LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i ardhshëm? ‘Unë jam Forza Italia’, broshura që fut në garë Berlusconin

18 Dhjetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Presidenti i ardhshëm? ‘Unë jam Forza Italia’, broshura

ITALI – Kur hapën e-mailet e tyre muajin e kaluar, ligjvënësit italianë u befasuan kur gjetën një antologji fjalimesh të Silvio Berluksonit. Në kopertinë ishte një foto e ish-kryeministrit, me krahët e ngritur lart për të përshëndetur një turmë të madhe.

Broshura, e titulluar me modesti “Unë jam Forza Italia”, ishte hapi fillestar i fushatës ende të pashpallur zyrtarisht të manjatit mediatik 85-vjeçar, për të kurorëzuar karrierën e tij të trazuar politike me zgjedhje nga një grupim parlamentarësh në postin më të lartë të Italisë.

Mandati i Presidentit në detyrë, Serxho Matarela skadon më 3 shkurt, dhe ai e ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e kandidimit për një mandat të dytë. Prandaj gara për ta pasuar atë në detyrë, ka nisur tashmë të dominojë jetën publike në Itali. Po pse ndodh kjo gjë?

Një president shpenzon shumë nga koha e tij duke mbajtur fjalime, duke dhënë dekorata dhe duke pritur personalitete. Ai (nuk ka pasur kurrë një presidente femër) ka disa kompetenca me peshë, përfshirë përgjegjësinë për shpërndarjen e parlamentit dhe emërimin e kryeministrit të ri.

Por këto fuqi janë të pakta. Ajo që e bën zgjedhjen e një presidenti kaq të rëndësishme në këtë moment, është se ata që mendohet se e lakmojnë këtë detyrë, përfshijnë kryeministrin aktual, Mario Dragi, garantuesin e Brukselit dhe tregjeve ndërkombëtare se Italia do t’i shpenzojë me produktivitet 200 miliardë eurot që do të marrë nga fondi i BE-së për rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë së Covid-19.

Sido që të shkojë kjo garë, presidenca mund të krijojë një problem. Nëse zoti Dragi do të dështojë në përpjekjen për t’u zgjedhur si banori i radhës në Pallatin Kuirinale, pozita e tij do të reduktohej ndjeshëm,dhe po kështu edhe aftësia e tij për të mbajtur së bashku koalicionin e gjerë të partive që e mbështesin atë, dhe ku i vetmi emërues i përbashkët për ta është respekti i madh që kanë për të si teknokrat.

Megjithatë, nëse ai ia del mbanë, atëherë do të duhet të gjendet një zëvendësues, që mund ta pengojë shpërbërjen e koalicionit qeveritar heterogjen. Dhe kjo gjënuk do të jetë aspak e lehtë. Sido që të shkojnë gjërat, gjasat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të bien ndjeshëm.

Por edhe nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, sondazhet aktuale sugjerojnë se rezultati do të ishte një qeveri koalicioni e dominuar nga dy parti me histori konfrontimi me Komisionin Evropian:Vëllezërit e Fratelli D’Italia, rrënjët e së cilës janë tek neofashizmi dhe Lega e Veriut, që është shumë populiste.

Brenda Italisë priren të nënvlerësohen rreziqet e këtyre forcave. Por jo diku tjetër. Teneo, një kompani konsulence, paralajmëroi kohët e fundit se zgjedhja e Dragit si president, mund “ta zhysë sërish vendin në trazira politike, duke minuar përpjekjet për të miratuar reformat e nevojshme dhe për të siguruar këstet e rregullta të fondeve të BE-së”.

Xhorxhia Meloni e Fratelli D’Italia dhe Mateo Salvini i Lega,janë të dy nominalisht mbështetës të aleatit të tyre, Silvio Berluskonit. Por është e qartë se interesat e tyre lidhen shumë më çuarjen e Dragit në presidencë.

Nëse ky i fundit dhe dy të parët do të kenë sukses në synimin  e tyre,kjo është një çështje tjetër. Është ende e mundur të gjendet një zgjidhje që i jep mundësi Dragit të qëndrojë si kryeministër, me një humbje minimale të mbështetjes.

Kreu i Partisë Demokratike i qendrës së majtë, Enriko Leta, që është ngjitur në krye të sondazheve javët e fundit, dëshiron që Dragi të qëndrojë në postin e kryeministrit. Deklaratat e fundit nga figurat kryesore të Lëvizjes Pesë Yjet, që mbetet ende grupi më i madh në parlament pavarësisht nga rënia në sondazhe që nga zgjedhjet e mëparshme, sugjerojnë që edhe ata mbështesin vijimësinë e qeverisë Dragi.

Ndoshta më i rëndësishmi nga të gjitha është instinkti për vetë-përmbajtje, si politike po ashtu edhe financiare i ligjvënësve italianë. Për shkak të një reforme në vitin 2019, parlamenti i ardhshëm do të ketë rreth 2/3 e numrit të mandateve të parlamentit aktual.

Dhe nëse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen përpara datës 24 shtator 2022, deputetët do të humbasin për herë të parë të drejtën e pensionit. Prandaj Berluskoni premton se nëse do të zgjidhet president, do të siguronte që legjislatura aktuale ta mbarojë mandatin e saj në vitin 2023. (“The Economist” – Bota.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota presidenti i italise silvio berlusconi presidenti i italise silvio berlusconi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet