Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Pas shumë aludimeve, akuzash dhe deklaratash politike, më në fund zbardhen të plota pikat e marrëveshjes së nënshkruar në dhomën ovale nga kryeministri i Kosovës, Avudallah Hoti. Nuk ka shkëmbim territoresh, por në marrëveshje shkruhet se Serbia ka të drejtë që të përdorë liqenin e Ujmanit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Një tjetër detaj, është edhe dalja e Serbisë në portin e Durrësit, e gjitha kjo falë hekurudhës së dy vendeve që do të shtrihet nga “Adriatiku” deri në Serbi. Një tjetër pikë që tërheq vëmendjen është edhe heqja e teknologjisë 5G dhe mospranimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Të vetmet gjëra që Kosova ka fituar nga marrëveshja janë ndalimi i fushatës së Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë dhe fillimi i kërkimeve dhe identifikimit të të zhdukurve të luftës.
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI ME SHBA:
Serbia (Beogradi) dhe Kosova (Prishtina) bien dakord të ecin përpara me normalizimin ekonomik duke rënë dakord për sa vijon:
Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen e autostradës Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë në 14 Shkurt 2020, po ashtu të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen hekurudhore Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë në 14 shkurt, 2020.
Të dy palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti lidhur me opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në detin Adriatik.
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Belgrade) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A’së dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të operacionalizuar sa vijon:
Autostrade e Paqes
Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Prishtinës dhe Merdares
Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Nishit dhe Prishtinës
Të sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.
Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Facilitetin e Pikës së Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.
Të dy palët do të bashkohen me nismën e “Mini-Shengenit”, të ndërmarrë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019 dhe të përdorin plotësisht përfitimet e saj.
Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe çertifikatat profesionale.
Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe ente të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA, për t’u furnizuar me ujë dhe energji nga liqeni Gazivode.
Të dy palët do të diversifikojnë furnizimet e tyre të energjisë.
Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G për komunikimin. Aty ku pajisjet janë tashmë të pranishme, të dy palët të angazhohen për heqjen e tyre.
Të dy palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe bashkëpunimin me SHBA në Ballkan. Gjithashtu pritet angazhim për pajisjen e rrjeteve teknologjike për të luftuar aktivitetet e duke përdorur sistemet e kontrollit dhe informacionit e siguruara nga SH.B.A., përfshirë PISCES , APIS, ATS-G dhe SRTP.
Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e objekteve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe, duke përfshirë rikthimin e pronave të hebrenjve pas holocausit.
Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dy palët angazhohen për identifikimin dhe zbatimin e zgjedhjeve afatgjata, të qëndrueshme, për krahasimin lidhur me çështjet e lëna pezull.
Të dy palët do të punojnë me 69 që po bëjnë dekriminalizimin e homoseksualitetit.
Të dy palët zotohen të organizojnë “Hizballah” që është një organizatë që ka si qëllim implementimin e masave që të ndajë operacionet dhe aktivitetet financiare në juridiksinin e Hizballahit.
Kosova (Prishtina) do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar për anëtarësimin e ri në Organizatat Ndërkombëtare. Serbia [Beogradi] do të bjerë dakord për që për një vit nuk do të ketë më fushatë kundër njohjes së Kosovës. Gjithashtu do të ndalojë si kërkuari Organizatave Ndërkombëtare njohjen e pavarësisë së Kosovës. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë. Kosova dhe Izraeli bien dakord të njohin reciprokisht njëri-tjetrin.
Nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti
Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën vecc e vecc në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuccic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Pasditen e kësaj të premteje Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjet e veçanta me SHBA, e cila u quajt “Normalizimi Ekonomik” . Numri një i ...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për mediat amerikane pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas pres...
KOSOVË– Ramush Haradinaj, ka përcjellë urimet e tij për arritjen e marrëveshjes në SHBA. Edhe pse kërcënoi me largimin e tij nga qeveria nëse do të nënshkr...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, ka lajmëruar se ditën e hënë do të shkojë në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Përmes një re...
KOSOVË – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me Shtëpinë e Bardhë. Po...
SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet. Ditën e sotme Serbia ...
PRISHTINË-Izraeli ditën e sotme ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur. Kjo gjë është bërë e mundur nëpërmjet ndërmjetësimit të SHBA-së.President...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar pas nën shrkimit të marrëveshjes Kosovë Serbi duke thënë se ishte marrëveshje historike.Donald Trump tha se “Serbia dh...
SHBA– Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të ndara veç e veç me Shtëpinë e Bardhë, pritet në në orën 19:00 të zbardhet marrëveshja e Kosovës.Ka qenë ...
KOSOVË– Menjëherë pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të nënshkruara nga Presidenti amerikan Donald Trump, ka ardhur edhe reagimi i deputetit kosovar Behgj...