Vrasje të dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë
27 Janar, 15:39
Gramsh, krim brenda familj...
Aktualitet
Punësoi bashkëshortin në një projekt, shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi!
13 Tetor 2021, 10:29Nga DOSJA
TIRANË– Iris Elezi është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashkëshortit të saj, Tomas Logoreci në të njëjtin institucion, ku eprorë është e shoqja.
Bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka urdhëruar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra, ndërsa në letër rendit të gjitha shkeljet e kryera prej saj. Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa bashkëshorti i saj merrte pagën prej më shumë se një vitit, pasi ishte punësuar në projektin “MEAP”. Por nuk mbaron këtu. Elezi duket se nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me vartësit e tjerë pasi në një prej pikave për shkarkimin e saj shkruhet se ka pasur probleme edhe me komunikimin me punonjësit e institucionit.
Pas shkarkimit, vendim i cili u mor ditën e sotme, nuk ka ende asnjë reagim nga vetë Elezi, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i saj në post. Arkivi Qendror është institucion nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dhe merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TiranëVihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. D,...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar lidhur me tensionet që ka pasur ...
HOLANDË – Të vizitosh Shqipërinë ka plot surpriza. Personat që vijnë këtu qoftë për turizëm apo edhe si pjesë e trupave diplomatike të caktuara shpre...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës, Hektor Si...
Nga Ferdinand DervishiDitën e gënjeshtrave, 1 prill 2021, pyetja e fundit për zhurmnajën e një procesi të dyshuar si korruptiv iu drejtua presidentit Ilir Meta ...
TIRANË– Redi Balla tha se nuk e kishte parë personin ose personat që qëlluan ndaj tij me armë zjarri por dyshohet se ka gënjyer në dëshminë që u ka d...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë raportin e FMN-së për situatën e ekonomisë në vend. Tabaku shkruan se qeveria po dësh...