LIVE UPDATES
Insights

Që kërcenimet ndaj mësuesve në fushatë të mos ndodhin më !

10 Prill 2021, 11:19 Nga DOSJA
Që kërcenimet ndaj mësuesve në fushatë të mos

Jemi mësuar të shohim gjatë fushatave disa politikanë teksa paraqiten me përkushtimin ndaj qytetarëve – në dukje, sikur po jetojnë me hallet dhe problemet e tyre.Të tilla sjellje, më së shumti vërehen tek pushtetarët, në vitin e 8 -të të qeverisjes, të konsumuar nga premtimet e pambajtura apo sjelljet arbute – duke mos pritur e mos dëgjuar askënd nga populli i thjeshtë.

Por, si jargavitjet e disa politikanëve (deputetë, ministra, ish ministra) të Partisë Socialiste në pushtet,në fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 nuk janë parë asnjëherë ,thënë ndryshe – jargavitje deri në pështirosje. Dhe të gjitha këto për të vjelur vota të pamerituara, sepse e dinë mirë që kanë keq qeverisur, sa e kanë sfilitur këtë popull. Përpos, ndonjë prej tyre teksa përpiqet të shpalos si tipar të tij /sajin thjeshtësinë, që realisht askund nuk gjen vend tek ata, duke dal keqaz nga vetja. Pështirosja më e madhe kur bëjnë sikur “promovojnë” krahina, persona midis tyre mësues, apo familje për vlerat e tyre deri në ato të ashtuquajtura familje “bajraku”. Po ku dinë këta familje “bajraku “!! Sa të tilla pas ardhjes së tyre në pushtet kanë rrënuar duke e pasur mendjen të zhvasin për vete. Sa gra e burra fisnik kanë shkatërruar për hakmarrje, sepse familjet e tyre i kanë të shkatërruara vetëm paratë dhe posti ua mbanë në dukje si të tilla.

Prandaj mos gënjehen “të promovuarit” t’ua japin votën këtyre, nëse nuk e ndiejnë. Nëse do ti vlerësonin për vlerat këto persona, apo familje/fiset do ti kishin promovuar në këto tetë vite qeverisje. Le të bëjnë fushatë duke u përqëndruar tek “premtim – realizimet” e tyre,ministra e ish ministra në arsim e kudo në këto tetë vitet e fundit. Ne habitemi nga këto sjellje siç u habitëm me kërcënimin që kryeministri Rama u ka bërë mësuesve për të votuar Partinë Socialiste, sipas medias.E pse habitemi vallë !!? Mos ndoshta është hera e parë që mësuesit kërcënohen ? Aspak! Mos Ndoshta vetëm mësuesit ? Jo, të gjithë ! Por, mbase është hera e parë që presioni / kërcënimi është nga vetë kryeministri.Por, mësuesit janë vetë deshmitarë që këto tetë vite kanë qenë nën presion të vazhdueshëm,si asnjëherë.Janë vënë në rrjesht për çdo gjë, thënë ndryshe – janë trajtuar si “dele “.

Nuk u bënë dot dy zëra në një shkollë ndaj një problemi. Harrojnë vallë mësuesit si u vunë në rrjesht pêr të votuar drejtorat e Drejtorive Arsimore dhe më pas drejtuesit e shkollës madje duke cënuar procesin mësimor (!?) Të pakët ishin ata që i abandonuan këto votime. Harrojnë mësuesit që nuk u shpërblyen për Vitin e Ri këto vite (!?) por veç disa të përzgjedhur fshehurazi; harrojnë që edhe orët suplementare nuk iu paguan me vite (!?), ndoshta disa të selektuarve militantë / servilë – jo militantë, siç është folur ; harrojnë mësuesit sa rritje page i janë bërë në këto vite (?) krahasuar me qeverisjen Berisha ; Harrojnë që në të shumtën e shkollave në Tiranë drejtuesit kanë qenë të komanduar deri dhe 7 vite (!?) ku dhe niveli i disave ishtë për të vënë kujën dhe asnjëherë nuk guxuan të ngrihen kundra tyre e të tjera problematikave – deri në shitje droge,shkurt – rrumpallës në arsim.

Nëse do të kishin ngritur zërin mësuesit nuk do të kishte mundur MASR të mbante drejtimin e shkollës me komandime shumë vjecare militantësh. Harrojnë mësuesit që në shkolla u vu komunikimi i detyrueshëm si kolektiv në ëhassap dhe ata që ngrinin zërin ndaj problematikave i përjashtonin për të mos ditur fare që edhe ky komunikimi është vendosur (!?) .Madje askush nuk guxonte të tregonte. Harrojnë mësuesit që ua kërkonin me detyrim kartat e identitetit të tyre dhe familjarëve gjatë votimeve në nivel lokal dhe qëndror, këto vite !?

Nuk mendoj që harrojnë ! Të paktën në vetvete i dinë mirë të vërtetat. Të gjitha këto dhe të tjera tregojnë se mësuesit këto vite janë bindur për çdo gjë, sepse ka qenë nën presionin e një rregjimi të egër të instaluar “lartë – poshtë”. Përpos,e dinë mirë se çfarë kanë hequr ata pak mësues “të pabindur” mes tyre, sa janë diskriminuar – ku “rebelëve” iu është treguar rruga. Ndaj të mos habitemi që sot guxoi kryeministri që mësuesit ti kërcënojnë hapur për ti votuar,sepse gjatë tetë viteve në pushtet të PS – së ,kanë guxuar ministra ,drejtorë arsimi, disa nga drejtorat e shkollave çdo ditë. Kësisoj, nuk është çudi ti venë në rrjesht mësuesit edhe tani për votime.Të gjithë kemi një simpati partiake e cila na con të ndihmojmë në një formë a tjetër për të, ose e pakta e shprehim në votën. Por, në kohën kur pretendojmë të futemi në BE të pranojmë këtë censurë në punë e kudo, të detyrohen mësuesit etj të mbledhin karta,apo të votojnë për ta se u duhen edhe katër vite të tjera të pasurohen, është marrëzia më e madhe.

Ndaj është koha që duhet hequr dorë nga të detyruarit e punonjësve të shtetit për të mbledhur karta.Kjo mënyrë do ti detyrojë njërëzit të marrin kartat e identitetit të familjarëve, të shoqërisë apo miqësisë pa dëshirën e tyre.Nëse vazhdohet me këto teknika,nuk është çudi që numrin e kartës së identitetit edhe vetë politikanët një ditë ta gjejnë tek listat e partive kundështare si votues të tyre. Është koha që mësuesit të mos harrojnë se sa janë poshtërruar e tallur nga ky pushtet – vetëm nëse nuk duan ta kuptojnë. Edhe ata që janë “trajtuar mirë” të kujtojnë se ku është katandisur arsimi këto vite. Mësuesit duhet të jenë solidarë ndaj së keqes, jo solidarë me drejtues me sjelljet banditeske, që më pas të mos durojnë kërcënimet e tyre në mënyrë të vazhdueshme; që në të ardhmen një mendim ta shprehin lirshëm pa frikë, që të reagojnë ndaj një fenomeni negativ pa frikën e ikjes nga puna, siç është vepruar këto tetë vite.

Edhe Partia Pemokratike si forca më e madhe opozitare duhet të jetë e vëmendëshme që të mos lejojë që edhe në këto votime mësuesit të vihen në rrjesht. Ndaj PD – së i duhet të shpalos programin e vet duke krahasuar me mosarritjet e kësaj qeverie në arsim e kudo dhe të tilla janë shumë, Dëshmitarë të rrumpallës në arsim nuk janë vëtëm mësuesit por edhe prindërit, komunitetet mjafton të gjendet mënyra për ti pohuar,që do të thotë – për ti bindur për të votuar ndryshimin.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog fitnete gruda fitnete gruda

Sondazh

Poll
Insights 5 Prill 2021, 05:45

Rreziqet nga euforia e aeroporteve

Në kulmin e pandemisë dhe nën ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, aeroportet kanë qenë një temë me vëmendje të veçantë për qeverinë. ...

Insights 3 Prill 2021, 17:07

“Dembelizmi” i shqiptarëve

Per te disaten here, kryeministri shprehet se shqiptaret nuk duan te punojne dhe eshte e nevojshme te marrim punetore nga Bangladeshi. Tani, le te sqarojme pak ...

Insights 29 Mars 2021, 19:04

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria hu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet