Politike

Protesta/ Stërkaj flet për dhunën e policisë: Më rrethuan (Video)

Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet.

SHKODER– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri nga Shkodra, ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste.

Më pas, fjalën e ka marrë ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë. Duke vijuar me pas fjalën tek Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi. Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Kam burime të sigurta, se PD po paguan njerëz për t’i dërguar në protestë dhe për të kryer akte te dhunshme. Policia ka bërë gjënë e duhur dhe duhet që të vazhdojë të zbatojë ligjin. Nuk mund të lejohen dhunuesit që të sillen në atë mënyrë. Mua me rrethuan dhe me thanë: je deputet i respektuar dhe përse nuk vjen tek ne. Nuk duhet të biem pre e provokimeve të protestuesve të paguar, që kanë skenare të qarta për dhunë,“- tha Stërkaj.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment