LIVE UPDATES
Bota

Në këtë ordinancë jeton Zoti, punon mjeku, ndihmohet i sëmuri

18 Prill 2020, 17:27 Nga DOSJA
Në këtë ordinancë jeton Zoti, punon mjeku, ndihmohet i

TIRANË– Doktor Xhevdet Zenuni është mjeku më i njohur shqiptar në Vjenë të Austrisë. Puna korrekte, serioze dhe besimi që kanë fituar pacientët, ka bërë që ordinanca e tij të jetë e stërmbushur gjatë gjithë ditës. Ordinanca e doktor Xhevdetit ka mbi 2500 pacientë të regjistruar nga gjitha nacionalitetet dhe është ndër pesë ordinancat me të vizituara në Vjenë. “Albinfo.at” ishte për vizitë me ç’rast realizuam edhe një bisedë për sukseset e doktorit tonë shqiptar.

Nëse pyet dikë se ku mund të gjendet një mjek shqiptar në Vjenë, të gjithë do të flasin për një emër: Xhevdet Zenuni. Në rrugën Liebknechtgasse 3, në qarkun e 16-të gjendet ordinanca e mjekësisë së përgjithshme të mjekut tonë shqiptar, Xhevdet Zenunit. Posa të hysh në ordinancën e tij, bie në sy një tabele e varur në mur që shkruan në gjuhë të ndryshme, ndër to edhe shqip. „Në këtë ordinancë jeton Zoti, punon mjeku dhe ndihmohet i sëmuri“. Sapo afrohesh në shalter, përveç një infermiere austriake, aty është edhe infermierja e diplomuar dhe bashkëshortja e dr.Xhevdetit e cila ndonëse është nga Polonia, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. „Keni caktuar termin te mjeku? – na thotë shqip sapo kuptoi se jemi shqiptar. „Uluni dhe prisni deri sa ju thërret mjeku“, shprehet ajo me një respekt. Meqë nuk ishim për vizitë mjekësore, u dashtë të presim deri sa përfunduan të gjithë vizitat e pacientëve. Gjatë asaj kohë sa qëndruam aty, pamë numër të madh të pacientëve nga të gjitha nacionalitet që flisnin lloj-lloj gjuhësh: gjermanisht, shqip, turqisht, serbo –kroatisht, anglisht, polonisht, rusisht dhe gjuhë të tjera. Kur na erdhi radha, doktor Xhevdeti na ftoi brenda. „Tash jemi me të qetë dhe kemi kohë sa të dëshirojmë edhe për bisedë“, na thotë ai duke u relaksuar pas një dite të ngarkuar me punë.

„Kjo ordinancë është prej më shumë se 70 vitesh. Nga viti 2008 më është dhënë e drejta për ta hap si ordinancë timen. Kur e kam hap ordinancën kanë qenë vetëm 500 pacientë të regjistruar, ndërsa prej tyre diku vetëm 5 përqind të huaj apo thënë me saktësisht, vetëm 20 familje të huaja. Për 4-5 vite kemi arritur që të rrisim numrin e pacientëve në afërisht 2500 pacientë të regjistruar. Tani në Vjenë jemi diku ordinanca katër ose pestë që ka më së shumti pacientë sa i përket ordinancave të mjekësisë familjare në Vjenë”, shprehet ai për “albinfo.at”.

Rruga për sukses jo gjithmonë e shtruar me lule

E për të arritur deri te ky sukses, doktor Xhevdeti nuk e ka pasur gjithë rrugën të shtruar me lule. I lindur në Koshare të Gjakovës, familja e tij u shpërngul në Deçan ku doktori kreu edhe shkollën e mesme. Përfundon fakultetin e mjekësisë në Prishtinë. Një kohë ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. Në vitin 1991 migron për në Austri. Vështirësitë me nostrifikimin e diplomës ishin jo edhe aq të lehta. Përveç kësaj, atij ju deshtë të vijon shkollime, të merr pjesë nëpër simpoziume dhe seminare të shumta të përfundonte specializimin, krejt kjo që të i njihet e drejta për mjekësi familjare.

“Katër vitet e para kam punuar çfarë kam mundur. Dy vite kam punuar në fabrikën që prodhonte dritaret për metro. Dritaret e metros 6 (U-6) në Vjenë, janë të vendosura nga unë. Në vitin 1995 e mora shtetësinë austriake dhe atëherë u lajmërova për të bërë praktikën. Gjatë asaj kohe fillova të punoj në një ordinancë të mushkërive. Punova për 4 vite, ndërkaq për po aq vite u shkollova edhe për laborator. Paradite punoja në atë ordinancë ndërsa pasdite në laborator.

Në vitin 2000 m’u dha e drejta si mjek i diplomuar për bashki. Pas 36 muajve shkollim më kanë dhënë diplomën si mjek i përgjithshëm“, tregon ai për rrugëtimin e mundimshëm jo vetëm profesional por edhe financiar. „ Pas katër pesë viteve arrita t’i plotësoi kushtet për të pasur ordinancë time. Vështirësitë kanë qenë edhe financiare. Këtu në Vjenë, për të marr një ordinancë është dashtë të paguaja afërisht të ardhurat për tri vitet e fundit që ka marr mjeku paraprak”.

Ordinanca e Xhevdet Zenunit ofron shërbimet e mjekësisë së përgjithshme, bën analizat e gjakut, terapi për sëmundje të ndryshme, terapi për shërimin e sheqerit, terapi speciale për pacientët e varur nga narkotikët. “Kam mbi 120 pacientë të komuniteteve të ndryshme që shërohen nga unë të cilët janë të varur nga substancat narkotike. Pra, ordinanca jonë ofron të gjitha shërbimet që nuk i përkasin një fushe të një mjeku tjetër që është i specializuar për të kryer ato shërbime”.

Doktor Xhevdeti është shumë i afërt me pacientë, i dëgjueshëm dhe mundohet të ofroj gjithë njohurit mjekësore për pacientët e tij, sidomos për pacientët shqiptarë të cilët disa prej tyre për shkak të problemeve gjuhësore nuk arrin të orientojnë mjekët austriak për sëmundjen që vuajnë.  “Mundohem të jam i afërt më secilin. Mjeku duhet ta luaj edhe rolin e psikologut dhe jo vetëm të kontrolloj pacientin dhe të jep medikamente shëruese. Tek komuniteti ynë shqiptarë kemi disa që kanë problem me gjuhën gjermane, pastaj kemi shumë student të cilët po ashtu në fillimet e tyre kanë probleme me gjuhë. Kur flasin më mua dhe në gjuhën shqipe, ata ndihen më të lirë dhe mund të tregojnë më mirë për problemet e tyre shëndetësore.  Në medicinë duhet edhe pacienti të jetë një gjysmë mjeku, sa më mirë që pacienti e orienton mjekun, edhe shërimi është më i shpejtë”, thotë ai.

Doktor Xhevdet Zenuni është i martuar me Barbara Zenunin, infermiere e diplomuar dhe ka dy djem. Djali i madh Esmiri 28, ndjek rrugën e babait. Ai ka përfunduar mjekësinë dhe është në specializim ndërsa punon në spitalin “Donauspital” ne Vjenë, kurse djali i dytë Albini 22, është student në fakultetin juridik.

Kohën e lirë e kalon me muzikë folklorike

Doktor Xhevdet Zenuni përveç profesionit në mjekësi është i njohur edhe për pasionin e tij me muzikë. Ai, që nga koha e studimeve di të luaj me të gjitha instrumentet muzikore dhe të këndoj këngë folklorike. Edhe tash, sa herë që të gjënë kohë të lirë ia thotë ndonjë kënge me familjen apo shoqërinë e tij. Bashkë më të këndon edhe djali i tij, Esmiri. „Prej vegjëlisë merrem me muzikë folklorike. Kam këngë të incizuara, kemi pas një grup të mjekëve sa kemi qenë student dhe merrnim pjesë në organizime të ndryshme. Unë di të luaj me gjitha instrumentet e  muzikës folklorike. Po ashtu edhe djali është i pasionuar pas kësaj muzike. Janë edhe disa incizime të publikuara në youtube. Kur të jemi në qejf, të paktën një ose dy herë në javë bashkë me djalin  këndojmë vetëm për dëshirën tonë”, shprehet ai.

Muaj më parë është formuar edhe shoqata e mjekëve shqiptarë në Austri. Doktor Xhevdeti thotë se në dekadën e fundit është një rritje e madhe e numrit të doktorëve shqiptarë në Austri të cilët njihen për punën e tyre të zellshme dhe shumë profesionale: “Në Austri fatmirësisht kemi mjekë të gjitha lëmive nga: kardiolog, kirurg, dentist e deri tek mjek të fëmijëve. Kjo më gëzon edhe mua dhe mundohem të bashkëpunojmë sa më shumë me njëri tjetrin”, tregon ai duke shtuar se vetëm në spitalin “Donauspital” janë të punësuar afër 10-të mjekë shqiptarë.  Po ashtu doktor Xhevdeti është aktiv në shoqatën bamirëse “Aleanz für Kinder” e cila sjell nga Kosova dhe Shqipëria rreth 100 fëmijë në vit për shërim në spitalet austriake.

U larguam nga takimi me mjekun Xhevdet Zenuni me urimet e përbashkëta për suksese edhe më të mëdha në vitin 2020.

Marrë nga Albinfo.ch

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora esmir zenuni mjeku shqiptar ne vjene xhevdet zenuni esmir zenuni mjeku shqiptar ne vjene xhevdet zenuni

Sondazh

Poll
Bota 18 Prill 2020, 12:36

Kosovë-  Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposhtë koronavirusin e ri, që shkakton s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet