LIVE UPDATES
Bota

Pse veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

14 Dhjetor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Pse veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

KOSOVË – Tetë vjet që nga koha kur Kosova dhe Serbia janë pajtuar për integrimin e institucioneve serbe të drejtësisë dhe sigurisë nga veriu i Kosovës në sistemin qendror, në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara gjenden emra pikërisht nga kjo pjesë e Kosovës. Të qenët e një personi në “listën e zezë” nënkupton aplikimin e sanksioneve amerikane kundër tij. Sanksionet bllokojnë pronën e individëve, ndërsa shtetasve amerikanë ua ndalojnë bashkëpunimin me ta. Njerëz nga veriu i Kosovës janë futur në listën e zezë të SHBA-së, sepse, siç është thënë, ata kanë marrë pjesë në rrjete korruptive, të lidhura me krimin e organizuar transnacional. Veriu i Kosovës përbëhet nga katër komuna me shumicë serbe, të lidhura territorialisht: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi dhe Zubin Potoku. Ato kanë filluar të funksionojnë në sistemin e Kosovës në vitin 2013, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vesellinoviç dhe njerëzit rreth tij

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, beson se institucionet e Kosovës nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet, gjë të cilën, siç thotë, e ka konfirmuar edhe lista e zezë e Departamentit amerikan të Thesarit, e publikuar më 8 dhjetor. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Miftaraj thotë se grupi kriminal, i cili është përfshirë në listën e zezë të SHBA-së, është i njohur në mbarë Kosovën. Sipas tij, ai “bën biznes shumë lehtë”, sepse “e ka mbrojtjen e politikanëve dhe institucioneve të drejtësisë”.

“Mesazhi që SHBA-ja ka dashur t’u dërgojë institucioneve të Kosovës, është se ato nuk po e bëjnë punën e tyre, nuk i kanë hetuar apo ndjekur penalisht [anëtarët e grupit kriminal]”, thotë Miftaraj.

Ai shton se vendet që nuk janë në gjendje të luftojnë korrupsionin, janë nën kontrollin e grupeve kriminale. SHBA-ja e ka identifikuar biznesmenin Zvonko Vesellinoviç si udhëheqës të grupit kriminal nga veriu i Kosovës, ndërsa ka sanksionuar edhe dhjetëra emra të tjerë të lidhur me të. Në vitin 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka identifikuar Vesellinoviçin si një prej organizatorëve të trazirave në veri.

Bashkëpunimi i grupeve kriminale dhe politike

Verolub Petroniq, ekspert i sigurisë nga Mitrovica e Veriut, i cili është edhe kryetar i organizatës “Human Center Mitrovica”, thotë për Radion Evropa e Lirë se grupet kriminale nga veriu i Kosovës janë forcuar shumë. Prej kohësh, thotë ai, ato i “kanë kaluar kufijtë”. Bashkëpunimi i tyre me grupet e interesit politik është gjerësisht i njohur, thotë Petroniç.

“Biznesi që lidhet me krimin, është rritur aq shumë në aspektin e parave, saqë tani edhe Serbia, edhe Ballkani janë të vegjël për të”, thotë Petroniç.

Radulle Steviç dhe tenderët e tij nga institucionet e Kosovës

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit, të lëshuar më 8 dhjetor, thuhet se grupi i krimit të organizuar ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017. Petroniç beson se grupet kriminale serbe dhe shqiptare bashkëpunojnë dhe shton se institucionet e drejtësisë në Kosovë është dashur të reagojnë dhe të zbatojnë ligjin në veri të Kosovës. Një nga mënyrat për të “dekriminalizuar veriun”, thotë Petroniq, është përmes Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, e cila është formuar me mbështetjen e Beogradit dhe të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përgjigjja nga Lista Serbe

Duke qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është në listën e zezë të SHBA-së, partia e tij ka thënë më 9 dhjetor se “akuzat e pabaza kundër serbëve nga veriu, janë një fushatë e koordinuar”, që, sipas tij, synon “dobësimin e unitetit dhe të mbrojtjes së popullit tonë në këto hapësira”. Radoiçiq është bërë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, pak muaj pas vrasjes së politikanit opozitar nga Mitrovica e Veriut, Oliver Ivanoviç. Millan Radoiçiç dhe Zvonko Vesellinoviç janë përmendur në dokumentet e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, në lidhje me vrasjen e Ivanoviçit. Në aktakuzë, ata përmenden si “udhëheqës të një grupi kriminal”, i cili vazhdimisht ka bërë përpjekje ta vendosë Mitrovicën e Veriut nën kontrollin e tij.

Kronologjia e një vrasjeje

Megjithatë, akuza kundër tyre nuk është ngritur kurrë, sepse ata nuk kanë qenë në dispozicion të gjyqësorit. Për Radoiçiqin është lëshuar një urdhër arresti, por ai është tërhequr në mars të këtij viti, pa ndonjë shpjegim. Vesellinoviç dhe Radoiçiç janë të njohur edhe për organet e drejtësisë në Serbi qysh në vitin 2011, kur kundër tyre është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve nga kompania Hypo Alpe Adria Leasing. Aktakuza është ngritur në Gjykatën Speciale në Beograd, në kohën kur ka filluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të dy janë liruar nga akuzat në vitin 2016.

Bojana Pavlloviq, nga Rrjeti për Hulumtimin e Krimit dhe Korrupsionit në Serbi – KRIK, thotë se Kosova nuk ka arritur ta shtrijë kontrollin në veri dhe se Serbia, për ta mbajtur kontrollin e saj në atë pjesë, ka bashkëpunuar me “njerëz me biografi të dyshimta”.

Çfarë mund të ndërmarrë Kosova ndaj të sanksionuarve nga SHBA-ja?

Ajo thotë se këta persona kanë ndikim të madh në Listën Serbe, e cila është e afërt me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit. Pavlloviç thotë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Millan Radoiçiçin dhe se KRIK ka publikuar edhe fotografi, në të cilat Radoiçiç duket në shoqërinë e politikanit kosovar, Behxhet Pacolli.

“Paratë kryejnë punë, disa gjëra në këtë kuptim bëhen me dyer të mbyllura, jashtë institucioneve”, thotë Pavlloviç për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet për të zgjidhur çështjen e krimit.

Veriu i Kosovës si burim i paqëndrueshmërisë

Në listën e zezë të SHBA-së është edhe ish-shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq, për shkak të lidhjeve të tij me Zvonko Vesellinoviqin. Bojiq ka kohë që është në arrati, pasi Prokuroria e Kosovës e ka lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Besa Ramaj, eksperte e sigurisë, thotë se veriu i Kosovës, në periudhën e pasluftës, ka qenë gjithmonë burim i paqëndrueshmërisë. Ajo beson se e gjithë kjo lidhet me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas saj, marrëveshja përfundimtare mes dy palëve është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit.

Borrell mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj serbëve të Kosovës

Ramaj i sheh sanksionet e SHBA-së si një hap pozitiv, që do të thotë se nuk do të tolerohet më destabilizimi i situatës.

“Qeveria e Serbisë ka ende ndikim të madh atje [në veri] dhe e përdor këtë si avantazh për ta çuar përpara agjendën e saj. Më vjen keq për qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Ne kemi nevojë për një fushatë më agresive për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që dialogu të shkojë kah fundi dhe të arrihet njohja reciproke”, thotë Ramaj.

Zyrtarët e Kosovës i kanë mirëpritur sanksionet e SHBA-së kundër grupit të serbëve nga veriu i Kosovës, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se autoritetet kompetente të vendit të tij do të hetojnë nëse ka “akuza të rënda”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar më 10 dhjetor mobilizim në luftën kundër grupeve kriminale, “pavarësisht etnisë”. (REL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni grupe kriminale kosove veriu i kosoves grupe kriminale kosove veriu i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet