LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektbuxheti i 2022/ Mbyllet seanca e parë, debate dhe tensione mes palëve

15 Nëntor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Projektbuxheti i 2022/ Mbyllet seanca e parë, debate dhe tensione mes

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë përfundoi sot seancën për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2022. Mbledhja e sotme u karakterizua paradite nga tensionet dhe ofendimet mes mazhorancës dhe opozitës. Që në orën 10:00 nisi seanca plenare për të diskutuar rreth projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Fjalën i pari e mori vetë kryeministri Edi Rama, i cili bëri një rezyme të parave që janë gjendje dhe të shpërndarjes së tyre. Rama u shpreh se asnjë sektor nuk do të lihet pas dore, si dhe shtoi se asnjë taksë nuk do të rritet. Më tej, kreu i qeverisë listoi të gjitha zerimet e taksës për disa kategori të cilat janë thënë dhe gjatë javëve të lëna pas. Ai deklaroi se më 31 dhjetor shumë veprime të administratës publike do të jenë online. Rama tha se epoka e ryshfetit do të marrë fund me përfundimin e këtij mandati të tretë.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike do të ketë në dorë luftën kundër krimit të organizuar, ndjekjen e elementëve kriminalë e të veprimtarive të tyre. Ai shtoi më tej se me ndihmën e satelitëve e të dronëve do të jepen informacione reale dhe madje nuk do të jetë më nevoja që të ketë efektivë në rrugë. Rama ftoi të gjithë deputetët e Vlorës si të maxhorancës e të Opozitës që t’i bashkohen më 28 nëntor, ditë që ka paralajmëruar nisjen e punimeve për aeroportin e Vlorës.

Pas tij mori fjalën kryedemokrati Lulzim Basha, i cili akuzoi maxhorancën se 113 milionë euro kanë kaluar në duart e pesë oligarkëve. Basha e akuzoi qeverinë e konkretisht Ramën se nuk ka bërë asnjë skemë për bujqësinë në vend, krahasuar me vendet e rajonit. Pas tij në foltore doli sërish Rama, i cili i kërkoi Bashës të tregonte me shifra taksat që kanë Serbia e Maqedonia e Veriut.  Duke e quajtur ‘balonë tabake’, Rama tha se në fakt ishte Jorida Tabaku ajo që ia tregonte këto gjëra. Ky togfjalësh solli reagimin e ashpër të opozitarëve. Kryedemokrati paralajmëroi Ramën që të kishte kujdes me mënyrën se si u drejtohej opozitarëve pasi sipas tij janë njerëz të shkolluar e vijnë nga një botë tjetër krahasuar me maxhorancën.

Në replika e sipër, Rama humbi durimin dhe shtyu me dorë ministren Elisa Spiropali që kishte ngjitur. Debate pati edhe mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e nënkryetares së Partisë Demokratike Grida Duma, të cilën e quajti zhurmuese. Termin ‘balonë tabake’, ministrja Belinda Balluku e konsideroi një kundërpërgjigje të fjalëve që janë thënë nga Opozita për deputetet e maxhorancës që i ka quajtur ‘kukulla’ e pjesë të ‘haremit’.

Më pas, në foltore u shprehën deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Seanca e radhës do të zhvillohet nesër në orën 09:00.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

Taksë për ndriçimin në fshat, Sula ironizon qeverinë: Po, do paguajnë se kanë hënën 

 

“Kur do ndahemi nga kjo histori?!”, Peleshi: S’e them me mburrje që jam politikan

 

Kuvend/ Xhaferri: Të ndërpritet seanca, mungon qeveria. Braçe: Ku është opozita?

 

Agalliu: Ku gjendet ky gjel deti më pak se 500 mijë lekë, ti them gjyshes time

‘Akademia e barinjve’/ Spaho: Nuk po mban më njeri lopë e dele

“Balonë tabake”, Balluku mbron Ramën: Na quajtën kukulla e harem, mos t’ju vijë keq

Akuzat e Bashës, Ahmetaj: Pse 400 oligarkë paskemi ne? Buxheti, më i miri në 30 vjet

Akuza e fortë! Basha-Ramës: E dimë mirë me charterat e kujt lëviz

Balla përplaset me Dumën: Ndërpriteni seancën, zhurmuesja po thyen rregulloren

Me presh dhe kastravec në duar, deputeti Korreshi shkon në Parlament

Spiropali-Bashës: S’mund të jesh kokë e këmbë brenda e 2 gishta jashtë, se…

Kuvendi ‘gajaset’ me pyetjen! Rama: Lulzim kush të beson ty nga këta që janë këtu?

Rama largohet nga salla, Basha: Zhduket në dhomën e miellit, nuk e përballon dot

Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka unë, ulu aty

“Balonë tabake”, Tabaku-Ramës: Vij nga familjet themeluese të Tiranës, s’e ke njohur

Basha bërtiti në Kuvend! Rama: Gjynah i madh! Sikur ka dalë nga klubi, i dehur

“Toyota Yaris” sërish në Kuvend, Basha-Ramës: Dosjen e çështjes sime e ke, botoje

VD-Ti nuk do ta kapësh’/Basha-Ramës:Skanimi kap petët e kokainës, të shokëve të tu..

‘Bomba’ e Bashës, kujton vrasjen e Kennnedy, i drejtohet Ramës: Do të t’vijë dita

“Mos bërtit”, Rama shqetësohet nga zëri i Bashës, bisedon me Ahmetajn e Ibrahimajn

“Balonë tabake”, Basha mbron nënkryetaren, i kthehet Ramës: Gropa e Sejdisë

“Balonë tabake”, Rama thërret Bashën në Kuvend: Hajde thuaje këtu sa e ka!

Rama:Lulzim, ti me shifrat ke problem fiziologjik!Pse thua aq,bëhu dhe ti i varfër..

“Vettingu në politikë”/Basha: Ekonomia nuk përparon në një pellg korrupsioni

Basha: Rritja e numrit të të moshuarve shoqërohet me emigrimin e të rinjve

Basha nga Kuvendi: Financoni makutërinë me miliardat që merrni borxh për shqiptarët

Buxheti, Basha: Mashtrime të qeverisë, Shqipërisë ju shtuan 200 mijë të varfër

Nisja e punimeve në aeroportin e Vlorës! Rama fton deputetët e PD: Na u bashkoni

Rama: Heqim patrullat e Policisë Rrugore, s’ka më kontrolle sy më sy e vesh më vesh

Rama në Kuvend: Më 31 dhjetor gjithçka është online, mbyllet epoka e ryshfetit

‘Buxheti 2022’, Rama: Dëshmi domethënëse, asnjë sektor nuk është lënë pas dore

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama kuvendi i shqiperise seance plenare 15 nentor 2021 edi rama kuvendi i shqiperise seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet