LIVE UPDATES
Aktualitet

Punë te Ministria e Drejtësisë për vetëm…350 euro! Arrestohet mashtruesi, i mori para juristes, 27-vjeçari kishte he

29 Mars 2021, 16:05 Nga DOSJA
Punë te Ministria e Drejtësisë për vetëm…350

TIRANË– Një 27 vjeçar, me iniciale A.H, ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit të një qytetareje. Kjo e fundit sipas policisë është mashtruar nga i riu, I cili kishte premtuar një vend punë në këmbim të parave.

Vendi i punës që 27 vjeçari i kishte premtuar ishte në Ministrinë e Drejtësisë, në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, për një shumë prej 350 eurosh.

Sipas gazetës ‘Si’, e reja u mashtrua aq lehtë, saqë i dyshuari i kërkoi t’i depozitonte dokumentat në një adresë emaili të hapur prej tij ku shkruhej  “ministria e drejtësisë sekretaria”.

Madje gjatë pritjes ajo shkoi tek Ministria e Drejtësisë për të pyetur se kur do ta njoftonin për punën dhe pas kësaj ajo ka kuptuar se me shumë mundësi ishte mashtruar.

D.B është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe qëllimi i saj ishte të punësohej si juriste në një institucion shtetëror, por ende nuk e kishte bërë të mundur këtë gjë deri ditën kur kontaktoi me 27 vjeçarin.

“ A. H e njoh prej kohës kur kryem masterin në fakultet dhe gjithashtu e kam shok në Instagram. Në datën 25 janar  pashë një postim të tij  ku ai fliste për një projekt ku synonte të punësonte një asistente jurist”.

E reja menjëherë pas njoftimit komunikoi me të dyshuarin, që iu përgjigj se do ta niste një numër telefoni  pasi ai të fliste me ta për punësimin

“Mbasi fola me këtë numër, dhe më dërgoi një kartë identiteti me emrin e shtetasit E.T. Fola me OJF në ëhat’s up dhe më orientuan të bëja dokumentat dhe se duhet të paguaja një tarifë prej 100 euro. I dërgova eurot përmes transfertës në llogarinë e E.T”

Por pas dorëzimit të 100 eurove , personi me të cilin ajo komunikoi në ëhats up i shmangej  duke u justifikuar se ishte sëmurë pasi ishte prekur nga Covid.

“Në këto kushte i bëra screen shoot bisedës dhe ja nisa A.H dhe me tha mos u merr më me Inlab, pasi është hapur një vend pune tjetër në agjensinë e trajtimit të pronave dhe për t’u punësuar aty duhet të paguaja  nën dorë shumën prej 350 euro te një personel që punonte tek burimet njerëzore  e cila nuk do ta bënte njoftimin për vend pune si jurist”- kallzon D.B

Në ditët në vijim i dyshuari i ka dërguar si person kontakti një qytetare me inicialet K.M që e mashtruara e ka takuar në një lokal pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kësaj shtetaseje vajza i ka dhënë atë ditë 250 euro.

“ Ajo më tha se  duhet të paraqitesha të nesërmen pranë Ministrisë së Drejtësisë për të firmosur kontratën e punës dhe t’i kisha me vete dokumentat. Pas kësaj A. H më njoftoi se duhet t’i dorëzoja dokumentat në adresën ministriaedrejtësisë [email protected] outlook.com dhe pastaj më njoftoi se duhet t’i dorëzoja me postë”.

E reja ka preferuar që ti dërgojë me postë dokumentat drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht nga aty i ka mbërritur telefonata që ka zbuluar mashtrimin

“ Zonja mu prezantua si shefja e protokollit në Ministri të Drejtësisë dhe më pyeti se përse i kisha dërguar dokumentat. I thashë që më ka thënë A.H, punonjësi juaj. Aty më bëri të ditur se ai nuk ishte punonjës I tyre. Më kërkoi t’i tërhiqja dokumentat ose do mi dërgonte me postë’

E reja sërisht ka komunikuar me mashtruesin që është justifikuar se dokumentat do t’i tërhiqte vajza që ai i dërgoi në takim dhe se nuk ishte e vërtetë që ai nuk punonte tek Ministria e Drejtësisë

“ Pas kësaj fillova të dyshoj tek A. dhe shkova t’i tërheq vetë dokumentat. Aty mësova se shtetasja K.M nuk punonte në ministri por pranë shërbimit të provës. i kërkova takim A.H dhe i kërkova të më kthente lekët por ai kërkoi kohë duke qenë se sipas tij duhet t’ua kërkonte njerëzve që i kishin premtuar se do më punësonin”

Pas kësaj bisede, i dyshuari ka fikur telefonin dhe i ka bërë bllok të mashtruarës derisa ajo mbas shumë përpjekjesh për ta takuar është bindur se nuk kishte asnjë rrugë zgjidhje tjetër përvecse t’i drejtohej policisë.

Marre nga; GazetaSi

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari arrestohet 27 vjecari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet