LIVE UPDATES
Politike

‘Shqipëria fiton energjinë’/ Programi i PD-së, Basha: Ulim faturën për 70% të familjeve shqiptare, do ju japim konsuma

24 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA
‘Shqipëria fiton energjinë’/ Programi i PD-së, Basha:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ekspertët e PD për energjinë kanë prezantuar ditën e sotme programin “Shqipëria fiton energjinë”. Basha gjatë fjalës së tij siguroi se do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare. Kryedemokrati tha se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën këto 8 vite, ndaj nuk ka përparuar në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, dhe as në integrim.

Basha shtoi se do të ngrejnë një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj. Ne do të liberalizojnë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë.


Basha tha se do të zhdukin nga qarkullimi gjeneratorët, sepse sipas tij është skandal për ekonominë shqiptare që në vitin 2021, gati gjysma e bizneseve deklarojnë se përdorin gjeneratorin për furnizim.

Kreu i PD tha se do të nxisin fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës. Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do ti përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë.

FJALA E PLOTË:

I dashur prind dhe kryefamiljar,
Kur e ke pyetur veten për të fundit herë: pse më vjen kaq e shtrenjtë fatura e dritave?
Jam i sigurt që kjo pyetje ju mundon çdo muaj. Kjo pyetje mundon shumicën e familjeve shqiptare. Dhe a e dini pse?
Sepse çmimi energjisë elektrike në Shqipëri është shumë i lartë.
Po pyetjen “pse janë në gjendje kaq të keqe rrugët e Shqipërisë” kur e ke bërë për herë të fundit? Pse qytetet tona përmbyten çdo dimër? Pse ca reshje bore të paralajmëruara paralizojnë të gjithë akset tona kombëtare?
Jam i sigurtë që të gjithë e dimë përgjigjen.
Të gjithë tashmë e dinë se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën këto 8 vite, ndaj nuk kemi përparim në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, dhe as në integrim.
Shqipëria nuk mund të mbetet edhe 4 vite të tjera në vendnumëro me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë, sepse ata që e lanë këtë vend në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.
Gjatë 8 viteve të dështimit të Ramës, na thanë se çmimi i energjisë nuk mund të ulet.
Por ja që është e mundur! Dhe kjo varet vetëm prej nesh. Nëse duam ndryshim, duhet të heqim qafe Ramën dhe të ulim çmimet.
Ndaj kemi punuar prej muajsh mbi një plan pune efikas, që do të çojë në uljen e çmimit të energjisë dhe do të përmirësojë gjendjen ekonomike në Shqipëri.
Sot jam i lumtur t’ju prezantoj disa nga pikat kryesore të këtij plani. Ta fillojmë me energjinë. Thelbi është të krijojmë konkurrencë, e cila do të sjellë uljen e çmimeve.
Edhe për këtë plan ne i qëndrojmë parimit: nëse nuk do ta zbatojmë, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.
Ja edhe pikat kryesore të planit tonë Shqipëria Fiton Energjinë:
Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.
Ne do të LIBERALIZOJMË tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve MUNDËSINË të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë.
Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë.
Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e tij dhe mundlësitë për të gjeneruar punësim.
Ne do te zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët, sepse është skandal për ekonominë shqiptare që në vitin 2021, siç e degjuam edhe nga vetë të dhënat e Bankës Botërore, gati gjysma e bizneseve deklarojnë se përdorin gjeneratorin për furnizim.
Investimet në rrjetin e shpërdarjes do të shkojnë atje ku duhet, dhe jo ne xhepat e administratoreve të korruptuar. Kompanitë publike do t`i kthejmë në ekonomikisht të qëndrueshme, me fokus kryesor mirëadministrimi i OSHE-së.
Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji eletrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut.
Do të marrin fund ditët e nëpërkëmbëmjes dhe pagesave korruptive që i kërkohen investitorëve dhe sipërmarrjes nga kjo administratë.
Ne do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët, përmes politikave fiskale, ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti dhe duke hapur tregun e duke zhbërë dhe çmontuar monopolet që ekzistojnë sot.
Jo vetëm që do të kurseni para, po edhe Shqipëria do të jetë më e gjelbër, më e shëndetshme dhe më e pastër.
Ne do të rrisim sigurinë e furnizimit me energji në vend, përmes investimeve në burime energjie të gjelbra e të pastra: Shqipëria do të përfitojë nga pozicioni i saj i shkëlqyer gjeografik, duke u kthyer në një qendër për furnizimin e mbarë Ballkanit, po edhe më përtej, me gaz natyror, i cili është më i pastër, më i pakushtueshëm dhe do të forcojë ekonominë tonë.
Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës. Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do t`i përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë në pik.
Përparësi reformave tona në këtë sektor do të jetë lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës që sot ka kapur sektorin. Ky fenomen, sot po rrënon pasurinë kombëtare dhe po dëmton rëndë konsumatorët.
Ne do të zhdukim monopolet dominuese në tregun hidrokarbur, si dhe do të forcojmë luftën ndaj evazionit fiskal e do të mundësojmë dyfishimin e investimeve private në sektorin e naftës, i cili vitet e fundit po vuan rënien e ndjeshme të këtyre investimeve për kërkim-zbulim-prodhimin e naftës.
Kontrolli i rreptë i cilësisë së karburanteve do të jetë një tjetër prioritet absolut dhe angazhim i qeverisë tonë. Cilësia e karburantit për përdorim industrial apo familjar do të arrijë standardin europian brenda 180 ditëve të para të qeverisjes sonë. Ky është angazhimi që marrim përpara jush sot.
Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.
Në sektorin minerar, ne angazhohemi për të rritur 150% Investimet e Huaja Direkte dhe do të dyfishojmë kontributin e këtij sektori në ekonomi. Kjo do sjellë punësimin direkt dhe indirekt për mijëra shqiptarë, në veçanti në zonat malore dhe të varfëra. Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të ndjeshëm të klimës së biznesit në vend, qartësisë së lidheve dhe rregullave, luftës kundër korrupsionit dhe shmangies së mbivendosjeve së kompetencave të agjencive të ndryshme qeveritare. Ne do ta çlirojmë sektorin minerar nga korrupsioni i administratës dhe do t’i japim fund përdorimit të pasurive kombëtare pa taksa dhe në mënyrë të pandershme.
Ne jemi gati të shqyrtojmë në bashkepunim me shoqatat e minatorëve, çdo përfitim të veçantë për minatorët, për sakrificat që ata bëjnë dhe që shoqëria ua ka borxh, përfshirë ketu përfitimet sipas një statusi dinjitoz për punë të vështirë si dhe për t’u lehtësuar sadopak pleqërinë me pensione po ashtu dinjitoze.
Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra të tjera kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve të qyteteve tona dhe përfundimin me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të të gjitha dëmeve të tërmetit.
Nuk është aspak për t’u habitur që Rama nuk bëri asgjë për këto dy çështje jetike.
Ndërkohë akoma pa ardhur në qeverisje, ne kemi marrë angazhimin e institucioneve prestigjioze që kanë punuar krah për krah me NATO-n dhe Bashkimin Europian për një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme të problemit të përmbytjeve në veçanti dhe erozionit dhe ndotjes në tërësi.
Të dashur bashkëqytetar, të gjitha këto mund dhe do të arrihen duke larguar Ramën dhe duke i dhënë fund transferimit kolosal të parave tuaja, të parave publike që ai j’ua çuar dhe vazhdon t’ua çojë miqve të tij. Ne do të garantojmë që këto para të shkojnë atje ku ju keni nevojë.
Të dashur qytetarë shqiptarë,
Ndryshimi është i mundur. Ne mund dhe do ta arrijmë atë.
Kjo varet e gjitha nga ne. Bashkë do të sjellim ndryshim dhe do ta bëjmë një vend tonë më të mirë për të jetuar për të gjithë shqiptarët.
Ju falemnderit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd per energjine lulzim basha programi i pd per energjine

Sondazh

Poll
Politike 24 Shkurt 2021, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot...

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm