LIVE UPDATES
Editorial

Përrallat tragjike të Edi Ramës

18 Shkurt 2021, 12:20 Nga DOSJA
Përrallat tragjike të Edi Ramës

Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kryeministri i fton shqiptarët të fantazojnë.

Me një foto nga ato të laboratorit 3D, mundohej të na çonte 7 vjet më parë, kur, sipas tij do bëhej qameti.

Nuk ka asnjë rast të vetëm në botë, nga Mianmari deri në Afrikën e thellë, që të ndodhë diçka e ngjashme. Është fyerje e turpshme kur njeriu përgjegjës për menaxhimin, pasi dështon në mënyrë spektakolare, të fton të mendosh se si do të ishte situata nën një menaxhim tjetër.

Një njeri i paaftë që e ka shndërruar edhe luftën me vdekjen në biznes përsonal për mandatin e tretë, që sajon spektakle vaksinimi me delet televizive që i shkojnë nga mbrapa si dashit që i varen, që sulmon kundërshtarët në vend të pranojë përgjegjësinë, tani po fyen edhe atë pak dinjitet qe i ka mbetur këtij vendi të mjerë.

Që në muajin janar, prej 45 ditësh, jo mediat, jo opozita, por Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca i ka kërkuar qeverisë planin e vaksinimit, me qëllimin e mirë që të shihen hapësirat e ndihmës.

Që atëherë, Kryeministri që fajësonte BE dhe sekretarët që përdor ca si ministra ca si Komitet Teknik, deklaronin se plani i vaksinimit është gati.

Dje, pas 45 ditësh, u pa qartë se jo vetëm nuk ka plan vaksinimi, por edhe planifikimet ditore ndryshojnë sipas humorit të Kryeministrit.

U shpik termi vaksinim i personaliteteve, për të përdorur në mënyrë elektorale ato qese vaksinash që vijnë në mënyrë klandestine për të na bërë turpin e Botës.

A kishte një plan vaksinimi? Çfarë parashikohej në plan për personalitetet? Sigurisht që nuk kishte asnjë plan dhe nuk ka asnjë plan. Jo vetëm se nuk ka vaksinim, sepse nuk ka vaksina për të nisur një plan vaksinimi, por edhe se historia e vaksinës u bë një tjetër rast që Edi Rama të gënjejë për vota.

Pasi dështoi për herë të disatë të sjellë vaksinat e Pfizer, siguron qese qesharake vaksinash dhe i shpërndan pas asnjë masë dhe kriter aty ky mendon ai.

Nuk ka asnjë listë paraprake që ato thërrime të kenë efektin që duhet. Të mërkurën në Top Channel fliste, pasi bëri vaksinën, një i moshuar që sapo e kishte kaluar Covid 19. E njëjta gjë më 2 gra, personel mjekësor. Në të gjithë botën, edhe në vendet më anormale, ka një plan ku ata që e kanë kaluar, renditen të fundit në vaksinim.

Mbreti i lypësve ka arritur të marrë vetëm 9 mijë vaksina nga 40 mijë që premtoi dhe, në vend që të heshtë, kapardiset nëpër qendra vaksinimi, të vendosura në pallate sporti, që i ka bërë aq të mëdha sa duket sikur vaksinohen 7 mijë në ditë, kur në fakte, me këto ritme mund të vaksinoheshin edhe tek qendrat shëndetësore të lagjeve.

Ndoshta e hutuar nga infrastruktura, një gazetare e pyeti ministren sa është kapaciteti i vaksinimit dhe ajo me seriozitet i tha një numër që i erdhi ndërmend. Sepse si në çdo përrallë të drejtën e numrave e ka rrëfyesi.

Po të ishte vaksina përralla e vetme me të cilën Edi Rama do të vëre në gjumë shqiptarët që lëngojnë të sëmurë, të braktisur dhe të tallur, do të kishte një justifikim për shkak të krizës që ka gjithë Europa.

Përralla e spitaleve Covid është akoma më tragjike. Ndërsa të gjitha spitalet rajonale janë mbushur me pacientë covid prej disa javësh, 3 ditë më parë u shpallën të tillë Durrësi dhe Shkodra. Ndërkohë që në Lushnjë i gjithë kati i tretë është Covid, në Elbasan nuk ka më vende dhe as kapacitete, në Korçë prej kohësh shtrohen me mik.

Personeli mjekësor nuk e përballon dot as me veshje, ndërsa qeveria njofton se në dy spitalet e reja, mund të shtrohen nga i gjithë vendi. Gazetari i Abc neës në Durrës njoftonte se nga 70 shtretër që ka spitali rajonal, 63 janë ndërkohë të zëna. Me logjikën e ministres, 7 vendet bosh do plotësojnë nevojat e vendit.

Përralla e testeve është po aq tragjike. Me 28 për qind pozitivitet, zëmë vendin e parë në botë për përqindje infektimi dhe të fundit për testim dhe gjurmim.

Me gjithë futjen e klinikave dhe spitaleve private në proces, numri i testeve është akoma shumë i ulët.

Brenda përrallës së testeve është ai i laboratorëve shtetërorë, që në kulmin e pandemisë u mbyllën për t’ja dhënë privatit me koncesion. Një nga mjekët më me eksperiencë në vend, Genc Sulçebe, beri thirrje që koncesioni të shtyhej pas pandemisë, por babëzia nuk e la.

Ndërkohë që Maqedonia shtoi 2 laboratorë shtetorë sa fillloi pandemia, Shqipëria i mbylli të gjithë për t’ja falur privatit që do ia quajë edhe investim në grabitjen, që nuk është e para, por është më skandalozja se po bëhet në kurriz të jetës së qytetarëve.

Përralla e rimbursimit të kurimit, ajo e masave që nuk merren se nuk ka lekë për kompensimin e dëmit, duken thjesht si drama të vogla personale të atyre që po mbeten pa ushqim në këtë krizë. Një krizë e shkaktuar nga pandemia në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin më të paaftë dhe më çnjerëzor të 30 viteve tranzicion.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama enton abilekaj vaksinimi i personaliteteve vaksinimi ne shqiperi edi rama enton abilekaj vaksinimi i personaliteteve vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 17 Shkurt 2021, 15:41

Era e një revolucioni zgjedhor në Kosovë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. Efekti ...

Editorial 16 Shkurt 2021, 13:22

“Rama-Vaksin”

E ndërsa shkencetarët nga e gjithë bota po përpiqen fort për prodhimin e vaksinave anti-Covid 19 që do të mund të jenë rezultative edhe ndaj formave të reja te ...

Editorial 15 Shkurt 2021, 09:18

“Aman, mos më fol për politikë”!

Mëkati më i madh për ne shqiptarët është indiferenca. Ne kemi vite që përgjithësisht nuk jemi më të interesuar të dimë se si funksionon vendi ynë, se cila është...

Editorial 10 Shkurt 2021, 21:42

A mund të bashkohet BE në Prishtinë?

Një mësim për J. Borrell: si mund të ketë BE politikë të përbashkët të jashtme ndaj Rusisë nëse nuk ka politikë të përbashkët të jashtme ndaj Kosovës?1. Shefi i...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet