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Kë...
TIRANË– Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë tha se korrupsioni është një ndër 3 pengesat kryesore të bizneseve në Shqipëri.Sipas drejtuesit të Dhom...
Për Shqipërinë, teknologjia 4G mund të jetë një zgjidhje më eficiente për mbulimin e plotë të popullsisë me internet broadband krahasuar me teknologjinë 5G.Eksp...
Investitorët po shfaqin interes të lartë për të blerë letrat me vlerë afatgjatë të qeverisë shqiptare, në kërkim të përfitimeve më të larta.Sipas informacionit ...
Sektori bankar ka nisur vitin 2021 me rezultat fitimprurës dhe në përmirësim.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin Janar rezultati neto i sekt...
Kursimet e shqiptarëve për një pension privat janë në nivele ende të ulëta.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të vitit 2020, &cce...
Raporti i kredive me probleme njohu rritje të lehtë në muajin janar.Sipas Bankës së Shqipërisë, ai arriti nivelin e 8.2%, nga 8.11% në fund të vitit 2020. Rritj...
Pandemia e Covid-19 ka rezultuar më fatale në Shqipëri se në gjithë shtetet e tjera të Europës.Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të raj...