LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e Zall Gjoçajt të premten sërish në protestë kundër HEC-eve, Vetëvendosje: Do jemi krah tyre

4 Mars 2020, 18:11 Nga DOSJA
Banorët e Zall Gjoçajt të premten sërish në

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri do të jetë krah banorëve të Zall Gjoçajt, të cilët do dalin në protestë të premten kundër HEC-eve që do ndërtohen afër fshatit të tyre. Kështu bën me dije Vetëvendosje në një njoftim për mediat, ku shkruan se do jenë në mbështetje të protestës së banorëve të Zall Gjoçajt. Sipas informacioneve protesta e radhës nga banorët do mabhet para Bashkisë Mat dhe kërkojnë anulimin e projekteve të HEC-eve, pasi sipas tyre dëmton Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” dhe dëmton lumin Mat.

NJOFTIMI I PLOTË

Në datën 6 mars 2020, ditën e premte, në ora 12:00, banorët e zonës së Zall Gjoçajt do të organizojnë protestë përpara Bashkisë Mat në qytetin e Burrelit, kundër ndërtimit të HEC-eve Sekë dhe Zais në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Institucionet publike duhet të jenë së pari e mbi të gjitha, në shërbim publik të mbrojtjes së interesave të komunitetit të qytetarëve që i ka zgjedhur ato. Një gjë e tillë nuk po ndodh me Bashkinë e Matit, që përfshin zonën e Zall Gjoçajt, ku një kompani private do të ndërtojë dy HEC-e, në mënyrë të kundraligjshme, duke shkatërruar pasuritë natyrore të parkut kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” dhe duke u prerë furnizimin me ujë të pijshëm mbi 10 mijë banorëve të zonës. Për shkak të tërheqjes së shtetit nga detyrimet e veta ndaj qytetarëve, dhe mbrojtjes që u jep interesave të ngushta të kompanive, edhe në këtë rast, Bashkia e Matit ka shkelur detyrimet e saj dhe ka lënë mënjanë kompetencat e veta ligjore në mbrojtje të interesit publik.

Bashkia është përgjegjëse ligjërisht për sigurimin e ujit të pijshëm dhe mbrojtjen e mjedisit. Në rastin konkret, Bashkia e Matit, e ka lënë furnizimin e banorëve me ujë në dorë të kompanisë private, që synon ta marrë atë ujë për të tjera qëllime. Bashkia nuk ka publikuar në faqen e saj zyrtare Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të punimeve, nuk ka publikuar thirrjen për dëgjesën publike me banorët e zonës, duke manipuluar madje përmes një kinse dëgjese publike me banorë të një zone tjetër, e madje nuk ka zbatuar as detyrimin për të qenë vetë si institucion, pjesë e dëgjesës publike. Rikujotjmë se banorët kanë bërë padi për këtë rast edhe në Gjykatë, e cila po e zvarrit shqyrtimin e çështjes, ndërkohë që kompania po lejohet të vazhdojë punimet e jashtëligjshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri shpreh mbështetjen dhe solidaritetin me banorët për protestën e datës 6 mars, ora 12:00, përpara Bashkisë Mat. Mbështesim këtë protestë të thirrur e të organizuar nga banorët dhe shoqatat mjedisore për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave bazë të qytetarëve. Mbrojtjen e të drejtës për ujë, pra për jetë. Kur institucionet publike shndërrohen në mjet për të mbështetur kompani private kundër interesit publik, atëherë protesta shndërrohet nga një e drejtë në një domosdoshmëri. Banorët e zonës janë të vendosur që ta ndalin këtë projekt shkatërrimtar i cili do t’ua bëjë të pabanueshme zonën për mbi 13 fshatra. Parku Kombëtar që po shkatërrohet është pasuri publike e të gjithë qytetarëve, prandaj u takon të gjithë qytetarëve t’i dalin në mbrojtje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e zall gjocajt levizja vetevendosje ne shqiperi ndertimi i hec-it ne zall gjoçaj banoret e zall gjocajt levizja vetevendosje ne shqiperi ndertimi i hec-it ne zall gjoçaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet