Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Banka Botërore bëri së fundmi një vlerësim për ecurinë e projektit të përmirësimit të sistemit shëndetësor, duke nënvizuar se deri më tani, 44% e fondit total është disbursuar, ose në vlerë përkon me 16.96 milionë dollarë. Në total, projekti ka një fond 40 milionë dollarë dhe pjesa e mbetur për t’u disbursuar në vijim, deri në 31 dhjetorin e vitit të ardhshëm është 21.80 milionë dollarë.
Misioni që vlerësoi ecurinë e projektit, e cilësoi atë me një ecuri të kënaqshëm në mënyrë të moderuar, duke mos bërë asnjë ndryshim në raport me vlerësimin paraardhës. Edhe pse një pjesë e objektivave të projektit janë arritur duket se për Bankën ka disa aspekte që kanë frenuar progresin e pritur, por sipas shënimeve të bëra në vlerësim pritet të marrin zgjidhje. Një ndër to është edhe strategjia e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore si dhe adoptimi i disa planeve, e cila parashikohet sipas komentit të nisë brenda këtij shtatori.
Një tjetër koment që shënon vonesën në projekt është përzgjedhja e pesë sëmundjeve si dhe termat e referencës që sipas BB, do të jenë përfunduar dhe do të ndahet me këtë institucion brenda marsit të vitit të ardhshëm.
E vonuar është edhe pika që lidhet me prokurimin për kostimin e paketave, që do të rinisë sipas termave të referencës paralelisht me zbatimin e platformës me paketat tashmë të kostuara.
Dy punë të tjera ende nuk kanë nisur sipas bankës dhe e para lidhet me masterplanin e-HEALTH dhe aktivitetet e lidhura me të si dhe numri i regjistrimeve esenciale që janë të konsoliduara dhe të disponueshme online.
Raporti pavarësisht komenteve për mosrealizimet sjell në vëmendje se, disa aspekte të tjerë të projektit janë duke ecur sipas parashikimit ndërkohë që edhe pse në pakicë disa tregues janë tejkaluar në raport me objektivin fillestar.
Projekti për përmirësimin e sistemit shëndetësor u miratua në vitin 2015, me një kredi të Bankës Botërore dhe përbëhet nga tre komponentë. Deri në mars 2021, të dhënat zyrtare tregonin se ishin disbursuar vetëm 36% e fondeve, apo 13.9 milionë dollarë, ndërkohë që pjesa më e madhe mbeten ende të patërhequra. Për shkak të vonesave afati i projektit u rishikua duke e shtyrë atë deri më 31 dhjetor 2022.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Investimet e huaja në industrinë nxjerrëse kanë shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqi...
TIRANË– Raporti i fundit i punës në Amerikë ishte pozitiv dhe inkurajues. Ekonomia më e madhe në botë shtoi në total 943,000 vende pune në korrik. Ky...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave për ndryshimet klimatikeNdryshimet klimatike kanë prekur Shqipërinë dhe kjo duket qartësisht në disa tregues që monitoroh...
TIRANË– Viti 2021 ktheu këndvështrimin për ndryshimet klimatike nga një term abstrakt, që cilësohej si “mashtrim” apo “shaka”, në një alarm të kuq të...
Në 6 vitet e fundit çmimi i një apartamenti në Tiranë kushton më tepër se në 2015. Sot blerësit për metër katrorë po paguajnë 400 euro më tepër.“Po ta kr...
“Punoj jashtë, në ndërtim në Gjermani. Paguhet më mirë se këtu 1500-2000 euro në muaj.”“Punoj sanitare, rrogë minimale ose me orë shtesë. Është e papërball...
TIRANË – Banka Botërore bëri së fundmi një vlerësim për ecurinë e projektit të përmirësimit të sistemit shëndetësor, duke nënvizuar se deri më tani, ...
Aeroporti Nënë Tereza shënoi gjatë kësaj vere një rritje me të paktën 20% të numrit të pasagjerëve në muajt korrik gusht dhe shtator, krahasuar me të njëjtën pe...
TIRANË– Çmimet e banesave kanë vijuar rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimi...
TIRANË– Në vitin 2020 menaxhimi i mbetjeve urbane u përkeqësua, pasi u rrit më tej përqindja e popullatës që nuk e mori këtë shërbim, raportoi INSTAT...