LIVE UPDATES
Aktualitet

“Privilegjuan Shullazin dhe të ‘tmerrshmin’ e Beratit”, kreu i burgjeve ‘me dorë të hekurt’ ndaj dy ish-drejtorë

26 Gusht 2019, 15:37 Nga DOSJA
“Privilegjuan Shullazin dhe të ‘tmerrshmin’ e

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre dy ish drejtorët e IEVP Lushnjë Judmir Shurdhi dhe IEVP ‘Jordan Misja’ shtetasi Maksim Hamiti. Mësohet se shkak për këtë është bërë trajtimi në mënyrë preferencial që këta ata kanë ofruar ndaj disa të burgosurve të rrezikshëm.

Sipas materialit kallëzues që gazeta “TemA” disponon, thuhet se: “është verifikuar dhe konfirmuar që ish drejtuesit Hamiti dhe Shurdhi, në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi apo Lulzim Caka, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, – për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Në referencë të kërkesave ligjore të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre, por gjithsesi për të realizuar qëllimin e ligjit – vuajtjen e dënimit – dhe për të parandaluar çdo rrezik sigurie të burgosurit i nënshtrohen kufizimeve të përcaktuara dhe një protokolli të hekurt për çdo veprim që kryejnë – thuhet ndër të tjera në kallëzim.

“Diskriminimi pozitiv” ndaj të burgosurve të caktuar (të fortëve), nga ana e funksionarëve të caktuar në sistemin e burgjeve, është një fenomen që ndër vite është hasur jo rrallë që konsiston në trajtimin preferencial dhe futjen e sendeve të ndaluara. Kjo veprimtari kryhet në shkelje flagrante me ligjin dhe se kryesisht bëhet për shkaqe përfitimi të paligjshëm.

Në materialin kallëzues për ish drejtorin e Burgut Jordan Misja, arsyetohet se si Emiljano Shullazit i ishin krijuar privilegje duke organizuar takime në palestrën personale të tij me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre. Referuar dokumentit, numri i takimeve me “miq” rezultonte përtej asaj që lejon rregullorja.

Gjithë kjo veprimtari është kryer në shkelje e madje edhe mashtrim të strukturave eprore, të cilave ju raportohej me shkrim se janë marrë masat që në referencë të ligjit 108/2018 të parandalohet komunikimi e ndërveprimi mes anëtarëve të bandave

Nga ana tjetër, në materialin kallëzues për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë” arsyetohet se si në shkelje brutale të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka. Ndërkohë, kujtojmë se sipas ligjeve të vendit edhe gjyqtari, prokurori, OPGJ apo kushdo qoftë që ka detyrë takimin me të burgosur mundet ta bëjë atë veç në dhoma të posaçme brenda rrëgjimit të burgut dhe pas kontrollit rigoroz personal.

Për shkak të rrezikshmërisë së fortë të bandave, siç dihet në 2018 parlamenti miratoi ligjin 108/2018 sipas të cilit parashikohet edhe futja në rrëgjim të posaçëm (41 bis) të izolimit të plotë të të burgosurve të veçantë pikërisht për të parandaluar komunikimin e koordinimin me pjesën tjetër të organizatës kriminale brenda apo jashtë burgut; logjika e ligjit ka të bëjë me faktin se në rrëgjim normal burgu , kryebanditët edhe mund tia dalin të kordinojnë e ndërveprojnë me pjesën tjetër të bandës; Sipas burimeve në Drejtorinë e përgjithshme të Burgjeve, verifikimi i përgjegjësive për shkeljet në këto dy raste do vijojnë edhe ndaj hallkave të tjera të sistemit të kontrollit në burgje.

Ndërkohë, më herët ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar se të gjithë drejtuesit e burgjeve po kalojnë në një “sitë” kontrolli, duke urdhëruar edhe shpalljen e thirrjes për pozicionin “Drejtor në IEVP”. Mësohet se masat e shtuara në sistemin penitenciar në vend kanë krijuar pakënaqësi te të burgosurit “VIP” të cilët kërkojnë të mos i hiqen privilegjet që kanë pasur më parë duke nxitur edhe një sërë mekanizmash për të penguar proceset e nisura.

(Marrë nga TemA)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili drejtori i burgjeve emiliano shullazi kallezimi i agim ismailit per ish drejtorit agim ismaili drejtori i burgjeve emiliano shullazi kallezimi i agim ismailit per ish drejtorit


Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Gusht 2019, 11:42

Shkrumbohet pularia në afërsi të Surrelit

TIRANË- Një pulari në afërsi të Surrelit është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Pularia, në pronësi të shtetasit me in...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet