LIVE UPDATES
Editorial

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

4 Mars 2021, 16:10 Nga DOSJA
Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai u përpoq të ndërgjegjësonte ata, që për inat të qeverisë, mund të shkojnë në shtratin e armikut, apo që për inatin ndaj tij, mund të mos dalin fare në zgjedhje (video poshte).


Pra, ashtu sikurse e ka paralajmëruar që në fjalimin e tij në Labinot, shefi i rilindjes, që është një lexues frenetik sondazhesh, më shumë se gjithçkaje i trembet abstenimit të socialistëve dhe votës së protestës së shtresës gri.

Sado që kundërshtarët dhe kritikët e tij shpesh e paraqesin si një delirant të arratisur nga realiteti, Edi Rama po dëshmon se është i ndërgjegjshëm për thembrën e vet të Akilit. Ai e ka kuptuar se kyçi i këtyre zgjedhjeve nuk gjendet tek një opozitë e dobët dhe e paaftë të frymëzojë, por te vota kundër, tek inati i akumuluar me pushtetin, tek mbingopja me njeriun e kudogjendshëm, që e shohin prej dy mandatesh në kryeministri, apo që e paguajnë pandërprerje me paratë e tyre, që nga ajo ditë e largët e 23 viteve më parë kur hyri në politikë për të mos iu shkulur më kurrë posteve publike (ministër, kryebashkiak, kryeministër) .

Edhe në kuptimin historik duhet pranuar se Rama ka të drejtë. Zgjedhjet në Shqipëri kanë dëshmuar se votuesit i drejtohen kutive më shumë me mllefin për të dënuar ata që janë, sesa me shpresën ndaj atyre që do të vijnë. 

Kështu, rotacioni i madh i 2013 nuk ndodhi për arsyen se çifti Rama- Meta, që shqiptarët e kishin provuar prej fillimit të këtij shekulli, u përkundte ndonjë ëndërr të lumtur. Ata i kishin ende parasysh këto figura të telendisura nga katharsisi, që kishin abuzuar me pushtetin e PS-së, që për sharjet, ofendimet e akuzat që kishin nxjerrë nga goja kundër njëri- tjetrit do i kishte zili edhe baxhella më e rëndomte e lagjeve tona. 

Pra tetë vite më parë shqiptarët nuk votuan me besim, por me inat. Ata nuk pritën PS dhe LSI-në, ata ndëshkuan “të gjitha fajet e Saliut” dhe mbretërimin e tij arrogant në pushtet. Pak në mënyrë më të ndryshme edhe rotacioni i 2005, u bë për të njëjtat shkaqe. Ai pati në thelb heqjen qafe të kleptokracisë banale nanoiste, ndonëse çmimi për ta bërë këtë ishte rikthimi në pushtet i Berishës, për largimin e të cilit në ‘97-ën ishte derdhur jo pak gjak.

E njëjta fabul është prezente edhe sot. Ndonëse bashkimi PD- LSI është po aq aftificial, ndonëse ato nuk nuk e kanë rishikuar aspak të shkuarën e tyre, ndonëse nuk kanë ofruar asnjë garanci për të nesërmen, kyçi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë inati, revolta, padurimi, neveria, përçmimi dhe lodhja e votuesve me njeriun që u rri prej tetë vitesh mbi krye. 25 prilli rrezikon të jetë dita e ndëshkimit para asaj të shpresës, raporti me të tashmen para atij me të ardhmen, çasti i çmontimit dhe jo i ndërtimit, akti i revanshit dhe jo urtësia e reflektimit.

Pikërisht këtij fenomeni, që lidhet sa me të sotmen po aq dhe me traditën e afërt, i trembet Edi Rama. Ai nuk ka frikë as opozitën dhe as rivalët direkt. Ai më shumë u trembet të tijëve. Ai tutet nga të majtët që ka zhgënjyer dhe nga shtresa gri që ka shkelur me këmbë. Sot ai ndihet i tradhëtuar nga ata që ka shpërfillur dhe harruar. Prandaj tani po u përgjërohet që ta hedhin pas krahëve inatin me të dhe me qeverinë, kur t’u drejtohen kutive të votimit.

Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial andi bushati andi bushati

Sondazh

Poll
Editorial 3 Mars 2021, 19:02

Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare ...

Editorial 28 Shkurt 2021, 07:18

Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...

Editorial 25 Shkurt 2021, 08:09

Kandidatët tanë

Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo ...

Editorial 23 Shkurt 2021, 11:51

Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...

Editorial 19 Shkurt 2021, 15:52

Të kapësh virusin me SPAK

TIRANË- Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të sa...

Editorial 18 Shkurt 2021, 12:20

Përrallat tragjike të Edi Ramës

Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kr...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale