LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ Fleckenstein: Mos prisni arbitër nga Brukseli, shmangni dhunën

21 Shkurt 2019, 13:26 Nga DOSJA
Protesta/ Fleckenstein: Mos prisni arbitër nga Brukseli, shmangni

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka komentuar protestën e realizuar ditën e sotme nga opozita. Sipas Fleckenstein dhuna duhet eliminuar me çdo kusht dhe nuk duhet pritur për arbitër nga Brukseli për çdo grindje që ndodh në Shqipëri.

Gazetarja: Zoti Fleckenstein, Tirana po zien sërish nga protestat. Si i shikoni këto zhvillime?

Knut Fleckenstein: Protestat paqësore në një demokraci janë të zakonshme dhe të mundura. Edhe në Tiranë duhet të jenë të mundura, por e rëndësishme është që të mbeten paqësore, dhe që të mos e zëvendësojnë punën parlamentare.

Dje ju u takuat me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, çfarë ishte në qendër të bisedimeve?

Folëm se si ta bëjmë të mundur që të arrihet deri tek hapja e bisedimeve të anëtarësimit pa probleme, për procesin e reformave, por sigurisht edhe për efektin që mund të ketë situata e vështirë tani në Tiranë ndaj një procesi të tillë.

A kishit një këshillë për t’i dhënë me vete?

Po… është e vështirë për momentin, një këshillë mund t’ia japësh partive në opozitë, ndërsa këshilla për qeverinë është natyrisht, vazhdoni reformat, vazhdoni me procesin e vetingut.

Opozita ndërmori një hap të pashembullt, i pandërmarrë kurrë më parë, djegien e mandateve të deputetëve. Cili është vlerësimi juaj?

Kjo është një lloj prishjeje kontrate. Nuk mund të them, nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në parlament. Jam i zhgënjyer që papushim na duhet të flasim për atë që deputetët t’i ushtrojnë apo jo mandatet e tyre. Por është e vështirë për mua të jap një përgjigje për atë, nëse opozita ia kthen vendet e deputetëve popullit apo nëse i ushtron detyrat e saj, këtë duhet ta vendosin vetë ata, nuk mund të jap një këshillë.

Opozita thotë, se ky nuk ishte një qëllim në vetvete, por “rekursi i fundit” për të arritur një qëlim të madh, rrëzimin e një qeverie të krimit. Kështu u shpreh kreu i saj, Lulzim Basha. Si e komentoni ju këtë?

Këtë nuk e komentoj aspak. “Qeveria e krimit”, është zgjedhur nga populli. E nëse është një qeveri e krimit, këtë e vendos një prokuror, një gjykatë, dhe jo një raportues nga Brukseli.

E pikërisht kur vjen fjala tek drejtësia, opozita nuk ka aspak besim tek vetingu, dhe e akuzon qeverinë Rama, se po e përdor atë për ta vënë drejtësinë nën kontroll…

Nga ato që dëgjoj nga amerikanët që e shoqërojnë këtë proces, nga ato që dëgjoj nga misioni i BE-së, ky proces po ecën i pastër dhe i rregullt dhe nuk mund ta konfirmoj këtë.

A i shikoni protestat si lajmëtare të këqija për proceset që priten në verë, zgjedhjet lokale dhe më e rëndësishmja hapja e negociatave të anëtarësimit me BE?

Le ta themi kështu…nuk i vlen hapjes së negociatave dhe është dëmtuese, sigurisht demonstratat janë tërësisht në rregull, sa kohë zhvillohen pa dhunë, e ata që e thërrasin një demonstratë janë edhe përgjegjëse që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Do ta ndikojnë ato procesin e hapjes së negociatave?

Po. Jo edhe aq protestat në rrugë për sa kohë ato janë paqësore, nëse janë të dhunshme është diçka tjetër pastaj, por një vend, ku opozita i dorëzon mandatet e saj, do të ketë më të vështirë “të shesë” reformat e veta pozitive, se sa kur parlamenti do të vazhdonte me punën e tij.

Opozita kërkon tani qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja. Si e shihni këtë?

Nuk di pse duhet të ndodhte kjo, por unë nuk jam qytetar shqiptar. Këtë duhet ta sqarojnë mes tyre partitë shqiptare.

Duket se opozita është e zhgënjyer edhe nga BE. Po ju përmend një reagim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, kur i pyetur nga mediat në Tiranë pas deklaratave të zëdhënëseje të KE, se djegia e mandateve është penguese për integrimin, tha se “pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me bandat” e duket se Basha lëshoi një mesazh në drejtim të BE, kur tha se “kushdo tjetër që pretendon të kundërtën, ose nuk e njeh gjendjen, ose bën sikur nuk  e njeh.” Nuk e njeh BE gjendjen vërtet në Shqipëri?

Po nuk e di se në cilën prokurori të Shqipërisë është deponuar kërkesa për këto akuza. Nëse zoti Basha është i mendimit, se kjo qeveri ka kyer veprime kriminale, atëherë për këtë është një gjykatë përgjegjëse.

Çfarë këshille do të kishit në këtë moment të ri të vështirë për politikën shqiptare?

Do të thoja të ketë maturi, e të mos komplikohet me ekzagjerime më shumë se sa është i nevojshëm procesi i vështirë i reformave dhe perspektiva e anëtarësimit.

Ka muaj që në vend ekziston një atmosferë proteste, studentët, banorët për problemet e tyre…duket se edhe në një vend si Shqipëria që ishte kaq entuziaste po humb forca e rrezatimit të BE me procesin kaq të tejzgjatur të integrimit, njerëzit janë të lodhur dhe duan të largohen…

Sipas mendimit tim, Këshilli i BE duhet të kishte vendosur që në verë për të filluar hapjen e negociatave të anëtarësimit, për fat të keq kjo nuk ndodhi, e ka ardhur koha që kjo të bëhet tani, por BE edhe në të ardhmen nuk do t’i zgjidhë problemet që ekzistojnë brenda Shqipërisë, këtë duhet ta bëjnë vetë politikanët shqiptarë.

Do të ketë ndërmjetësim nga BE në këtë situatë, kur dihet se gjithmonë ndërkombëtarët e kanë zgjidhur situatën në raste krize?

Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli e të sheshojnë çdo sherr. Për këtë është edhe parlamenti, ku mund të grindesh, por me një shumicë pastaj gjen një zgjidhje se si do të vazhdohet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta bëjnë këtë vetë. Prandaj tani askush në Bruksel nuk po nxiton për të ndërmjetësuar, por nëse ndihma jonë është e nevojshme dhe të gjitha palët do pyesin për këtë, mund të flasim se ç’mund të bëjmë ne, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu, që nga Brukseli të vijnë mediatorë, megjithatë, nëse qeveria dhe opozita e duan këtë, do të gjendet një rrugë./Marrë nga Deutsche Wellen 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites knut fleckenstein protesta e opozites 21 shkurt djegia e mandateve te opozites knut fleckenstein protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet