Aktualitet

“Kemi 27 muaj pa marrë pagat”/ Punëtorët e nënstacionit të Poçemit ngrihen në protestë: S’kemi para të marrim ilaçet

Punëtorët e nënstacionit të Poçemit janë ngritur në protestë pasi kanë 27 muaj pa marrë rrogat.
Featured image of article: “Kemi 27 muaj pa marrë pagat”/ Punëtorët e nënstacionit të Poçemit ngrihen në protestë: S’kemi para të marrim ilaçet Pamje nga protesta nga punëtorët e nënstacionit të Poçemit

Ballsh- Punëtorët e nënstacionit të Poçemit janë ngritur sot në protestë, pasi prej 27 muajsh nuk kanë marrë rrogat. Ata kanë deklaruar se do t’i shkruajnë një peticion kryeministrit Edi Rama, ministres, bashkisë dhe prefektit për pagat e pa marra.

Nuk do të ndërhyrjmë më nëse makineritë kanë probleme. Duam rrogat, shteti të na ndihmojë. Ne do të braktisim punën nuk i stakojmë sepse nuk na lejohet me ligj, por do rrimë roje. Halli ynë u bë legjendë. Ne kërkojmë një zgjidhje nuk dimë ku të drejtohemi. Kemi 27 muaj pa marre pagat. Pse na gënjenë, ku do hanë fëmijët tanë bukë.  Nuk kemi me lekë të marrim ilacet”, janë shprehur ata.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe sektorët të tjerë në vend kanë probleme me pagat.Në protestë janë edhe  naftëtarët e Ballshit. Pak ditë më parë ata deklaruan se kanë 4 muaj pa rroga dhe nëse nuk u jepet një zgjidhje, do të marshojnë drejt Tiranës. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

J.V/Dosja.al

Shto Koment