Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Punëtorët e fabrikës “Alba Shoes” kanë dalë sërish në protestë, pasi nuk pranojnë të shkojnë në punë dhe akuzojnë pronarët italianë së janë me koronavirus. Punonjësit prej ditës së djeshme janë ngritur në revoltë dhe kërkojnë që kompania të marrë masa pasi ndihen të rrezikuar dhe nuk kanë siguri për të vijuar punën të qetë.
“Në fabrikë të gjithë pronarët janë të infektuar, përgjegjësit na thonë që të ikim në shtëpi, pa marrë lekët. As maska dhe as doreza mbrojtëse nuk na kanë dhënë. Nuk plotësohet asnjë kusht për distancën, ka disa punonjës që i kanë marrë me detyrim. Kemi frikën se do të na pushojnë po jeta jonë është mbi të gjitha.
Policinë e njoftuam ne, erdhën dhe kërkojnë vetëm që të lirojmë rrugën, nuk do hyjmë brenda fare, nuk do rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë. Çdo fundjavë italianët kanë hyrë dhe kanë dalë lirisht klëtu, unë mora dorashka nga shtëpia dhe italiani më tha që ti hiqja se sipas tyre nuk kishte rrezik”, janë shprehur punëtorët për Fax News.
Protesta e punonjësve ka nisur që dje, pasi punëtorët ndjehen të pasigurt që të vijojnë punën dhe shprehen se në fabrikë nuk është marrë asnjë masë për koronavirusin. Një potestë është zhvilluar dhe në një kompani call center, ku punonjësit ankohen se nuk ndihen të sigurtë që të vijojnë punën, pasi në një sallë janë dhjetëra njerëz.
COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Policia e Shtetit në bashkëpunim me patrullat ushtarake ka ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore për parandalimin e përhapjes së koronav...
TEPELENË- Kreu i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, tashmë është nën hetimet nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Sipas burime...
Tiranë- Ministria e Brendshme ka njoftuar mëngjesin e sotëm se në kuadër të masave të marra për parlandalimin e COVID-19 ka pezulluar pritjen e qytetarëve deri ...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, Sh. H, 34 vjeç dhe E. H, 22 vjeç, pasi në një magazinë në pronësi të tyre janë gjetur dhjetëra...
DURRËS- Bashkia Durrës ka marrë masa kundër koronavirusit, duke pezulluar përkohësisht transportin publik. Me anë të një vendimi të marrë mbrëmjen e djeshm...
Tiranë– Rreth 2500 punëtorë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm pranë ambjenteve të fasonërisë ku punojnë, për shkak se detyrohen nga eprorët e tyre ...
Gjirokastër– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër, ku nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur 3 persona. Burime për Dosja.a...
Tiranë- Transporti urban në Tiranë nuk është ndërprerë edhe pas urdhrit të dhënë ditën e djeshme nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga një vëzhgim i bërë n...
Tiranë- Policia e Shtetit së bashku me ushtrinë ka identifikuar deri më tani 100 persona që kanë ardhur nga Italia javët e fundit dhe nuk janë vetëizoluar për 1...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Shumica prej tyre kanë lajm kryesor rritjen e numrit të personave të ...