LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Konflikt i fortë mes vëllezërve në studio: Ke 23 vite që mashtron, më jep lekët po të them

9 Shkurt 2020, 18:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Konflikt i fortë mes vëllezërve në studio: Ke 23 vite

TIRANË- Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, solli sot konfliktin midis dy vëllezërve. Prej 23 vitesh, Llazari dhe Preni kanë mosmarrëveshje midis tyre për një shtëpi. Llazari në studio tregon se Preni e ka mashtruar sepse i kishte premtuar se do i jepte shtëpinë, pasi ai të largohej për në Elbasan.

Por nuk ndodhi kështu sepse Preni ja shiti shtëpinë një komshiu. Konflikti thellohet edhe më shumë mes tyre, pasi Preni edhe pse nuk i dha shtëpinë i ka marrë lekët djalit të Llazarit dhe sot në studio ata përballen me njëri –tjetrin. Komunikimi mes tyre ishte me tone të larta dhe Llazari i kërkon që t’i kthejë lekët që i ka marrë, por nga ana tjetër Preni thotë se ky është një problem që ai e ka me djalin e tij dhe jo me të.

Llazar: Muhabeti zonja Eni nuk është i sotëm, por ka 23 vjet.

Eni Çobani: Kemi që në vitin ’97?

Llazar: Po, më ka mashtruar vëllai se unë isha në atë gjendjen, dobët me 6 kalamaj.

Pren: Nuk ke mashtrim!

Llazar: Po prit o prit, më lër të flas njëherë unë tani.

Pren: Ishte konflikt, jo mashtrim. Qysh qenka mashtrim?

Eni Çobani: Por edhe konflikti, deri diku ka një mashtrim brenda.

Llazar: Më tha ‘vëlla unë do shpërngulem nga fshati do iki në Elbasan, do të lë shtëpinë. Në kohën që do iki do të fut brenda’. Dhe unë me atë kasolle, e prisha.

Pren: O zotëri më dëgjo këtu!

Llazar: Erdhi muhabeti iku, ja shiti tjetrit shtëpinë! Ti mos u nxeh fare.

Pren: Të lutem!

Llazar: Të lutem vëlla, të lutem shumë!

Pren: Kam edhe unë të drejtën time.

Llazar: Kam kaq vite s’të them as mirmëngjes, as mirëmbrëma.

Pren: Nuk është mashtrim ai që thua ti. Ti ke një farë të drejte, por jo aq sa thua ti mashtrim. Zonja Eni, problemi është ky, në ’97 unë do largohesha nga fshati në qytet dhe do ja shisja shtëpinë një komshiu që kam konfikt sot.

Eni Çobani: Kujt do t’ja shisje tani vëllait apo komshiut? Se zotëria thotë vëllait.

Llazar: Ku më foli mua dhe ja dha tjetrit.

Pren: Më dëgjo tani!

Llazar: Ik, se pate frikë po ik!

Pren: Unë vëllait doja t’ja lija shtëpinë në ruajtje.

Eni Çobani: Si në ruajtje?

Pren: 5- 6 muaj!

Eni Çobani: Po ai kishte hall për shtëpi, se jetonte në kasolle.

Pren: Isha në pazar me atë komshiun tjetër!

Eni Çobani: E dinte Llazari këtë?

Pren: Llazari e dinte. Ai nuk e mori dhe pastaj i thashë këtij do vish të rrish ti, se në 5 Tetor do iki poshtë. Ai erdhi nga data 3-4 dhe më tha shtëpinë e marr vetëm unë sepse je në tokën time dhe truallin tim. Edhe vajta i thashë këtij: Unë nga sherri po iki, ti do futesh prapë në sherr?

Llazar: Po si është trualli i atij, me 7501 ishte toka e babit tonë. Ti ja dhe nga frika më duket atij!

Pren: Jo nga frika, se ai tha përveç meje tha nuk e merr njeri shtëpinë.

Llazar: Ai ta bën mirë sot ty!

Pren: Të lutem shumë! Me pjesën tjetër ti s’ke punë!

Llazar: Si s’kam punë unë?

Pren: Se lekët ja kam marrë çunit, s’ti kam marrë ty.

Llazar: Lekët që i ke marrë çunit pse si kthen, ke 23 vjet?

Pren: Zotëri e kam me çunin, s’e kam me ty këtë muhabet.

Llazar: Po çfarë çuni ore? Çuni është i imi! Çuni më thotë në telefon merri xhaxhit lekët.

Eni Çobani: Çuni është i Llazarit!

Pren: Çuni është në moshë, nuk është i vogël,

Llazar: Dëgjo këtu ti, nuk ke faj ti! Kur s’të kapa unë…

Pren: Të lutem shumë!

Llazar: Çfarë të lutem, të lutem?

Pren: Shko atje, nuk merret muhabeti, siç e bën ti!

Llazari: Boll tani se ke 23 vjet që mashtron, bjer lekët po të them, s’më duhet mua se ç’bën ti me atë.

Pren: Ti e ke nga botëkuptimi i keq!

Llazar: Si botëkuptimi i keq?

Pren: Ik tani tek vendi!

Llazar: Më vjen zor se të kam vëlla, por e di ti çfarë do apo jo?

(Marrë nga Tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e konfliktit per nje shtepi sherr live vellezerit ne gjyq historia e konfliktit per nje shtepi sherr live vellezerit ne gjyq

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet