LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ Kryemadhi: Ne që bëmë Ramën kryeministër në 2013-ën, “meritojmë të helmohemi” sot

16 Shkurt 2019, 14:53 Nga DOSJA
Protesta/ Kryemadhi: Ne që bëmë Ramën kryeministër

Gjatë një prononcimi live nga protesta që vijon prej orës 11:00, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar ecurinë e saj dhe hapat që pritet të ndërmarrë opozita e bashkuar.

Sipas saj, “pavarësisht helmimit dhe gazit lotsjellës që po lëshon Garda e Republikës. Policia le të shkojë e të ndalojë personat e dhunshëm, pasi nuk ka asnjë të drejtë të hedhë gaz lotsjellës mes nesh që po protestojmë paqësisht. Le të ndalë dhunuesit dhe të mos provokojë”.

Intervista e plotë

Sa do zgjasë protesta?

Unë jam këtu si qytetare dhe do të vijoj të qëndroj, pavarësisht helmimit dhe gazit lotsjellës që po lëshon Garda e Republikës. Policia le të shkojë e të ndalojë personat e dhunshëm, pasi nuk ka asnjë të drejtë të hedhë gaz lotsjellës mes nesh që po protestojmë paqësisht. Le të ndalë dhunuesit dhe të mos provokojë. Ne jemi këtu për t’u thënë qytetarëve që jemi me ta dhe jemi si ata, për të protestuar dhe qëndruar paqësisht. Unë e para dhe të gjithë ne që e bëmë Edi Ramën kryeministër në 2013-ën, e meritojmë të helmohemi akoma më shumë për këtë fatkeqësi të madhe që u bëmë shqiptarëve.

Ka pasur edhe një reagim nga selitë e ndërkombëtarëve në Tiranë, të cilët kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar të tërhiqni protestuesit. Keni ndonjë reagim? Unë nuk shikoj asnjë nga protestuesit që të bëjë akte dhune, por vetëm policia provokon çdo 10 minuta duke hedhur gaz lotsjellës. Nuk largohemi nga këtu, pa marrë atë që gjithë shqiptarët meritojnë.

A do t’i digjni mandatet?

Nuk është puna e mandateve, ne po flasim përballë një krimineli që nuk konsideron as parlament, as insititucioni, asgjë, një kriminel që e konsideron institucionin e tij më të rëndësishëm se jetën e shqiptarëve, një kriminel që konsideron një neon dhe një peçiklas sikur me qenë në dritat e kuqe të Europës, e konsideron më të shtrenjtë dhe më të rëndësishme se jeta e fëmijëve të shqiptarëve. Ky është mandati më i madh që ne mund të kemi përballë një të çmenduri, mos u merrni se nuk ka problem mandati i deputetëve. Nuk ngelet mandati i deputetëve as në dorën e Edi Ramës dhe as në dorën tonë. Mandati i deputetëve do të digjet bashkë me Edi Ramën.

Mos kini merak, nuk është zgjidhje kjo dhe mos u bëni pre e propogandës së Edi Ramës. Sot shqiptarët a janë më të varfër? A janë më të dhunuar? A paguajnë energji elektrike më shumë? A marrin pension 70 mijë lekë dhe 120 mijë lekë dhe nuk paguajnë as dritat, as ujin, as ilaçet dhe jo më të vishen dhe të ushqehen. A kanë sot shqiptarët librat e fëmijëve të tyre me pagesë? A e kanë shkollën me pagesë? A po përdhunohen fëmijët e shqiptarëve nëpër shkolla? A kanë sot shqiptarët shëndetësinë më të shtrenjtë dhe nuk kanë shëndetësi falas? A kanë sot shqiptarët naftën më të shtrenjtë? A kanë sot shqiptarët jetën e tyre më të shtrenjtë? A kanë sot bizneset falimentime në masë dhe me mijëra e qindra janë mbyllur? Dhe me qindra e me mijëra shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Ky është mandati i politikës? Çfarë është ky mandat përpara gjithë kësaj fatkeqësie të madhe që ndodhet Shqipëria? Ne kemi një kryeministër që helmon popullin e vet në masë. As Sllobodan Millosheviçi nuk e ka bërë këtë gjë.

Po pse i jepni legjitimitet këtij kryeministri që helmon qytetarët ndërsa qëndroni në Parlament zonja Kryemadhi?

Legjitimitetin mos kini merak. Çdo ditë Edi Rama do ta ketë si ditën e Shën Valentinit.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt 2019 monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet