Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë– Rreth 2500 punëtorë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm pranë ambjenteve të fasonërisë ku punojnë, për shkak se detyrohen nga eprorët e tyre që të hyjnë në fabrikë, edhe pse nuk ka asnjë masë parandaluese për marrjen e koronavirusit.
Mësohet se kompania quhet “COFRA” ndërsa është zhvendosur në vendin ku momentalisht ushtron aktivitetin prej 3 muajsh.
Punonjësit që janë të punësuar aty mësohet se janë të lagjes Shkozë ndërsa bëhet e ditur se janë rreth 2500 të tillë.
Ata shprehen në denoncimin e tyre për Faxweb.al se policia ka qenë e pranishme mëngjesin e sotëm përpara kompanisë, por nuk ka ndërhyrë në favor të tyre.
Mësohet se pronarët dhe disa eprorë të kësaj fabrike janë kthyer nga Italia disa ditë më parë ndërsa punëtorët janë shprehur të shqetësuar pasi dyshojnë se mund të jenë të infektuar me koronavirus.
“Sot na thanë o hyni brenda dhe nisni punën, ose merrni librezat edhe ikni”, shprehen disa prej punonjësve.
Protesta e punonjësve nisi që prej ditës së djeshme ndërsa eprorët kanë dashur ta mbajnë të fshehtë incidentin, pasi kanë kërkuar që punonjësit të vijojnë punën pavarësisht se rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion, ndërsa në fasonëri mbërritën edhe disa efektivë policie.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka pasur protesta dhe në një fabrikë pranë ish-uzinën e metalurgjikut në Alidem, ku punonjësit po ashtu nuk duan që të nisin punën.
Biznesi fason dhe call centerat, janë bizneset që kanë problematikën më të madhe në këto ditët e para të mbërritjes së koronavirusit, pasi përqendrimi i njerëzve është shumë i madh dhe distanca mes tyre nuk respektohet.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Gjirokastër– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër, ku nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur 3 persona. Burime për Dosja.a...
Tiranë- Transporti urban në Tiranë nuk është ndërprerë edhe pas urdhrit të dhënë ditën e djeshme nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga një vëzhgim i bërë n...
Tiranë- Policia e Shtetit së bashku me ushtrinë ka identifikuar deri më tani 100 persona që kanë ardhur nga Italia javët e fundit dhe nuk janë vetëizoluar për 1...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Shumica prej tyre kanë lajm kryesor rritjen e numrit të personave të ...
Shqipëri– Situata emergjente e krijuar nga frika për përhapjen e epidemisë, pritet të sjellë zbatim të masave lehtësuese për biznesin nga Ministria e Financave....
TIRANË- Ministria e Brendshme ka njoftuar se do të pezulluhon të gjitha aplikimet për pasaporta dhe për karta identiteti der më datë 3 prill, për shkak të ...
TIRANË– Arjan Mezini, Mjek Plumolog në Spitalin Shefqet Ndroqit, tha në emisionin Opinion se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të respektuar mas...
KUKËS– Mbrëmjen e sotme ka filluar dizefektimi i të gjitha ambienteve të Doganës dhe gabinave të punonjësve të Policisë. Po ashtu gjatë ditës së sotme ka r...
TIRANË– Edhe pse në Shqipëri koronavirusi tashmë ka marrë një jetë dhe ka prekur 15 persona të tjerë, bashkëqytetarët tanë ende e mbajnë kokën lart nga tri...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në lidhje me viktimën e parë të shënuar nga koronavirusi në Shqipëri. Brataj tha se 73-v...