Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
PRISHTINË– Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pretendon se nuk e ka qëlluar efektivin e Policisë gjatë protestë së djeshme të zhvilluar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin.
“Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota,”-shkruan ai.
Postimi i plotë:
Përgjegjësia mbi incidentin më takon mua
Të dashur qytetarë,
Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria. Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal.
Jo për t’i bërë bisht paragrafit me lart por një sqarim mbi rastin është i nevojshëm. Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim.
Dua ta sqaroj se PSD nuk e ka dhunën mjet as qëllim. Por, futja e protestës në këtë regjistër është paralajmërim. Propaganda që po synon ta kriminalizojë një protestë paqësore ku asgjë nuk është dëmtuar dhe askush nuk është lënduar flet mjaft për tendencat e pushtetit. Trajtimi selektiv i protestuesve po ashtu. Për shkak të pamjes së protestuesve kërkonim që 2 folësit të flasin nga shkallët. Në të njëjtin vend që disa protestues tjerë e kishin bërë para 3 ditësh. Fërkimet që u krijuan në fillim ishin rezultat i kërkesës për fjalim. Pas fjalimeve, i kemi realizuar aksionet simbolike dhe kemi njoftuar që kjo s’është protesta e fundit.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka thënë se për situatën e rëndë ekonomike nuk janë fajtore vetëm sanksionet ndërkombëtare, por edhe keqmenaxhimi qeveritar...
KOSOVË– Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Hi...
ITALI- ”Ndjenja e përgjegjësisë më kërkon që të mos shmangem dhe mbizotëron mbi idetë e mia, madje edhe mbi jetën time private”. Këto janë fjalët e para të pres...
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut Verior (NATO) nuk mund të konsiderohet mbrojtëse, duke marrë parasysh oper...
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke bërë me ...
GREQI- Prifti 37-vjeçari i paraburgosur që dyshohet se përdhunoi 17-vjeçaren në Kato Patisia po përballet me akuza të reja. Protothema shkruan se ...
UKRAINË- Udhëheqësi i Ukrainës dhe ndihmësit e tij të mbrojtjes e sigurisë po i vlerësojnë qëllimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin ndryshe nga shumë prej...
IRAN- Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara është thënë se rreth 2,000 fëmijë të rekrutuar nga rebelët Huthi – të përkrahur nga Irani – në Jemen, ka...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka humbje jet...
ITALI- I riemëruar si President i Republikës, Sergio Mattarella po merr përshëndetje dhe mesazhe urimi për mandatin e tij të ri nga krerët kryesorë të shtetit. ...