Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
SHBA– Një variant i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi sidomos në SHBA. Rastet e para u identifikuan në Britani, ku u bë forma mbizotëruese e coronavirusit në vetëm tre muaj, duke përshpejtuar valën e përhapjes dhe duke mbushur spitalet e tij.
Një variant që përhapet më lehtë gjithashtu do të thotë që njerëzit do të duhet të respektojnë maksimalisht masat paraprake si distancimi shoqëror, mbajtja e maskave dhe higjiena e duarve.
“Përfundimi është se gjithçka që ne bëjmë për të zvogëluar transmetimin do të zvogëlojë transmetimin e çdo varianti, duke përfshirë edhe këtë’’-tha Angela Rasmussen, një virologe e lidhur me Universitetin Georgetown, shkruan The New York Times.
Varianti i ri duket se përhapet më lehtë midis njerëzve
Shumë variante të coronavirusit janë shfaqur që nga fillimi i pandemisë. Por të gjitha provat e deritanishme sugjerojnë se mutacioni i ri, i quajtur B.1.1.7, është më i transmetueshëm se format e mëparshme. Ky variant u shfaq për herë të parë në Shtator në Britani, por tashmë përbën më shumë se 60 për qind të rasteve të reja në Londër dhe zonat fqinje. Varianti i ri duket se infekton më shumë njerëz sesa versionet e mëparshme të coronavirusit, edhe kur mjediset janë të njëjta. Nuk është e qartë se çfarë i jep kësaj avantazhi variantit, megjithëse ka indikacione që mund të infektojë qelizat në mënyrë më efikase.
Është gjithashtu e vështirë të thuash saktësisht se sa më i transmetueshëm mund të jetë varianti i ri, sepse shkencëtarët nuk kanë bërë ende llojin e eksperimenteve laboratorike që kërkohen. Shumica e konkluzioneve janë nxjerrë nga vëzhgimet epidemiologjike dhe ka shumë teori akoma në zhvillim.
Shkencëtarët fillimisht vlerësuan se varianti i ri ishte 70 për qind më i transmetueshëm, por një studim i kohëve të fundit i modelimit e lidhi atë numër në 56 për qind.
“Sapo studiuesit të kërkojnë të gjitha të dhënat, është e mundur që varianti të dalë vetëm 10 deri në 20 për qind më i transmetueshëm”, -tha Trevor Bedford, një biolog evolucionar.
Rrugët e transmetimit
Transmetimi duket se është i njëjtë, pra me anë të grimcave të vogla në vende të populluara me njerëz. Kjo do të thotë që maskat, distanca me të tjerët dhe përmirësimi i ventilimit në hapësirat e brendshme do të ndihmojnë të gjitha për të përmbajtur përhapjen e variantit.
“Duke minimizuar ekspozimin tuaj ndaj çdo virusi, ju do të zvogëloni rrezikun e infektimit dhe kjo do të zvogëlojë transmetimin mbi të gjithë”, – tha Dr. Rasmussen.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila është dhe këshilltarja e lartë e tij, i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan...
SHBA-Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar për protestat në godinën e Capitol të Kongresit në Shtetet e Bashkuara. Sipas Reuters, Merkel ka thënë se ësh...
SHBA– Pamjet nga mësymja që ndodhi dje në Kapitol Hill të SHBA-ve gjatë mbajtjes së Kongresit për konfirmimin e Joe Biden si president i 46-të bënë xhiron e rrj...
SHBA-Trupi i një personi të pajetë është gjetur në ujërat e Canarsir Pier në Brooklyn. Peshkatari shqiptar Edmond Stringa, ka thënë se ai kishte shkuar për të p...
SHBA- Fotoja e një mbështetësi të presidentit amerikan në ikje, Donald Trump është bërë virale në rrjet. Ai u fotografua nga reporterët jashtë godinës së Capito...
ITALI– Reshjet e dëborës kanë sjellë ulje temperaturash në të gjithë rajonet veriore të Italisë. Përmbytur nga ujërat e Lago di Resis, i vendosur në Val Venosta...
JAPONI-Indexi i Henley për Pasaportat bazuar nga një studim i shifrave të Autoritetit Ndërkombëtar të Transportit Ajror, ka publikuar një listë të pasaportave m...
KINË– Rikrijimet e ikonave të famshme globale kanë qenë prej kohësh një pamje e zakonshme në Macao dhe Las Vegas, nga dritat e ndritshme të Kullës Eiffel n...
VENEZUELË- Qeveria venezueliane ka reaguar mbi situatën në SHBA me anë të një deklarate zyrtare të shpërndarë për shtypin, duke shprehur keqardhjen për dhu...
KOSOVË-Dy prej të plagosurve në shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj janë nisur drejt Turqisë ku do t’i trajtojnë për plagët e marra. Lajmin e ka bë...