LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshimet! Klodiana Lala: Semaforët u lanë të hapur qëllimisht për vrasjen e Mihasit

15 Nëntor 2021, 22:15 Nga DOSJA
Dyshimet! Klodiana Lala: Semaforët u lanë të hapur

TIRANË- Prita e pabesë që i mori jetën dy të rinjve, Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit është tema që është diskutuar sot në emisionin “Pikat mbi i” në News24. Analisti Artur Zheji tha se është tronditur nga krimi i dyfishtë për dy arsye, teksa shprehu një lloj zhgënjimi për punën e drejtorit të ri të Policisë Gledis Nano. Sipas tij, ekspozimi i autorëve në atë zonë, me aq lëvizje tregojnë shpërfilljen e tyre ndaj policisë.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala ka sjellë detaje të reja nga vrasja që tronditi Tiranën të shtunën e 13 nëntorit, ku me breshëri u vranë Mihasi dhe Dumani në zonën e “Astirit”. Ajo tha se deri 30 minuta para krimit të dy viktimat kishin lëvizur në disa zona në Tiranë dhe ishin në shoqërinë e një vajze. Më pas Lala tha se ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi). Ky i fundit, ishte shënjestra sipas gazetares, ndërsa zbuloi se për ngjarjen po hetohet dhe “Klani Duka’, duke folur për një konflikt të nisur që më 2018.

Zheji: U trondita në mënyrë të trefishtë, e para si qytetarët e tjerë sepse unë atë rrugë e bëj shumë shpesh, mund të isha unë aty ose familjarët e mi. Zhgënjimi i dytë ishte fakti që mu trondit besimi tek drejtori i policisë Gledis Nano, sa kohë i duhet të kapë kontrollin e territorit? Po ndodhin shumë gjëra të tmerrshme. Mu trondit paragjykimi pozitiv për Gledis Nanon. Do bëjë ndonjë gjë apo jo, do marrë masa apo e ka marrë me qetësi…

Lala: Nuk jam e habitur. Duke njohur personalitetin e atyre personave dhe konfliktet e tyre sigurisht që ngjarje të tilla do ndodhnin. Pa diskutim ka shkaktuar tronditje tek qytetarët, një zonë shumë e frekuentuar, ka trafik të rënduar. Ka pasur dhe fëmijë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Që të dy, sidomos Erigers Mihasi shumë i njohur në botën e krimit, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Pranë tij ishte dhe miku i tij Dumani. Nga të dhënat rezulton se Erigers Mihasi, i martuar, me dy fëmijë, ishte shënjestra e atentatit.

Zheji: Ka një parim, pasi arrestohen bosët ata që bashkëpunojnë me drejtësinë, rrëfejnë se kur kanë marrë vendime për eliminime të famshme, kur dalin nga errësira atëherë diçka e madhe nuk shkon, ka filluar një luftë e madhe kundër bandave. Çështja është se në Shqipëri ata që marrin vendime për ekzekutime, për moshën që kanë nuk dinë as rregullat e lojës së krimit. Aty e gjejmë, aty e vrasim, mund të kalojnë njerëz dhe ekspozimi që kanë ata tregon shpërfillje ndaj policisë.

Lala: Ajo pjesë ku ka ndodhur ngjarja nuk ka semafor. Në 4 orët e fundit Mihasi dhe Dumani kanë qëndruar në vende të ndryshme në kryeqytet. Automjeti ishte blerë për 70 mijë euro me lekë në dorë pak kohë më parë në Lezhë. E ka targuar dhe ishte një automjet që identifikonte Mihasin. Kanë qëndruar në shoqërinë e një vajze, kontakti i fundit para se të vritej. Pasi e kanë lënë rreth orës 17:00 kanë shkuar në rrugën ku ka ndodhur ngjarja tek ‘Dy Rrathët’. Një automjet e ka ndjekur nga pas, me targa të vjedhura.

Zheji: Thuhet që e kanë ndjekur disa orë makinën.

Lala: 4 orët e fundit në disa zona të ndryshme të Tiranës. Vajza ka qenë në makinë dhe ka zbritur 30 minuta para se të ndodhte atentati. E kanë lënë diku në Tiranën e Re, kanë shkuar tek Korpusi e më pas janë kthyer. Vajza është identifikuar nga celulari i viktimës. Është marrë në pyetje. Në një moment automjetin e kanë ndjekur disa metra, vjen me shpejtësi, vjen shumë afër dhe pasagjeri në makinën e autorëve qëllon. Fillimisht në pjesën e pasme të Audit, gjithë anësorja e Audit është e shkatërruar nga plumbat. Gjithë intensiteti i sulmit është tek Erigers Mihasi. janë gjetur 2 gëzhoja në vend, 4 në automjetin që u gjet i djegur sa futesh në rrugën e Thumanës dhe mendohet që janë mbi 20 plumba të qitur. Një plumb e ka kapur automjetin nga lartë. Përgjatë Unazës kamerat nuk kanë funksionuar sepse është në ndërtim. Ka disa pamje të cilat mendohet se mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. mendohet që janë 3 autorë të dyshuar. Është një vrasje e kalibrit të lartë për mënyrën si kanë vepruar, sipas hetuesve. Mendohet që arma e dytë nuk është përdorur.

Zheji: Nuk krahasohemi dot për gjëra të tjera që prodhojnë të mira materiale por për prestigjin kriminal e kemi në 10-shen më të mirë. Këtë teknikën nga pas…është teknikë mafioze. Kjo tregon që autorët janë vrasës të sprovuar. Është një vrasje e nivelit të lartë. Nuk kanë marrë risk fare sepse për ta policia nuk ekziston. Ata duhet ta vrisnin me çdo kusht tragetin, do kenë qenë të mirëpaguar, sepse të marrësh atë risk do të thotë që je i motivuar.

Lala: Mihasi kishte pak ditë që ishte kthyer në vend.

Zheji: Ka një koordinim perfekt, ose kanë dakordësi me segmente të policisë së asaj zone.

Lala: Nuk e përjashtoj që zyrtarë të policisë që mund të jenë të lidhur me grupet kriminale.

Zheji: Nuk duhen kontrolluar vetëm kamerat e sigurisë, por edhe luajaliteti i policëve në atë zonë.

Lala: SHÇBA ka çelur një hetim edhe për veprimet e policisë.

Zheji: Në qoftë se në Shqipëri këto banda kriminale për vite të tëra ushtrojnë një aktivitet e janë mirë e bukur, pinë e hanë, marrin makina të shtrenjta me lekë në dorë. Nuk i bie njeriu në sy, këtu janë të gjitha hallkat e shtetit të lubrifikuara në mënyrë të tillë që ai mund të veprojë si bos. Është një zinxhir i tërë që e lejon atë të jetë ky bosi, po është i njëjti ky bosi që ka detyrën e vrasësit që vret dhe ikën. Dikush ia hapi rrugën, e la të ikte. Këtu ka një organizim. Gledis Nano duhet të kuptojë me kë bashkëpunon.

Lala: Është duke u hetuar një grup kriminal, ai që quhet ‘Klani Duka’. Është një histori e nisur në 2018 ku lojërat e fatit mbinë si kërpudhat në gjithë Tiranën, një nga personat e përfshirë Ervis Martinaj dhe vëllezërit Duka. Një moment, thotë policia pas një përplasjeje që patën, babai i vëllezërve Duka u kërcënua ose u mor peng. Nga ky moment nisën dhe përplasjet e forta që shënuan një zinxhir vrasjesh. Më herët kishte ndodhur ngjarja në Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe Mihasi është personi në radhë që qëllohet për këto konflikte. Policia është duke parë dhe mundësinë e ekzekutimit me pagesë. Sepse vëllezërit Duka janë në arrati. Janë dhe pista të tjera, si vrasja e ish-policit Xhelal Reçi sepse Ervis Martinaj kishte konflikte me djemtë e Xhelal Reçit dhe Mihasi dyshohej si autor. Mendohet përplasje mes grupeve kriminale. Leonard Duka dhe Ervis Martinaj ishin miq sot janë armiq të betuar.

Mihasi ishte i dyshuar dhe për dhunën ndaj prindërve të Elton Çiços, i ekzekutuar në 2015. Ka pasur një rekord tjetër, është shoqëruar disa muaj më parë nga një kontroll i RENEA-s në zonën e Kurbinit bashkë me persona të tjera, janë një ish-komando dhe është dyshuar për një sulm me armë të ndodhur në autostradë ndaj një biznesi. Këto janë arsyet se përse ishte ky objektiv.

Marrë nga BW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir klodiana lala vrasja e erigers mihasit atentat me dy viktima ne astir klodiana lala vrasja e erigers mihasit

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet