LIVE UPDATES
Aktualitet

BILANCI i COVID-19/ Ulen ndjeshëm rastet e reja, sot vetëm 285 të infektuar. Problem shifrat e viktimave, 6 pacientë ndërro

29 Mars 2021, 15:52 Nga DOSJA
BILANCI i COVID-19/ Ulen ndjeshëm rastet e reja, sot vetëm 285 të

TIRANË– Për herë të parë prej kohës, Shqipëria ka shënuar 285 të infektuar nga pandemia e koronavirusit, megjithatë numri i viktimave është ende i lartë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima; 3 nga Tirana, 2 nga Fieri dhe 1 nga Saranda, të moshave 54-83 vjeçare. Ndërsa nga 1893 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 285 qytetarë, ndërsa janë shëruar 568 të tjerë. Ndërkohë që aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Edhe sot, Ministria nuk i ka shënuar të dhënat më të fundit nga procesi i vaksinimit masiv që ka nisur. Dje, ato ishin ekskluzivitet i kryeministrit Edi Rama. 

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1893 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Mars 2021)

Raste të reja ditore 285

Të shëruar në 24 orë 568

Të shtruar në spitale 311

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1893

Testime totale 553,200

Raste pozitive 124,419

Raste të shëruara 90,024

Raste Aktive 32,179

Humbje jete 2216

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22149

Fier 2602

Durrës 1320

Gjirokastër 1264

Shkodër 1221

Vlorë 1174

Korçë 781

Lezhë 473

Elbasan 408

Kukës 362

Dibër 324

Berat 101

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet