LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden: Shpresoj që armëpushimi në Lindjen e Mesme të jetë i qendrueshëm

22 Maj 2021, 06:45 Nga DOSJA
Presidenti Biden: Shpresoj që armëpushimi në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Partia Demokrate vazhdon ta mbështesë Izraelin dhe ai shpreson që armëpushimi midis izraelitëve dhe Hamasit të ishte i qendrueshëm.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, zoti Biden tha se një zgjidhje me dy shtete ishte e vetmja përgjigje për zgjidhjen e konfliktit midis të dy palëve dhe u zotua të krijonte një paketë të madhe me vendet e tjera për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi të premten u dhanë fund 11 ditëve luftime që shkaktuan vdekjen e 248 njerëzve dhe plagosjen e 1,900 të tjerëve. Zyrtarët humanitarë thonë se do të duhen vite që të rindërtohet në Gaza, me një kosto prej dhjetëra miliona dollarësh.

Presidenti Biden bëri thirrje për t’iu dhënë fund luftimeve nga ekstremistët nga të dy palët dhe tha se ishte e domosdoshme të vendosej siguria për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe të ndihmoheshin banorët e Gazës. Ai tha se do të insistonte gjithashtu që qytetarët izraelitë – si arabë dhe hebrenj – të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ai tha se palestinezët duhet të njohin gjithashtu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

“Le të bëjmë të qartë diçka: derisa rajoni të thotë pa mëdyshje se e pranon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre, nuk do të ketë paqe,” u tha zoti Biden gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae.

Biden nuk pranoi të fliste për bisedimet e tij të fundit me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por tha se ai besonte se udhëheqësi izraelit do ta respektonte armëpushimin.

“Unë lutem që armëpushimi të mbajë. Unë e besoj fjalën eBibi Netanyahut kur më jep fjalën.Ai kurrë nuk e ka shkelur fjalën e tij ndaj meje,” tha zoti Biden.

Zoti Biden mori detyrën në janar i vendosur për ta përqendruar kohën dhe energjinë e tij tek pandemia e koronavirusit dhe rënia ekonomike në vend dhe sfidat e mëdha jashtë vendit si Kina, Rusia dhe Irani.

Por pas konfliktit në Gaza që kërkoi përpjekje intensive diplomatike prapa skenës nga Shtetet e Bashkuara, këshilltarëve të tij po u duhet të ndryshojnë radhën e përparësive ndërsa kërkojnë ta bëjnë të qendrueshëm një armëpushim Izrael-Hamas, të hartojnë një plan për të ndihmuar për rindërtim për palestinezët dhe të parandalojnë një përsëritje të asaj që u bë kriza e parë e politikës së jashtme të zotit Biden.

Një zyrtar amerikan tha se fokusi është tek “ajo që do të vijë më pas, duke parë përtej dhunës, në mënyrë që të bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar shanset që të gjendemi përsëri këtu. ”

Toni më aktiv i administratës është një ndryshim i qartë nga një qëndrim i rezervuar në muajt e parë në detyrë për të trajtuar konfliktin e kahershëm izraelito-palestinez.

Megjithatë ai nuk ka treguar interes të menjëhershëm për t’u angazhuar në një përpjekje të re për të ringjallur përpjekjet e paqes për një kohë të gjatë në një kohë kur shumica e analistëve shohin pak ose aspak perspektivë për negociata të suksesshme.

Por ka pasur shenja në rritje të një angazhimi të ri të Shteteve të Bashkuara tani që zjarri i raketave nga Gaza dhe bombardimet izraelite duket të jenë ndalur. Kjo vjen pasi zoti Biden u përball me presion të madh për të marrë një rol më të vendosur – si dhe një vijë më të fortë me Izraelin – nga demokratët progresive, mbështetja e të cilëve ishte thelbësore për fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Pas atyre që zyrtarët amerikanë i përshkruan si kontakte diplomatike gjatë ditës që ndihmuan në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi të enjten, zoti Biden po dërgon Sekretarin e Shtetit Antony Blinken për t’u takuar me udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe rajonalë në ditët e ardhshme në vizitën e tij të parë në Lindja e Mesme.

Një paketë e madhe ndihmash

Në krye të listës së detyrave të SHBA-së do të jetë mbledhja e ndihmave të mëdha humanitare dhe rindërtimit për Gazën. Pas disa ditësh sulmesh ajrore izraelite, zyrtarët e Gazës thanë se 16,800 shtëpi ishin dëmtuar dhe banorët kishin vetëm tre ose katër orë energji elektrike në ditë. Zyrtarët palestinezë thane se kostoja e rindërtimit ishte dhjetëra miliona dollarë.

Biden tha të enjten se Shtetet e Bashkuara do të punojnë përmes Kombeve të Bashkuara dhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe se një ndihmë e tillë do të koordinohet me Autoritetin Palestinez, rivali i Hamasit, i cili qeveris vetëm në disa pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar. Hamas vlerësohet si një grup terrorist në Perëndim dhe nga Izraeli, të cilin militantët janë zotuar ta shkatërrojnë.

Zyrtarët amerikanë thanë se administrata po përgatiste një paketë ndihme. Kjo do të ishte përveç ndihmës 235 milion dollarëshe për palestinezët të njoftuar në prill, që ishin një rifillim i fondeve për agjencinë e Kombeve të Bashkuara që mbështet refugjatët dhe duke rikthyer ndihmën tjetër të ndërprerë nga ish-Presidenti Donald Trump.

Një lëvizje tjetër që ka si synim riparimin e lidhjeve me palestinezët që u dëmtuan gjatë mandatit të zotit Trump, do të ishte rihapja e konsullatës amerikane në Jeruzalemin Lindor që u shërbente palestinezëve dhe të cilën zoti Trump e mbylli, tha një person i afërt me këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, administrata e presidentit Biden po kërkon të përdorë të ashtuquajturat Marrëveshjet Abraham, të arritura nën zotin Trump për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe fqinjëve të Gjirit, Bahrain dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe Maroku dhe Sudani, për të ndihmuar në lehtësimin e kontakteve midis Izraelit dhe Palestinës, thanë zyrtarët amerikanë.

Shumë palestinezë thonë se ishin ndjerë të tradhtuar nga vëllezërit e tyre arabë pasi kishin bërë marrëveshje me Izraelin pa kërkuar përparim drejt krijimit të një shteti palestinez.

“Ajo që kemi mësuar nga Marrëveshjet e Abrahamit është se kur injoron konfliktin palestinezo-izraelit, kjo jo vetëm që i zbeh perspektivat për negociata, por në të vërtetë i hap rrugën acarimeve,” tha zyrtari amerikan.

Çdo përpjekje për të krijuar një lidhje midis normalizimit të Izraelit me shtetet Arabe dhe dhunës së fundit ka të ngjarë të refuzohet nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Zoti Biden bisedoi me të gjashtë herë gjatë negociatave të armëpushimit dhe megjithëse udhëheqësi i krahut të djathtë, i cili ishte afër me zotit Trump, në fund ra dakord për të ndalur sulmet ajrore, ata mbeten të ndarë lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe çështje të tjera.

Demokratët progresivë thanë se ishin të kënaqur me armëpushimin por i bënë thirrje administratës së zotit Biden të punojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden lufta izrael-palestine joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 21 Maj 2021, 20:02

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar vendimin e Albin Kurtit për nisjen e zbatimit të “mini-shengenit të Ball...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë