LIVE UPDATES
Bota

Priti Patel! Krahu i djathtë i Boris, vajza e emigrantëve indianë,dëgjon ‘Metallica’

2 Dhjetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Priti Patel! Krahu i djathtë i Boris, vajza e emigrantëve

Tabloidi britanik “The Sun” njihet për tituj të shkurtër dhe të thukët. Tituj të gjatë gjen rrallë. I tillë ishte ai i së dielës (28.11) i artikullit të shkruar nga ministrja e Brendshme: “E kuptoj frustrimin tuaj, por nuk ka shkop magjik për të zgjidhur krizën e migracionit”. Ky titull tregon se sa e madhe është nevoja për sqarim. Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, po merr si shkas udhëtimet e rrezikshme të migrantëve në Kanalin e la Manshit për të promovuar rregullat e reja të imigracionit.

“Plani i ri i saj për Imigracionin”, i prezantuar në pranverë, synon të ndihmojë në ndarjen e “azilkërkuesve të vërtetë” nga “imigrantët ekonomikë”, nëpërmjet procedurave më të shpejta, shkruan Patel në artikullin e saj në numrin e së dielës në “Sun”. “Nëse imigrantët nuk do të supozonin se do të lejoheshin të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata nuk do të rrezikonin jetën e tyre dhe nuk do t’u paguanin kriminelëve mijëra paundë për të ardhur këtu.” Aktivistët e të drejtave të njeriut protestuan duke argumentuar se mënyra e hyrjes nuk duhet të zvogëlojë mundësinë e një procedure azili.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin me homologen e tij britanike Priti Patel për të biseduar për refugjatët që kapërcejnë ilegalisht Kanalin e la Manshit.

Por ministrja e Brendshme, e cila njihet si përfaqësuese e linjës së ashpër, promovon në mënyrë të palëkundur planin e saj: “Askush nuk ka përse të ikë nga Franca për të qenë i sigurt”, tha ajo disa ditë më parë në parlamentin britanik. Plani i saj është që refugjatët të kthehen që në kufi. Sindikata PCS, në të cilën janë organizuar shumë roje kufitare britanike, mund t’i bashkohet së shpejti një procesi gjyqësor të organizatave në mbrojtje të refugjatëve. Nuk do të ishte beteja e parë që i del përpara luftarakes Priti Patel.

Bijë imigrantësh dhe konservatore

Prindërit e Patelit i përkisnin pakicës indiane, që u shpërngul në Ugandë (Afrika Lindore) gjatë kohës së kolonializmit. Pak para dëbimit të shumë indianëve nga diktatori Idi Amin në vitin 1972, çifti u zhvendos në Britaninë e Madhe. Në të njëjtin vit lindi edhe Priti Patel. Në vitet e saj të hershme, shkruan The New European, Patel shpesh tregonte se si arriti t’i bashkohej Partisë Konservatore në moshën 18-vjeçare si bijë punëtorësh dhe imigrantësh. Ajo përmendte edhe kryeministren legjendare Margaret Thatcher, e cila sikurse Patel, ishte vajza e një shitësi.

Prejardhja e saj tani rrallë përmendet në opinion. Në një debat parlamentar në qershor 2020, kur në Britaninë e Madhe dolën në rrugë protestues, shumica me ngjyrë, për të ngritur zërin kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd, deputetja e laburistëve, Florence Eshalomi, e ftoi Patelin ta pranonte ekzistencën e pabarazisë racore, duke i kujtuar fyerjet raciste që duhej të duronte kur ishte fëmijë.

Metallica dhe Margaret Thatcher

49-vjeçarja tashmë është pjesë e qeverisë konservatore të Boris Johnsonit. Në fillim të karrierës së saj politike përshkruhej si ekzotike: “Nëse çelësi i suksesit do të ishte që të mos dukesh dhe të mos dëgjohesh si konservator, atëherë Priti Patel mund ta shpëtonte partinë,” shkruante Daily Telegraph në Londër në vitin 2001, kur Tony Blair sapo u rizgjodh nga laburistët, ndërsa konservatorët ishin në një krizë lidershipi. Ajo asnjëherë nuk e ka parë veten si deputete, shkruan gazeta, deri kur u frustrua nga kriza e partisë e mendoi: “Dreqin ta hajë, epo dikush duhet ta bëjë”.

Margaret Thatcher, kryeministrja e Britanisë nga viti 1979 deri në 1990, është idhulli i Priti Patel

Artikulli përshkruan foton e një 30-vjeçareje, e cila nga njëra anë dëgjon “Metallica”-n me zë të lartë dhe në universitet shoqërohet dhe kalon mbrëmjet me të majtët – por nga ana tjetër është në gjendje të shprehë shumë qartë atë që përfaqëson politikisht: “Liritë individuale që heqin qeverinë nga supet e njerëzve, më pak taksa, më shumë liri zgjedhjeje në arsim dhe shëndetësi, qeverisje të forta vendore”.

Patel i prezantoi bindjet e saj hollësisht në memorandumin e vitit 2012 “Britannia Unchained”, i cili shpesh përshkruhet si një version më modern dhe radikal i vizionit politik të Margaret Thatcher. Vlen të përmendet se kush kontribuoi në të përveç Patelit: Kwasi Kwarteng tani është ministër i Ekonomisë, Dominic Raab, ministër i Erejtësisë, Liz Truss tani ministre e Jashtme dhe bashkautori i fundit, Chris Skidmore, ishte gjithashtu në kabinetin e Boris Johnsonit deri në vitin 2020, kur tha se punëtorët britanikë ishin “ndër përtacët më të mëdhenj në botë” – ndërsa lëvdoi “frymën e fortë konkurruese” në Kinën komuniste.

Priti Patel u ngrit më shpejt se disa nga bashkautorët e saj: Në vitin e fundit të tij në në detyrë, David Cameron e solli atë në kabinet, si Ministre të Punës. Patel promovoi Brexit-in dhe në vitin 2016 u bë Ministre për Zhvillimin Ndërkombëtar nën kryeministren e re Theresa May. Në atë periudhë lindën idetë britanike për ta përshtatur ndihmën e zhvillimit me interesat kombëtare. Ajo u detyrua të jepte dorëheqje nga posti si ministre në vitin 2017, pasi u bë e ditur se ishte takuar me zyrtarë izraelitë, gjatë pushimeve, pa u marrë vesh paraprakisht me qeverinë. Dy vjet më vonë ajo u kthye në tryezën e kabinetit nën Boris Johnson – si Sekretare e Brendshme.

Në atë kohë ajo ra në sy me deklarata të bujshme se kriminelët duhet “të ndiejnë tekstualisht frikë dhe tmerr, vetëm nëse u shkon ndër mend të bëjnë krime”. Dikur ajo bënte thirrje për dënimin me vdekje si barrierë për parandalimin e krimeve – një pozicion nga i cili ndërkohë është distancuar.

Aksion për shpëtimin e migrantëve që vijnë me barka nga Franca, 24 nëntor 2021, Dungeness, Britania e Madhe

Që kur mori detyrën si Ministre e Brendshme, ajo është marrë thuajse edhe me çështjen e migracionit: Në tetor 2019 u zbuluan trupat e 39 emigrantëve vietnamezë, të cilët u gjendën të vdekur në një kamion në qarkun jugor anglez, Essex. që është edhe zona elektorale e Patelit. Si rezultat, Britania e Madhe, së bashku me Francën, rriti monitorimin e kamionëve që kalonin Kanalin e la Manshit dhe mori pjesë në sistemet e sigurisë kufitare në hyrje të Eurotunelit në Calais. Në artikullin e shkruar për “The Sun”, Patel konstatonte: “Për ironi, ishte suksesi ynë në mbylljen e rrugës së kamionëve që bëri që bandat monstruoze të kalonin te varkat”.

Pas aksidentit me anije me 27 të vdekur në fund të nëntorit, Patel tregoi se mund të imagjinonte tragjedi edhe më të këqija në Kanalin e La Manshit në dimrin e ardhshëm.

Marre nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson priti patel boris johnson priti patel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet