Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ZVICER – Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Oto Bariç, u nda nga jeta më 13 dhjetor në moshën 88-vjeçare. Një lajm i hidhur për futbollin, që humbi një figurë që ka dhënë kontribut të madh për këtë sport për dekada me radhë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera ku ai punoi si Kroaci, Austri, Turqi, Gjermani, etj.
Për ndarjen nga jeta të Oto Bariçit ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili i ka përcjellë ngushëllimet e tij komunitetit kroat të futbollit, por edhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar ndër vite me ish-trajnerin e njohur.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të kombëtares dhe figurës emblematike të futbollit kroat, Oto Bariç. Fjalët duken të pamjaftueshme për të shprehur trishtimin që ndiejmë për këtë humbje”, – shkruan numri një i FIFA-së në telegramin e ngushëllimit dërguar presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Davor Šuker, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Austriake të Futbollit.
Në mesazhin e tij të titulluar “Në kujtim të Oto Bariç”, presidenti Infantino kujton karrierën e kroatit të shquar, i cili si futbollist përfaqësoi ngjyrat e Metalac Zagreb dhe NK Lokomotiva. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai nisi një karrierë të suksesshme si trajner, që do të zgjaste për më shumë se katër dekada.
“Ai ishte trajner i klubeve në Kroaci, Gjermani, Austri dhe Turqi, duke fituar disa tituj me FC Wacker Innsbruck, SK Rapid Wien, FC Red BullSalzburg dhe GNK Dinamo. Ai gjithashtu ishte trajner i ekipeve Kombëtare të Austrisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, që ishte edhe emërimi i tij i fundit”,– shkruan Infantino, teksa shton më tej:
“I konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit kroat të të gjitha kohërave, një legjendë e trajningut, udhëheqës dhe motivues i ekipit, trashëgimia dhe arritjet e tij, e në veçanti lidershipi i tij, personaliteti i tij dhe cilësitë e tij njerëzore nuk do të harrohen kurrë, dhe ai do të na mungojë shumë. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, unë dëshiroj të përcjell ngushëllimet tona më të ndjera për Federatën Kroate të Futbollit, dhe për familjen, miqtë dhe të dashurit e Oto-s”,– shkruan ndër të tjera presidenti i FIFA-s, Infantino në mesazhin e tij.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HISTORI – Sot ai nuk luan më, ka vite që e ka lënë futbollin. Por të pasionuar pas futbollit, mosha e tretë dhe ajo mesme, me siguri e mbajnë mend portier...
TIRANE – Pak ditë nga fitimi i titullit Kampion Europe për Shqipërinë, gjimnasti rus me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov, është uruar edhe nga Presidenti i Re...
ANGLI – Mançester Siti i ka “veshur” fanelën e tij Lionel Mesit. Klubi britanik i sheikëve me gjasa është i vendosur që ta bëjë pjesë të tij yllin e Bar&...
ITALI – Dy legjenda të sporteve përkatëse, Ronaldo dhe Golovkin, janë vënë përballë njëri-tjetrit nga DAZN në një seri të re të quajtur “Fjalët Paralele”. I par...
ANGLI – Trajneri i Arsenalit, spanjoli Arteta e cilësoi si “të papranueshëm” gjestin e mesfushorit Granit Xhaka, gjë që më pas nxitën spekulimet për largi...
ITALI- Pavarësisht konfliktit, që ka degjeneruar edhe në konfrontim fizik me argjentinasin Alejandro Gomez të Atalantës, raportohet se trajneri Gasperini e ka g...
TIRANE – Ecuria e Vllaznisë në këto 8 javë kampionat duket se ka befasuar edhe vetë drejtuesit shkodranë, teksa e shohin skuadrën e tyre të udhëheqë Superioren ...
ITALI – “Ndaj Atalantës na pret një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi shumë të fortë që është bërë realitet prej disa vitesh. Ata janë një ekip i shkëlqyer j...
SPANJE – Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili është kandidat për t’u kthyer në postin e mëparshëm, i ka befasuar tifozët e Real Madridit me vendosj...
ITALI– Përfundon në barazim ndeshja mes Beneventos dhe Lazios, përballje kjo për javën e 12-të të Serisë A. Një përballje interesante ku kishte edhe një derbi m...