Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Aktualitet
Projektet e strehimit social, Financat: Bashkitë afat deri më 1 mars për aplikimet
21 Janar 2022, 06:16Nga DOSJA
SHQIPËRI – Pushteti vendor i cili është një hallkë e rëndësishme sa i takon programeve të strehimit social do të vijojë të marrë mbështetje edhe gjatë këtij viti me fonde por gjithmonë nëse aplikimet e tyre përmbushin kushtet.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar bashkitë në të gjithë vendin që të paraqesin aplikimet e tyre për projektet e strehimit deri më datën 1 mars 2022. Fondi në dispozicion për këto projekte është 241 milionë lekë në total të cilat u ndahen bashkive sipas projekteve fituese.
“Nëpërmjet kësaj shkrese ju njoftojmë për hapjen e thirrjes për projektet e strehimit për vitin 2022, si edhe ju informojmë mbi afatet, mënyrën e aplikimit dhe kriteret për përfitimin e fondeve buxhetore. Buxheti i shtetit në dispozicion për projektet e reja te investimeve në strehim për vitin 2022, është 241 milion lekë në total.
Aplikimi për përfitimin e fondeve do të bëhet me procedurë konkurrimi. Informacioni i plotë mbi llojin e projekteve që do të financohen, kufijtë maksimale të lejuar të financimit sipas projekteve, kushtet për të përfituar fonde, kategoritë prioritare, formati i aplikimit për t’u plotësuar, si dhe kriteret e vlerësimit të projekteve të reja të investimeve, që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitin 2022, është përmbledhur në Shtojcën “A, publikuar në faqen e Ministrisë” thuhet në shkresë.
Po kështu Ministria u bën me dije se tabela nr.1 “Të ardhurat vjetore për frymë, sipas bashkive për vitin 2021” do t’ju komunikohet me e-mail bashkive, si edhe do të publikohet në adresën e internetit si më sipër, në momentin që do të publikohet Raporti Vjetor për Financat Publike Vendore 2021.
“Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për projektet e strehimit është data 01.03.2022” nënvizon dokumenti.
Qeveria ka saktësuar se për bashkitë të cilat do të shpallen fituese për projektet e investimit të vitit 2022, fondet e buxhetit të shtetit do të çelen vetëm pasi të jenë çelur fillimisht fondet e bashkëfinancimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
“Çdo kursim nga prokurimi do të ndahet sipas përqindjes se bashkëfinancimit dhe fondi i kursyer nga buxheti i shtetit do t’i kthehet Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë” thuhet në shkresën e Financave. (monitor)
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka përfunduar që prej muajit dhjetor 2021. Bëhet fjalë për manda...
KOSOVË – Në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike është diskutuar për vendosjen e masave të reja ant...
SHQIPËRI – Si në asnjë vend tjetër të Europës, në Shqipëri vetëm ndërtohet pa fund. Ndërtimi, vit pas vit, po shndërrohet në një sektor me peshë në e...
TIRANË – Këshilli i Lartë Gjyqësor konfirmoi 34 kandidatë për të plotësuar vendin vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Në mbledhjen e sotme, KLGJ re...
TIRANË – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka folur lidhur me projektin në zonën e “5majit”, ku një ditë më parë qytetarët u përplasën...
TIRANË – Pas atentatit të dështuar ndaj shtetasit Lulzim Masha, administrator i një shkolle private dhe të njohur në Tiranë, Prokuroria e ka regjistr...
TIRANË – I ftuar në studion “Opinion” në Tv Klan për të folur mbi situatën e krijuar në lagjen “5 Maji”, ndodhet nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbia...