LIVE UPDATES
Editorial

Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?

27 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe

Nga Bahador Bahrami

AUSTRALI – Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votën tuaj, dhe nga influencuesi në Tiktok që dëshiron që ju ta“pëlqeni”, videot e tyre kanë një gjë të përbashkët:ata janë duke garuar për vëmendjen tuaj.

Për shkencëtarët – në psikologji, politikë dhe shkenca kompjuterike – të kuptuarit se si u tërheqim vëmendjen njerëzve është një sfidë e veçantë. Në një studim të fundit, ne zbuluam se ndikimi social kuptohet më së miri si një konkurrencë.

Shpesh njerëzit e mendojnë ndikimin social si një marrëdhënie direkte midis ndikuesit dhe objektivit të tyre. Por çdo zgjedhje ka të paktën dy kandidatë. Në mënyrë të ngjashme, mijëra video ngarkohen në TikTok çdo ditë, secila duke shpresuar të jetë ajo që do të bëhet virale.

Dhe sa herë që një shitës shet një makinë, kolegët e tij konkurrentë humbasin një klient. Pra ndikimi është një lojë me shumën zero. Më shumë se si të ndikojmë tek njerëzit, pyetja është se si të jesh më me ndikim se të tjerët.

Teoria e lojës

Ne projektuam një model laboratorik të ndikimit social, në formën e një loje që do të luhet nga tre persona:një klient dhe dy këshilltarë. Klienti duhet të blejë një nga dy biletat e lotarisë, por nuk ka informacion se cila është më e mira.

Ndërkohë këshilltarët, të cilët kanë qasje private në një informacion të tillë, konkurrojnë për t’u punësuar nga klienti. Modeli ynë, ashtu si ndikimi social në jetën reale, është një lojë me shumën zero:suksesi i njërit prej këshilltarëve, është dështimi i tjetrit. Kjo na lejoi tapërdorim teorinë e lojës për të gjetur një strategji optimale për këshilltarin.

Analiza jonë e teorisë së lojës, tregoi se mund të formulohet një strategji e qartë:nëse tashmë keni ndikim (nëse jeni i punësuar), mbani një qëndrim të paqartë dhe qëndrojini pranë së vërtetës. Nëse, anasjelltas, jeni duke u shpërfillur, ngrijeni zërin, ekzagjerojini gjërat, dhe nëse është e nevojshme gënjeni për të rënë në sy.

Ne kryem 7 eksperimente me më shumë se 800 pjesëmarrës që kanë luajtur rolin e klientit.Dhe zbuluam se shtrembërimi strategjik i së vërtetës, ia kalonte këshillimit të ndershëm për të fituar dhe mbajtur klientë të caktuar deri në 80 për qind të rasteve.

Kur këshilltarët ishin të pandershëm nga pikëpamja strategjike, ata arrinin t`i lëkundnin grupet e klientëve që zgjidhnin këshilltarin e tyre sipas një mënyre demokratike në çdo raund.Natyrisht kjo strategji është e njohur për cilindo që pa fushatën e Brexit, të cilën e përshkruan shumë qartë ish-kryeministri britanik Dejvid Kameron në librin e tij “For the Record”. Sipas Kameron, Boris Xhonson luajti pikërisht kartën që do të pritej të luante kandidati i jo favorit (ai që sfidon presidentin aktual).

Kameron mbrojti qëndrimin e vendit në BE, ndaj Xhonson mbështeti fushatën që mbronte largimin nga unioni. Kameron shkruan se Xhonson bëri një zgjedhje strategjike për tadiferencuar veten nga pushtetarët. Xhonson, shkruan Kameron “rrezikoi me një rezultat në të cilin nuk besonte, pasi mendonte se ai do ta ndihmonte karrierën e tij politike”.

Dhe për shkak se Xhonson ishte i sigurt se kauza që ai mbështeste do të humbiste, mbështetja ndaj saj solli pak rreziqe për të rrëzuar qeverinë që donte të drejtonte një ditë. “Ai do të ishte një bast i parrezikshëm për të”– shkruan Cameron.

Tiparet e konkurrencës

Në qendër të këtij modeli ishin 3 shenjat dalluese të konkurrencës për ndikim social:asimetria e informacionit, delegimi i vendimeve të ardhshme dhe pasiguria. Asimetria e informacionit ndodh kur kërkuesit e ndikimit (politikanë ose këshilltarë), dinë më shumë për një çështje sesa njerëzit tek të cilët synojnë të ndikojnë (votuesit ose klientët).

Në arenën politike, çështjet në fjalë janë shpesh shumëdimensionale dhe tejet komplekse që njerëzit të informohen plotësisht. Për shembull, në votimin e Brexit rajonet që favorizuan më shumë largimin nga unioni, ishin gjithashtu – për habinë e shumë votuesve – më të varurit nga tregjet e Bashkimit Evropian për zhvillimin e tyre lokal.

Rivaliteti për ndikim social, përfshin shpesh një delegim të pushtetit: votuesit ose klientët u japin politikanëve apo menaxherëve të fondacioneve fuqinë për të marrë vendime të ardhshme në emër të tyre. Së fundmi, parashikimi i së ardhmes është i vështirë.

Politologu Filip Tetlok, tregon në librin e tij të vitit 2017“Ekspert Political Judgment” se si ekspertët që merren rregullisht me parashikimin e ngjarjeve të pasigurta të së ardhmes në financë, politikë apo sport, dalin shpeshherë bllof.

Konkurrenca për ndikim social, ka tendencën të zhvillohet në kushtet e një pasigurie të lartë mbi rezultatet. Nën këtë mjedis, është shumë i vështirë vlerësimi i saktësisë së këshillave. Dhe kjo gjë i jep mundësi këshilltarëve rivalë që të kërkojnë ndikim strategjik.

Mbështetja publike

Gjetjet në studimin tonë, sugjerojnë se suksesi i pandershmërisë është për shkak të gatishmërisë sonë për të nxituar në bërjen e përfundimeve paraprake. Në rast se një këshilltar ishte i vetmi që parashikoi një rezultat të keq përpara se të ndodhte, ne priremi të mendojmë se ata duhet të kenë ditur diçka që të tjerët nuk e dinin.

Edhe pse kjo gjë mund të jetë ndonjëherë e vërtetë, shpesh gjithçka ndodh ka të bëjë thjeshtëme fatin. Një këshilltar strategjik përfiton nga gatishmëria që kemi për t’i besuar mendimit tonë të rrëmbyer për të rritur besimin e tyre.

Kur injorohet një këshilltar i ndershëm është më pak efektiv (sesa rivali i tij i pandershëm) për ta bindur klientin të ndryshojë qasje:përkushtimi ndaj ndershmërisë i pengon ata të pozicionohen si një alternativë radikale nëse nuk ka prova për ta justifikuar atë.

Këto lloj strategjish përdoren në mënyrë të përsëritur dhe të pamëshirshme nga ndikuesit e etur për vëmendje, pasi ato funksionojnë. Analiza jonë ndihmon në shpjegimin se pse politikanët që vazhdimisht gënjejnë, mund të vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen e publikut . Shpresojmë që puna jonë të ndërgjegjësojë publikun dhe të na ndihmojë të gjithëve që të shohim strategji të tilla manipuluese dhe të pandershme, dhe t’i mbrojmë qytetarët kundër tyre. (“The Conversation” – Bota.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial influencer politikane shites influencer politikane shites

Sondazh

Poll
Editorial 23 Dhjetor 2021, 13:39

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...

Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...

Editorial 12 Dhjetor 2021, 06:50

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...

Editorial 11 Dhjetor 2021, 19:20

Agonia mbaroi

Çdo njeri ndez një dritë të vetën e cila shpalos përpara të tjerëve fuqinë dhe forcën individuale të tij. Mënyra e vetme për ta ndezur atë është nëpërmje...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet