LIVE UPDATES
Bota

“Prioriteti ynë ishte të shpëtonim jetë, kemi gabuar”, Kina tregon pse u rishikuan rastet dhe viktimat nga Covid-19, koh

18 Prill 2020, 21:20 Nga DOSJA
“Prioriteti ynë ishte të shpëtonim jetë, kemi

KINË– Përgjegjësi i komandës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19 në Wuhan ka shpjeguar se përse duhet rishikuar numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 dhe i vdekjeve. Në një shkrim të botuar në “Crionline”, shihet edhe intervista.

Pjesë nga intervista

Pse duhet të rishikohet numri i rasteve të konfirmuara dhe i vdekjeve?

Epidemia e COVID-19 është një emergjencë e madhe e shëndetit publik në Kinë me përhapjen më të shpejtë, sferën më të gjerë të infektimit dhe vështirësinë më të madhe të parandalimit dhe kontrollit që nga themelimi i Kinës së Re. Si terreni kryesor për betejën vendimtare të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, qyteti Ëuhan, nën udhëheqjen e fortë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës e të Këshillit të Shtetit dhe nën komandën specifike të Komitetit të Partisë të Hubeit dhe të qeverisë së provincës, ka miratuar masat më gjithëpërfshirëse, më të rrepta dhe më të plota të parandalimit dhe kontrollit. Përhapja e epidemisë është bllokuar në thelb dhe është hequr kontrolli në rrugët për të dalë jashtë qytetit, gjë që ka krijuar kushte të favorshme për rishikimin gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm të të dhënave të situatës epidemike.

Informacioni mbi gjendjen epidemike, si rastet e diagnostikuara dhe vdekjet, duhet të raportohet në kohën e duhur dhe të publikohet në mënyrë të hapur, transparente dhe të vërtetë. Në fillim të shpërthimit, në fazën e hershme të epidemisë, për shkak të aftësive të pamjaftueshme për pranim dhe trajtim, disa institucione mjekësore nuk arritën të lidhen me sistemin e informacionit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në kohën e duhur. Ndërkohë, në kulmin e mjekimit, spitalet ishin të mbingarkuara dhe personeli mjekësor ishte përqendruar në mjekimin dhe shpëtimin e njerëzve, kështu që ka pasur njoftime me vonesë dhe me shifra të gabuara.

Sipas paragrafit 4 të nenit 38 të “Ligjit për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve infektive të Republikës Popullore të Kinës” se “duhet të publikohen të dhënat epidemike në kohë dhe me saktësi”; paragrafit 3 të nenit 25 të “Rregullores për emergjencat e shëndetit publik”, që thotë se “duhet të publikohet informacioni në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të gjithanshme”; nenit 19 të “Rregullores së zbatimit të ‘Ligjit të statistikave të Republikës Popullore të Kinës’”, që “të dhënat statistikore me mungesa ose gabime të dukshme duhet të plotësohen ose të rishikohen sipas ligjit”; nenit 14 të “Rregullores për regjistrimin e të dhënave të të vdekurve”, nga i cili kërkohet që “institucionet mjekësore duhet të krijojnë sistemin e duhur për rishikimin e të dhënave” dhe nenit 15 që “institucionet mjekësore duhet të krijojnë sistemin e krahasimit dhe shqyrtimit të të dhënave përkatëse” etj., duhej të bëhej një rishikim për numrin e rasteve të konfirmuara dhe të të vdekurve.

Si është bërë rishikimi i numrit të rasteve të konfirmuara dhe të vdekjeve?

Komanda për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 në Ëuhan i kushton rëndësi të madhe punës së rishikimit dhe me parimin e përgjegjësisë për historinë, popullin dhe ata që janë ndarë nga jeta, për të garantuar të dhëna të hapura dhe shifra të sakta për gjendjen epidemike, në fund të marsit 2020, ka formuar një grup të posaçëm inspektimi për të dhënat e mëdha lidhur me gjendjen epidemike, duke mobilizuar sektorët dhe departamentet kryesore, si komisioni shëndetësor, rendi publik, çështjet civile, organet juridike dhe statistikore, të cilët kanë bërë krahasim të dhënash në internet me sistemet përkatëse shëndetësore dhe ndërkohë, kanë bërë mbledhjen e të dhënave nga të gjitha zonat e infektimit në Ëuhan, si klinikat e sëmundjeve infektive, spitalet e përhershme dhe ato të përkohshme, pikat e karantinës, lagjet me raste infektimi, si edhe institucionet e veçanta që menaxhohen nga departamentet e sigurisë publike, të drejtësisë, të çështjeve civile etj., si burgjet dhe shtëpitë e të moshuarve. Është mbledhur informacioni personal për të gjitha rastet një për një me institucionet mjekësore, lagjet, stacionet bazë të policisë dhe të afërmit e të sëmurëve, për të garantuar që çdo shifër të jetë e saktë dhe e bazuar te faktet.

Pas rishikimit, çfarë ndryshimesh ka në të dhënat për numrin e rasteve të infektimit?

Deri në orën 24 të 16 prillit, numri i të sëmurëve të konfirmuar që u publikua më parë ka qenë 50 008. Për shkak që disa pacientë kanë qenë në shumë spitale për mjekim, atëherë 217 raste janë raportuar me përsëritje dhe numri duhet të ulet. Për shkak të njoftimeve të vonuara ose të gabuara, duhet të shtohen 542 raste që nuk ishin raportuar në kohë. Atëherë numri real i përgjithshëm i të infektuarve është rishikuar në 50 333.

Pas rishikimit të të dhënave për viktimat nga COVID-19, çfarë ndryshimesh ka?

Deri në orën 24 të 16 prillit, numri i të vdekurve në qytetin Ëuhan i publikuar më parë ka qenë 2 579. 164 raste ndër to janë raportuar me përsëritje ose nuk janë nga COVID-19 dhe duhet të hiqen. Krahas kësaj, disa prej vdekjeve nuk janë regjistruar në sistemin e informacionit dhe disa institucione mjekësore kanë bërë njoftim me vonesë, prandaj duhet të shtohen 1 454 raste vdekjesh dhe numri i përgjithshëm real i të vdekurve duhet të rishikohet në 3 869.

Çfarë rëndësie ka puna e rishikimit të numrit të rasteve të konfirmuar dhe të vdekjeve nga COVID-19 në Wuhan?

Siguria e jetës dhe shëndeti janë nevojat më themelore dhe dëshirat më të zakonshme të njerëzve. Pas këtyre të dhënave mbi gjendjen epidemike qëndron jeta e shëndeti i njerëzve, si edhe besimi te qeveria. Rishikimi në kohë i numrit të rasteve të konfirmuara e të vdekjeve nuk është vetëm në favor të mbrojtjes së të drejtave të popullit e të vendimmarrjes shkencore mbi parandalimin e kontrollin e epidemisë, por është edhe një përgjigje ndaj vëmendjes shoqërore e respekt për çdo jetë.

Edhe para dy ditësh, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian ka thënë se kurrë nuk ka pasur një mbulim të shpërthimit të koronavirusit në Kinë dhe qeveria nuk lejon diçka të  tillë, por korigjimi i bilancit u bë sepse ishte ishte llogaritur gabim. Qyteti i Wuhan, epiqendra e shpërthimit të Covid-19, çuditërisht ka rishikuar numrin e të infektuarëve dhe viktimave, duke i rritur ato dhe duke shtuar gjithashtu edhe numrin e viktimave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine koronavirusi në kinë wuhan zhao lijian kine koronavirusi në kinë wuhan zhao lijian

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë