LIVE UPDATES
Bota

Publikohet dokumenti, Gjermania parashikon masa të reja në vjeshtë, maskat të detyrueshme për të gjithë

5 Gusht 2021, 07:49 Nga DOSJA
Publikohet dokumenti, Gjermania parashikon masa të reja në

GJERMANI- Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

Përveç rritjes së numrit të infektuarve gjatë udhëtimeve jashtë vendit, kohët e fundit edhe popullata po sillet në kontakte me të tjerët pothuajse sikur para pandemisë, thuhet në këtë dokument. Për më tepër, në vjeshtë dhe dimër pritet edhe shtimi i virusëve sezonalë, si dhe rritja e problemeve me virusin Corona.

Maskat deri në “pranverë 2022”

Krahas shtimit të numrit të të vaksinuarve, distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës vazhdojnë të mbeten ndër masat elementare të mbrojtjes nga pandemia. Maskat duhet të mbahen gjithandej ku takohen shumë njerëz në hapësira të mbyllura. Spahn thotë se maskat mbrojtëse do të duhen deri në “pranverën e vitit 2022”, veçanërisht në trafikun publik dhe në distanca të gjata, si dhe në dyqane. Maskat duhet të mbajnë të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar, sepse edhe ata mund të infektohen dhe të transmetojnë virusin, thuhet në dokument. Ekspertët në veçanti paralajmërojnë nga varianti Delta.

Rregullat

Ministria e Shëndetësisë shpjegon më tej se vaksinimi dhe testimi mund të parandalojnë futjen në objekte të mbyllura të personave të infektuar. “Prandaj, prej fillimit apo mesit të shtatorit, varësisht nga gjendja, do të kërkohet respektimi i rregullit 3-G në organizime të caktuara, që do të thotë se në aktivitete psh. mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar”. Në dokument thuhet se këto rregulla do të mundësojnë futjen në restorante, akomodimin në hotele, shërbimet e afërta trupore, sportet dhe aktivitetet brenda si dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e mëdha brenda dhe jashtë.

Ministria synon të heqë testet e shpejta falas në mes të tetorit. Meqenëse tani mund t’u bëhet një ofertë e drejtpërdrejtë e vaksinimit të gjithë qytetarëve, atëherë nuk është në rregull që taksapaguesit të paguajnë kostot e testeve për ata që nuk duan të vaksinohen, citon gazeta “Süddeutsche Zeitung” pjesë nga raporti.

A do të lejohet futja në restorante e personave të pavaksinuar?

Njerëzit që nuk janë vaksinuar jo vetëm që cënohen nga sëmundja dhe infektimi, por ata mund të kenë edhe kufizime të tjera. Kjo përfshirë edhe kufizimet e kontakteve, kufizimin e pjesëmarrjes në aktivitete dhe mundësinë e ndalimit të futjes së tyre në restorante, thuhet në dokument.

FDP flet për shkelje të premtimeve

Kritika të ashpra ndaj këtyre propozimeve kanë mbërritur nga partia liberale FDP. Nënkryetari i partisë Wolfgang Kubicki, akuzoi qeverinë federale për shkelje të premtimeve, shkruan gazeta “Bild”. Këto rregulla mund të trajtohen si kërkesë e drejtpërdrejtë për vaksinim, nëse qeveria përjashton njerëzit e pavaksinuar nga jeta shoqërore. Paralajmërimi i përjashtimit të njerëzve të pavaksinuar nga futja në restorante “është shkelja më e turpshme e fjalës nga kjo qeveri federale, e cila është betuar vazhdimisht se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm në Gjermani“, tha Kubicki. Kjo shkelje e fjalës peshon edhe më rëndë sesa “detyrimi i vaksinimit”.

Problemet në shkolla

Vendimi i fundit i Konferencës së Ministrave të Shëndetësisë, për t’iu ofruar më shumë vaksina fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç, mund të shkaktojë tensione në shkolla. Kryetarja e Shoqatës së Menaxhimit të Shkollave në Gjermani, Gudrun Wolters-Vogeler, ka frikë se një rritje e numrit të nxënësve të vaksinuar do të hapë edhe debate të nxehta midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve. Do të ketë konflikte për të drejtat e nxënësve dhe të prindërve, tha Wolters-Vogeler për gazetat e grupit Funke. Tensione mund të ketë edhe sa i përket mundësisë së karantinimit, sepse në rast të një rasti pozitiv ndaj virusit Corona në një klasë të caktuar, në shtëpi duhet të qëndrojnë vetëm ata që nuk janë vaksinuar.

Një studim i ekspertëve britanikë i botuar në revistën “The Lancet Child & Adolescent Health” tregon se fëmijët dhe adoleshentët midis 5 dhe 17 vjeç mund të presin një rrjedhë dukshëm më të lehtë dhe më të shpejtë të sëmundjes Covid-19 sesa të rriturit. Në këtë studim thuhet, se nxënësit e kësaj moshe mund të shërohen mesatarisht pas gjashtë ditësh. Në këtë studim janë shikuar 1.700 raste të personave të sëmurë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë treguar mesatarisht tre simptoma: lodhje, dhimbje koke dhe humbje e shijes dhe erës. Vetëm në raste të rralla ka ndodhur që fëmijët të kenë simptoma së sëmundjes Covid-19 edhe pas katër javësh ose më vonë. Simptoma të tillë kanë treguar vetëm 4.4 përqind e personave të përfshirë në studim.

Incidenca e infektimeve në Gjermani ka mbërritur ndërkohë në 19,4 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Instituti Robert Koch njoftoj të enjten (05.08)mërkurën për 3.539 infektime të reja./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gudrun wolters-vogeler jens spahn koronavirusi ne gjermani gudrun wolters-vogeler jens spahn koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet