LIVE UPDATES
Insights

Pse nuk miratohet ligji i përgjegjësisë materiale?

14 Korrik 2019, 12:02 Nga DOSJA
Pse nuk miratohet ligji i përgjegjësisë materiale?

Fatura e radhës që zyrtarët publikë vunë mbi kurrizin e popullit, ajo e godinës në sheshin Italia, rikthen edhe një herë nevojën urgjente për ligjin e përgjegjësisë materiale.

Prej vitesh Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar miratimin e një ligji, i cili të vendosë përgjegjësinë e zhdëmtimit tek zyrtarët publikë që shkaktojnë kosto për qytetarët përmes vendimarrjës së tyre, sipas modelit që aplikojnë shumica e vendeve të zhvilluara. Fabula është e thjeshtë. Një zyrtar publik, që u shkakton dëme qytetarëve duhet të zhdëmtojë koston.

Por askujt nuk i intereson, që ligji të bëhet. As maxhorancës e madje as edhe opozitës. As kjo e fundit nuk ka e ka përmendur asnjëherë nevojën për miratimin e këtij ligji, aq më pak të ketë propozuar diçka konkrete. Arsyeja është e qartë. Po të bëjnë  ligjin nuk vjedhin dot më.

Shembja e godinës në sheshin Italia, pranë stadiumit kombëtar, është rasti flagrant se si zyrtarët në poste publike, i shkaktojnë kosto direkte qytetarëve përmes vendimeve arbitrare, të cilat mund të jenë pasojë e korrupsionit ose paaftësisë.

Godina është ndërtuar me lejen e kryeministrit Rama, gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Por ndërtesa u bë në thyerje të lejes. Sërish ajo që e legalizoi ishte qeveria e drejtuar nga zoti Rama vetëm pak vite më parë. Ndërsa tani godina u shemb nga Bashkia dhe qytetarët do të paguajnë faturën disa milionë euro për zhdëmtimin e pronarëve.

Janë të paktën 3 akte në kundërshtim të pastër me interesin publik. Dhënia e lejes në kundërshtim me ligjin, legalizimi i shkeljes së lejes, po në kundërshtim me ligjin kur dihej që aty kishte projekt publik dhe së treti prishja e ndërtesës.

Në një shtet gjysmë normal sot përmbarimi duhet të kishte bllokuar llogaritë bankare të kryeministrit, shtepinë ku ai jeton dhe çdo pronë tjetër të luajtshme apo të paluajtshme që zotëron. Në Shqipëri, kryeministri dhe gjithë zyrtarët e tjerë publik, madje edhe ato të niveleve të ulëta, mund të marrin vendime që i shkaktojnë dëme të rënda qytetarëve pa asnjë përgjegjësi.

Vetëm vitet e fundit janë qindra milionë euro dëme. Në fillim ishte CEZ plot 90 milionë euro. Më pas pallati i Ujit të Ftohtë në Vlorë 17 milionë euro. Sot po vijnë dy fatura të tjera.

Ndërtesa e shembur në sheshin Italia me mbi 4 milionë euro dhe fatura e tmerrshme e Becchettit 110 milionë euro. Mbi 230 milionë euro faturë që paguhet direkt nga populli me i varfër i Europës, për tekat ose korrupsionin e zyrtarëve që e drejtojnë.

Në të katër këto raste, ka patur disa zyrtarë publikë të përfshirë dhe përgjegjës për dëmet. Por vetëm njëri ka qenë tek të katërta. Nuk është e  vështirë të merret me mend se kush.

Edhe sa duhet të paguajnë qytetarët për marrezinë ose babëzinë e zyrtareve publikë? Prandaj është e nevojshme miratimi i ligjit për përgjegjësinë materiale të zyrtarëve publike, e madje jo vetëm në aspektin individual, por edhe në rang solidar. Nëse qeveria merr një vendim arbitrar dhe në kundërshtim me ligjin, që shkakton dëm për qytetarët, atëherë duhet të paguajnë të gjithë ministrat.

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 13 Korrik 2019, 13:59

I ndershëm në Shqipëri

TIRANË- Në brendësi të Institutit Bujqësor, në ish konviktet e rrënuara dhe me kushte aspak njerëzore mes disa familjeve që mbijetojnë, janë strehuar me fë...

Insights 12 Korrik 2019, 12:37

Gjermania e shqetësuar për dridhjet e Merkelit

GJERMANI- Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushta...

Insights 12 Korrik 2019, 08:25

Populli është duke mbajtur shënime

TIRANË- Rama ka një plan të vendosë një taksë të re mbi naftën, që i ka vënë emrin ekzotik “Tarifë”. Dhe këtë do ta bëjë me justifikimin e ndry...

Insights 10 Korrik 2019, 08:51

Monstrat duhen izoluar

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si vepër që dënohet me burgim të përjetshëm. Neni në kodin penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë h...

Insights 9 Korrik 2019, 19:10

Faleminderit Zaev

TIRANË- Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste ruse që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet