Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raporti i kredive me probleme njohu rritje të lehtë në muajin janar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ai arriti nivelin e 8.2%, nga 8.11% në fund të vitit 2020. Rritja minimale e fillimit të vitit megjithatë nuk e shmang këtë tregues nga nivelet e qëndrueshme tëregjistruara në vitin 2020.
Rritja e lehtë e raportit në muajin Janar mund të jetë ndikuar edhe nga zvogëlimi i portofolit të kredisë për periudhën. Stoku i kredisë për ekonominë në fund të Janarit kishte vlerën e 606.4 miliardë lekëve, rreth 2.6 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2020.
Qëndrueshmëria e raportit të kredive me probleme u ndikua shumë nga masat rregullatore lehtësuese që ndërmori Banka e Shqipërisë. Shfuqizimi i përkohshëm i kërkesës për të riklasifikuar kreditë e ristrukturuara ka mundësuar mbështetjen e huamarrësve që vuajtën pasojat e krizës pandemike. Në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë vendosi t’i shtyjë këto masa edhe për një tremujor tjetër, me qëllim për t’i dhënë më shumë kohë përmirësimit të aftësisë paguese të debitorëve ndaj bankave tregtare. Kjo strategji deri tani ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të kredive me probleme, por edhe vazhdimin e rritjes së kredisë për ekonominë. Në fund të janarit, portofoli i kredisë ishte në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, masat e përkohshme e bëjnë të vështirë për të krijuar një ide të qartë të atij që mund të jetë efekti i deritanishëm i krizës në cilësinë e portofolit të kredisë së sektorit bankar. Ky efekt mund të fillojë të shfaqet në gjysmën e dytë të vitit, por shpresa e bankave dhe autoriteteve vendimmarrëse është që efektet e pandemisë do të fillojnë të zbuten, duke i dhënë frymëmarrje bizneseve, sidomos në sektorët e lidhur me turizmin dhe udhëtimet.
Pavarësisht qëndrueshmërisë së raportit të kredive me probleme, bankat, nga ana e tyre, kanë rritur ndjeshëm provigjionet ose shpenzimet e parashikuara për humbje të pritshme nga kreditë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar provigjionet arritën vlerën e 7.3 miliardë lekëve, duke arritur njëkohësisht nivelin më të lartë që prej vitit 2016. Rritja e provigjioneve nënkupton që efektet financiare për bankat nga një përkeqësim eventual i cilësisë së kredisë do të jenë më të kontrolluara.
Aktualisht, stoku i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 49 miliardë lekë, ndërsa bankat në pesë vitet e fundit kanë nxjerrë jashtë bilanceve më shumë se 65 miliardë lekë kredi të humbura.
Marre nga Monitor
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pandemia e Covid-19 ka rezultuar më fatale në Shqipëri se në gjithë shtetet e tjera të Europës.Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të raj...
1 në 3 gra janë dhunuar të paktën 1 herë seksualisht ose fizikisht, rreth 736 milionë gjithsej, numër që nuk ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit.Sipas të dhëna...
TIRANË– Presidenti i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço ka folur për programet elektorale të partive politike para zgjedhjeve të 25 prillit.Në ...
Shqipëria numëron mbi 44 mijë analfabetë në të gjithë vendin që nuk dinë as shkrim dhe as këndim sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Edukim, Shken...
Qeveria shqiptare ka rishpërndarë fondin për garantimin e huave të biznesit për rimëkëmbjen e aktivitetit të tyre nga pasojat e krizës së Covid-19. Në maj të vi...
Ndërmarrjet e vogla dhe te vetëpunësuarit ishin më të goditua nga kriza pandemike.Mungesa e likuiditetit, fitimet e ulta dhe rënia e konsumit ka çuar në ...
Vodafone Group vjen me një tjetër risi në politikat e burimeve njerëzore. Në ditën ndërkombëtare të grave, Vodafone ka prezantuar iniciativën që do të sigurojë ...
BERLIN– Ekonomia gjermane do të ndjejë pasojat e pandemisë së koronavirusit deri në vitin 2025. Instituti i Kërkimit të Punësimit (IAB) parashikoi se shkalla e ...
Telefonia fikse ka vijuar tkurrjen. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të katërt 2020 është...
Brenda datës 31 mars, subjektet tregtare (personat juridikë) dhe OJF-të duhet të bëjnë regjistrimin e pronarit/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues ...