Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku kanë marrë disa vendime të rëdnësishme. Që në nisje të mbledhjes, anëtarët Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri bënë një propozim për përfshirjen në rendin e ditës të miratimit për disa ndryshime në “Rregulloren për caktimin e përkohshëm të prokurorëve”. KLP këtë propozim e pranoi dhe konkretisht është miratuar ndryshimi në nenin 3, pika 3 e rregullores, “Këshilli nuk mund të caktojë përkohësisht një prokuror më shumë se katër herë në të njëjtin pozicion ose në një pozicion tjetër” duke hequr kufizimin kohor deri në miratimin e “Rregullores mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve”.
Anëtari Kosta Beluri i propozoi Këshillit të shtohet në rendin e ditës ndryshimi i vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020 “Për Kryerjen e Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë për Kancelarët në detyrë”, duke shtuar edhe verifikimin e kritereve të tjera ligjore krahas vlerësimit të pasurisë dhe figurës, në përputhje me nenin 111, pika 1 të Ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë”, dispozita kalimtare për Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kancelarin, ku parashikohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë “kryen verifikimin e figurës dhe të pasurisë, si dhe plotësimin e kushteve dhe procedurave të parashikuara nga ligji për shërbimin civil për sekretarin e përgjithshëm dhe kancelarët në detyrë”.
Me shumicë votash u miratua projekt-akti për komandimin e Mirela Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, në pozicionin e ndihmës-magjistratit pranë Kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një periudhë pesë vjeçare duke filluar nga data 04.03.2020. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Z.Besnik Cani, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës. Gjithashtu, Këshilli ka hedhur shortin për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm, i cili do të shqyrtojë arkivimin e ankimit e një shtetasi kundër një prokurori, në lidhje me vendimin nr.18/1 datë 24.01.2020, ku Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur arkivimin e kësaj kërkesë/ankesë. Kundër këtij vendimi është ushtruar ankim nga ana e qytetarit, përpara Këshilli të Lartë të Prokurorisë.
Bazuar në nenin 160, pika 13 e ligjit 115/2016, për shqyrtimin e kësaj kërkese krijohet një komision i përbërë nga dy anëtarë jo-prokurore dhe një anëtar prokuror. Komisioni është përcaktuar me short nën kujdesin e Kryetarit. Shorti përcaktoi tre anëtarë të Komisionit të Përkohshëm, Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Kostaq Beluri. Vendimet e komisionit të përkohshëm janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen para mbledhjes plenare të Këshillit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup trafiku narkotikësh, i cili transportonte drogë nga Amerika Latine drejt shtetit fqinj, Italisë. Gjatë ope...
FIER- Drejtoresha e Spitalit të Fierit dhe mjekët kanë dalë në një deklaratë për mediat pas helmimit të disa nxënësve në shkollën “Janaq Kilica”. Drejtoresha e ...
TIRANË- Që prej shtatorit të vitit 2019, kur u mbyll tenderi për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, Bashkia e Tiranës nuk dha asnjë informacion për transp...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se so...
KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë. Mësohet se një mjet është përplasur m...
ITALI- Qeveria e italisë njoftoi se do të mbyllë përkohësisht shkollat dhe universitetet e vendit, sipas mediave lokale, pasi autoritetet përpiqen të përmbajnë ...
TIRANË-Një 35-vjeçar është vënë në pranga dhe procedohet penalisht gruaja e tij, pasi qarkullonin me një armë zjarri në mjet. Gjatë kontrollit polic...
FIER- Një ngjarje e rëndë përsëritet sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës sipas burimeve të Dosja.al janë d...
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë, për helmimin masiv që ndodhi sot në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ka njoftuar se në spital janë 42 nxënës që po marr...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur sot në jug të vendit, ku iu është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë, Jani Aliajt nga Tepelena, i njoh...