Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë, nga Komisioni Europian, ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai e quan situatën e krijuar dhe deklaratat nga KE si “Tragjikomedia e propagandës për integrim europian”.
Sipas Fugës, është mastrim se Shqipëria ka marrë “Ok” për hapjen e negociatave, ndërsa shton: “Për shkak të politikave të mbrapshta ne ekonomi, arsim, media, kulturë, shkencë, drejtësi, kudo, ne nuk na qasin në fshat, këta duan të martohen edhe me gocën e priftit!
Këta bëjnë edhe priftin me barrë! Lëre pastaj se çfarë i bëjnë gocës të priftit!”
Sipas akademikut: “Këta që thonë se do të hapen negociatat janë të vetmit fajtorë që Shqipëria sot është e përjashtuar jo nga BE, por edhe nga kultura dhe civilizimi i sotëm europian”.
Postimi i plotë:
Tragjikomedia e propagandës për integrim europian!
——————————–
Cfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë se Shqipëria paska marrë ok. për të hapur negociatat!
Dhe përse? Sepse ndonjë teknicien i parruar nga ata që janë në ikje e sipër për politesë thonë ndonjë fjalë të mirë në varrim !
Për shkak të politikave të mbrapshta ne ekonomi, arsim, media, kulturë, shkencë, drejtësi, kudo, ne nuk na qasin në fshat, këta duan të martohen edhe me gocën e priftit!
Këta bëjnë edhe priftin me barrë! Lëre pastaj se çfarë i bëjnë gocës të priftit!
Eh jo jo!
Këta që thonë se do të hapen negociatat janë të vetmit fajtorë që Shqipëria sot është e përjashtuar jo nga BE, por edhe nga kultura dhe civilizimi i sotëm europian.
Janë edhe komikë të mëdhenj në paradokset idiote që paraqesin nëpër panele televizive!
Shihini!
Nuk kemi parlament legjitim, nuk kemi gjykata, nuk bëjmë dot zgjedhje, por ama kushtet për të hapur negociatat i kemi plotësuar!
Kërkojmë negociatorë të huaj si në kohën e Princ Vidit, të vitit 1997, këta thonë kemi bërë detyrat e shtëpisë!
Me lotë, me lotë!
Shqiptarët marrin arratinë nga vendi i tyre me numrin më të madh të kërkesave për azil në Europë, ja pra, a nuk po shkojmë në Bashkimin Europian???
Me lotë, me lotë!
Tellalli i hap negociatat, kurse shtetet europiane deklarojnë se as nuk duan të na shohin në horizontet e tyre! E cfarë rëndësie ka vendimii vërtetë, rëndësi ka propaganda!
Me lotë, me lotë
Kemi bërë progres për në Bashkimin Europian, bërtasin, ndërkohë raportet për ekonominë, korrupsionin, të drejtat e njeriut, arsimin, shkencën, kulturën, mediat, nxijnë nxijnë sa të vjen turp!
Bëjnë sikur mërziten që Europa na tregon vendin, por shkakun e gjejmë te populizmat dhe nacionalizmat europiane! A thua se këto nacionalizma nuk krijohen pikërisht se ka vende si ne me politika vagabonde që Europa ruhet t’i ketë në gjirin e saj pa ardhur në rrugën e Zotit!
Këta janë argumenti pikërisht edhe për ngjalljen e nacionalizmave dhe populizmave në BE!
Me lotë, me lotë!
Thonë se duan integrimin europian, pikërisht atë nuk duan sepse kanë krijuar ekonomi monopolistike dhe tregun shqiptar e duan për vete dhe miqtë e tyre!
Këta krenohen edhe kur BE europina dërgon policët e vet për të ruajtur kufijtë tanë! E quajnë integrimin europian!
Me lotë, me lotë, tani do të na dërgojnë edhe berberë, shofera taksie, roje institucionesh sepse për asgjë nuk kanë besim te ne!
Na kanë nxjerrë bojën!
Te gjitha pîkat turistike monumentale kulturore jashtë standartit, këta krenohen se ka turistë, a thua se edhe diellin dhe ujin e bekuar të detit janë këta që na e kanë dhuruar!
Kam parë nëpër dyqane qe një palë atlete importi kushtojnë 230 euro në Tiranë, Durrës, Korçë a gjetiu!
Sa të blesh 7 ose 8 palë këpucë lëkure në cdo vend europiano perëndimor!
Me lotë me lotë!
Me lotë me lotë, por sa për të qeshur edhe për të qarë!
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. nëpërmjet një statusi në Facebook, Fuga shkruan me nota i...
TIRANË– Grupi parlamentar i CDU / CSU ka reguar në lidhje me përmushjn e kushteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë. Në një dek...
TIRANE- Kuvendi është përfshirë me një incident që ka ndodhur në fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili është ndërprerë nga deputeti i ardhur nga listat e PD, ...
TIRANE-Batuta, humor, dhe debat. Seanca e kësaj të enjteje nuk ishte aspak e vështirë për kryeministrin Edi Rama i cili qëndroi më pak se një orë në Kuvend. Tem...
TIRANE- Kujtim Gjuzi i ka ndërprerë fjalën Ramës në Kuvend. Kryeministri po fliste për datën e zgjedhjeve dhe po thoshte që data 30 qershor është e panegociuesh...
Kujtim Gjuzi i ka ndërprerë fjalën Ramës në Kuvend.“Data 30 qershor buron nga Kushtetuta, si përcaktim i … Për ata që s’kanë zë në sallë, kam fatin të ndë...
TIRANE- Ish-ministrja Mimi Kodheli ka ngatërruar datën e zgjedhjeve lokale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kodheli tha se zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 q...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është rikthyer pas gati 1 muaji në parlament.Shefi i qeverisë ka marrë fjalën dhe ka folur për progres-raportin që u prezantua dit...
Tiranë-Ish-deputetit i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas shembjeve të djeshme nga ana e IMT në zonë e selvisë në Tiranë. Ai bën thirrje që shqiptarët të ngrihen n...