LIVE UPDATES
Bota

Hajrullahu: Forcimi i sovranitetit të Kosovës garanton integrimin e gjithë rajonit dhe përparimin e Serbisë

5 Gusht 2021, 07:20 Nga DOSJA
Hajrullahu: Forcimi i sovranitetit të Kosovës garanton integrimin e

KOSOVË– Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se forcimi i sovranitetit të Kosovës, do të garantonte jo vetëm proceset integruese të saj, por edhe gjithë rajonit dhe do të siguronte edhe përparimin e Serbisë. Zoti Hajrullahu është një nga autorët e raportit të Qendrës Wilson, me seli në Shtetet e Bashkuara që publikoi të mërkurën një raport me temën Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës: pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë? Raporti parasheh veprimet që duhet të ndërmerren nga perëndimi si dhe Kosova e Serbia për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet të dyja vendeve dhe për forcimin e sovranitetit të Kosovës, që sipas raportit, duhet të jetë pjesë thelbësore e strategjisë amerikane dhe evropiane për integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Zoti Hajrullahu, në raportin tuaj thuhet se tani ekziston një mundësi unike për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, meqë në Prishtinë është një qeveri me një shumicë të fortë parlamentare. Megjithatë gjatë kontakteve të para të drejtpërdrejta në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, nuk pati ndonjë përparim e madje duket se situata është tensionuar edhe më tej. Si mund të arrihet sipas jush një zgjidhje?

Arben Hajrullahu: Zgjidhja që do të mund të arrihej është elaboruar bukur në hollësi e me veprime shumë të qarta, meqë raporti është shkruar dhe publikuar pas një kohe goxha të gjatë e cila është bërë në kuadër të qendrës Wilson me seli në Washington. Për lexuesit tuaj vetëm dy fjalë për qendrën Wilson e cila ka një reputacion të lartë si dhe është një qendër bipartiatike, pra që të dy krahët e politikës në Amerikë kanë një konsideratë të posaçme për qendrën në fjalë, e cila ka botuar raportin. Është punuar shumë gjatë nga një grup i madh i njerëzve, njohës e profesorë amerikanë e evropianë, studiues të çështjeve të Ballkanit dhe janë ngërthyer të gjitha rekomandimet. Njëra nga çështjet kryesore që thuhet në raport është se ka një mundësi vërtetë shumë të mirë që Ballkani e me këtë dhe Kosova të ecin përpara.

Zëri i Amerikës: Por si mund të arrihet zbutja e tensioneve që është parë tashmë ndërmjet dy udhëheqësve, edhe me një qeveri me kaq shumë mbështetje?

Arben Hajrullahu: E para; mbështetja e qeverisë në Kosovë është shumë e madhe dhe gjithpopullore, pra ka një shumicë të qartë. E dyta, se si mund të arrihet është duke forcuar sovranitetin e Kosovës si dhe duke ndërmarrë hapa të nevojshëm që Kosova të bëhet pjesë, së pari e paktit veri-atlantik, anëtare e plotë e NATO-s dhe në qoftë se kjo vërtetë do të hasë në kundërshti nga vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin sovranitetin e Kosovës, atëherë propozohet që të ketë pakte dypalëshe ndërmjet shteteve njohëse dhe Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Në raport thuhet se Kosova nuk duhet të lejojë që asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë autoritet ekzekutiv. Beogradi nga ana tjetër ngul këmbë që asociacioni ta ketë këtë fuqi. Komuniteti ndërkombëtar duket se po e rritë trysninë ndaj Kosovës për të vënë në zbatim marrëveshjen në fjalë që ka nënshkruar për asociacionin e komunave serbe por që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka bllokuar tashmë. Çështja e asociacionit duket se po kthehet në një pikë të nxehtë, prandaj a është i mundur kompromisi për të?

Arben Hajrullahu: Kompromiset Kosova i ka bërë, të gjitha janë të paketuara dhe propozuara nga i deleguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Komunitetet pakicë në Kosovë gëzojnë të drejta të pashembullta në Evropë e përtej. Serbia gjithmonë e luan rolin e të pakënaqurës, madje shpesh herë krijohet përshtypja se për aq sa ekziston Kosova – në çdo formë ajo do të jetë e pakënaqur, por kjo nuk është çështje. Çështja është se si të forcohet një shtet funksional, sovran i Kosovës i cili është i bazuar në të drejtën dhe ka një qasje integruese për të gjitha komunitetet pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo tjetër. Vetëm një shtet i tillë do të garantonte faktikisht edhe përcaktimin e integrimit edhe të Kosovës edhe të gjithë rajonit si dhe ecjen përpara edhe të vet Serbisë. Pra, problemi nuk është Kosova, problemi është Serbia e në këtë rast ne edhe si Kosovë por edhe të gjithë aleatët, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendet tjera perëndimore duhet që t’i shtyjmë proceset përpara.

Zëri i Amerikës: Atëherë sa vullnet transatlantik ka për një përkushtim të ripërtërirë ndaj konsolidimit të sovranitetit të Kosovës dhe shndërrimit të saj, siç keni thënë, si pjesë qendrore e strategjisë amerikane dhe evropiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor?

Arben Hajrullahu: Unë besoj se nëse Kosova arrin në mënyrë të mirë dhe të duhur t’i kryejë detyrat e shtëpisë, ta forcojë shtetin ligjor, të vazhdojë me luftimin e korrupsionit, të ketë një qasje integruese ndaj të gjithë njerëzve, shtetasve të vet si dhe që të komunikojë në mënyrën e duhur me aleatët për çështjet dhe problemet me të cilat përballet, besoj se ka një gatishmëri shumë të madhe edhe në perëndim, qoftë në Washington apo në Bruksel apo qendrat tjera, që të arrihet përparim dhe Kosova të jetë një nga shtetet normale, siç janë edhe shtetet tjera anëtare të paktit veri-atlantik dhe me perspektivë që të integrohet një ditë edhe në Bashkimin Evropian.

Zëri i Amerikës: Zoti Hajrullahu, Serbia bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut hodhën një nismë për atë që është quajtur mini-shengeni ballkanik e që tani po quhet Ballkani i hapur. Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj nisme, si e shihni ju këtë qëndrim të Prishtinës zyrtare?

Arben Hajruallahu: Çështja është shumë më komplekse e që vetëm sqarohet duke thënë që Kosova po refuzon të jetë pjesë e nismave rajonale për bashkëpunim e të tjera. Kosova nuk ka refuzuar dhe nuk refuzon që të bëhet bashkë me shtete tjera në nisma rajonale, mirëpo Kosova refuzon që të bëhet pjesë si jo e barabartë. Në rastin kur Serbia do ta njihte Kosovën si palë të barabartë, si shtet sovran, unë nuk e besoj që do të kishte asnjë problem të kësaj natyre. Sidoqoftë, nismat e tilla janë vetëm duplifikim si dhe pak a shumë siç duket përdoren nga qeveritarë të caktuar për ta shpërqendruar vëmendjen. Ekziston procesi i Berlinit i cili duhet të shtyhet përpara si dhe të arrihet përparim, mirëpo përparimi mund të arrihet, dhe kjo është edhe njëra nga pohimet kryesore edhe të vet raportit, vetëm ndërmjet palëve të barabarta e në këtë rast në momentin kur Serbia do ta njohë sovranitetin e Kosovës e që mendoj do të hapte perspektivë shumë të mirë për të gjitha vendet e rajonit./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben hajrullahu dialogu kosove-serbi integrimi i kosoves arben hajrullahu dialogu kosove-serbi integrimi i kosoves

Sondazh

Poll
Bota 4 Gusht 2021, 20:50

RUSI- Një gjykatë ruse dënoi të martën, aleaten e ngushtë të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, Lyubov Sobol me 18 muaj lëvizje të kushtëzuar pasi e shpalli ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet