LIVE UPDATES
Insights

Memeceria e socialistëve ndaj tradhëtisë së Edi Ramës

10 Korrik 2019, 20:53 Nga DOSJA
Memeceria e socialistëve ndaj tradhëtisë së Edi Ramës

TIRANË- Telefonata fake e Kryeministrit maqedonas Zaev tregon qartë tradhëtinë e Edi Ramës ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo tradhëti nuk është aspak në shërbim vetëm të pushtetit të tij. Kjo është në shërbim në radhë të padronit të tij. Është një lëvizje me detyrim edhe përcaktim. Nuk është më zgjedhje.

Edi Rama nuk mendon, vetëm interpreton. Edi Rama nuk mund të thotë dot jo, ai është pjesë e kalbur e establishmentit sorosian. Edi është thjesht një buratin, që Soros i lëviz fijet. Ndaj sa më shpejt të largohet nga drejtimi i qeverisë, aq më pak dëme të parikuperueshme do bëhen në kurriz të shqiptarëve.

Vizitat e vitit të kaluar të pinjollit të Sorosit, Aleksit, janë shumë domethënëse, për të treguar si u stis kjo punë mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit, pa diskutim edhe me mbështetjen e sorosianës në krye të diplomacisë së BE, znj. Mogherini.

Në këto dy ditë asnjë socialist nuk ka belbëzuar një germë për këtë skandal tradhëtie që as i afrohet atij të Esat Pashës. Kjo memecëri prej eunukësh më bën të them me gojën plot kush është me Edi Ramën është edhe për dhurimin e trojeve dhe sovranitetin e shqiptarëve. Se për dinjitet nuk mund të flitet për buratinët, ata janë kukulla edhe si të tilla nuk kanë.

Tradhtaret gjithmonë kanë gjuhë elokuente dhe pamje afashinate, se me të duan të mbulojnë tradhtinë e tyre. Në historinë e largët edhe të afërt shembujt nuk janë të pakët. Ndryshe nga patriotët, që nuk kanë nevojë për salltanete dhe zbukurime, as për retushime të figurës së tyre, se vepra në shërbim të kombit i bën ata të ndriçojnë.

Tashmë në qeverisje kemi jo vetëm një bandë të krimit të organizuar, një tufë plaçkitësish të pronave dhe taksave të shqiptarëve, por edhe një grup tradhtarësh. Edhe ata që heshtin janë po aq tradhëtarë.

Nuk e di si hesht Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Bashkim Fino apo Niko Peleshi ndaj kësaj tradhëtie. Një tis heshtjeje prej varri ka mbuluar socialistët edhe rilindasit.

Të detyruar nga bashkëpunimi për të përfituar koncesione PPP. Për të rrëmbyer tendera pa garë për ‘miq dhe shokë’. Për të marrë vende pune për të afërmit, gra, burra apo dashnore. Të kthyer në ligavecë për poste ministrore apo ulëse deputetësh, këta nuk pipëtijnë.

Krimi që i bën bashkë edhe nga i cili nuk mund të ndahen dot është ai i bashkëpunimit me grupet kriminale për të tjetërsuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Të gjithë janë peng i “fitores” elektorale me kriminelë dhe banditë, me para droge dhe koncesionesh.

Prandaj Edi Ramës ia dhanë këtë detyrë pikërisht tani që ai e ka tepsinë i vetëm. Të gjithë në partinë e tij janë të lyrosur nga spërklat e yndyrës së tepsisë. Ai që është pis vetë nuk mund të tregojë dot njollat në këmishën e tjetrit. Ky është realiteti i dhimbshëm në udhëheqjen e Partisë Socialiste sot. Ndaj memecëria është kthyer në modë mes socialistesh. Gjithkush i gëzohet llokmës së lëshuar nga Edi dhe dalin e lehin vetëm kur i thotë ai skape. E mjerueshme për një parti politike, por e vërtetë, kështu është kur vjen në pushtet me vota të vjedhura.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dritan kaba edi rama memeceria e socialisteve dritan kaba edi rama memeceria e socialisteve

Sondazh

Poll
Insights 10 Korrik 2019, 08:51

Monstrat duhen izoluar

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si vepër që dënohet me burgim të përjetshëm. Neni në kodin penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë h...

Insights 9 Korrik 2019, 19:10

Faleminderit Zaev

TIRANË- Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste ruse që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo...

Insights 7 Korrik 2019, 16:04

Ngushëllime zotit Veliaj

TIRANË– Po, me dhimbje e mirëkuptim po marr guximin e sinqertë t’i paraqes zotit Veliaj ngushëllimet e mia me  rastin e ripërtëritjes së mandatit të ...

Insights 7 Korrik 2019, 09:15

Tre skenarët, çfarë mund ta presë Shqipërinë?

Pavarësisht nga parashikimet, përleshjet e dhunshme u shmangën në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve, pasi kundërshtarët e qeverisë mbajtën vetëm tubime të vogla dh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet