LIVE UPDATES
Bota

Deputet gjermanë kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, Roth: Kurtit i duhet mbështetja jonë!

22 Maj 2021, 05:25 Nga DOSJA
Deputet gjermanë kërkojnë liberalizimin e vizave për

GJERMANI– Michael Roth, ministri i Evropës i Gjermanisë, kërkoi në emër të qeverisë gjermane miratimin e zgjatjes së mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it, duke sjellë si argumentin kryesor se edhe në vitin e 23-të që nga përfundimi i luftës së Kosovës, prezenca e KFOR-it mbetet e nevojshme: “Kush merret me Ballkanin Perëndimor e sidomos me Kosovën në vitin 2021, ai do të konstatojë se ky rajon i vuajtur ende është larg nga pajtimi i qëndrueshëm, nga paqja, nga stabiliteti”, tha Roth.

Politikani socialdemokrat nënvizoi edhe perspektivën evropiane të Kosovës. “Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i Evropës dhe ne kemi një interes shumë të madh që ta jetësojmë perspektivën evropiane që kemi premtuar në vitin 2003 për vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe për Kosovën.”

Roth: Kurtit i duhet mbështetja jonë

Roth lavdëroi axhendën e kryeministrit Kurti: “Gjendja aktuale në Kosovë është më shpresëdhënëse sa kurrë më parë. Kemi një qeveri të re me në krye Albin Kurtin që i ka vënë vetes si synim të luftojë korrupsionin dhe të forcojë shtetin e së drejtës. Ai ka një maxhorancë të qëndrueshme në parlament, por nuk do të funksionojë pa mbështetjen tonë”, tha Michael Roth.

“Luftimi i pandemisë e ka treguar se BE-ja nuk është e vetmja që shihet si çerdhe e demokracisë, mirëqenies dhe sigurisë. Nëse ne lëmë aty një boshllëk, atëherë mund të vijnë edhe të tjerët, si Rusia dhe Kina e të zënë vendin tonë”, paralajmëroi Roth.

AFD: Kosova është pjesë e Serbisë

Deputeti i partisë së djathtë nacionaliste, Alternativë për Gjermaninë,  AfD, Jens Kestner,  i cili e mori fjalën pas ministrit Roth, përshëndeti deputetin e parlamentit serb, Karic, që ishte ulur në pjesën e vizitorëve, në tribunë, duke dhënë kështu parashenjën e qendrimit që do të kishte grupi i tij parlamentar ndaj Kosovës. “Ne kemi në Beograd, në qeveri,  bashkëbisedues, të cilët kanë arritur të krijojnë një shoqëri multietnike funksionale dhe një shtet të përparuar ekonomik dhe multietnik. Serbia, ku për mua bën pjesë edhe Kosova, duhet të mbahet afër, e jo të kërkohet çka na ndan.”

Deputeti i AFD-së tha më tej se  “nëse pretendojmë që jemi kundër ndryshimit të kufijve në botë, kudo qofshin, ne nuk kemi të drejtë të anashkalojmë faktin që kemi ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndryshimin e kufijve në këtë rajon”, tha  Kestner dhe shtoi: “Serbia edhe sot e kësaj dite na e kujton këtë kontradiktë, dhe unë e gjej me vend”.

Silberhorn: KFOR-i faktor stabilizues

Thomas Silberhorn, CSU; sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, e filloi fjalimin e tij duke iu kundërvënë pikërisht parafolësit nga partia AFD: “Është e vetëkuptueshme se e drejta e vetëvendosjes vlen edhe për popullin e Kosovës. Dhe është e padiskutueshme që për një paqe të vazhdueshme nevojitet një dialog midis Kosovës dhe Serbisë dhe është e gëzueshme që ky dialog si në Beograd, ashtu edhe në Prishtinë ka shkuar më përpara se në grupin parlamentar të parafolësit tim”, thumboi ai.

Silberhorn shfrytëzoi rastin të falënderohej edhe te të 130 000 ushtarët gjermanë të KFOR-it që kanë marrë pjesë në këtë mision qysh nga viti 1999. “Për këtë angazhim për të shtensionuar dhe stabilizuar gjendjen në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, angazhim  që u ka lënë edhe gjurmë në trup dhe shpirt, unë dua të shpreh njohjen time të lartë dhe respektin tim të thellë”, tha ai.

Silberhorn tha më tej se KFOR-i në Kosovë është në vijën e tretë: pas Policisë së Kosovës, në radhën e dytë është misioni policor i EULEX-it të Bashkimit Evropian, por që nevojitet si një forcë “robuste ndërhyrjeje” dhe “faktor stabilizues.”

Alt: Të liberalizohet regjimi i vizave

Renata Alt, nga Partia Liberale, FDP, në fjalën e saj u shpreh kundër ideve për ndryshimin e kufijve, duke cituar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me fjalët: “Kjo nuk përshtatet me kohën tonë. Ajo kërkoi një angazhim diplomatik në nivelin më të lartë nga ana e BE-së, pasi potenciali i shkallëzimit është shumë i lartë.”  

Renata Alt, kujtoi se kredibiliteti i BE-së në Ballkan është prej kohësh në rrezik: “Është komplet e pakuptueshme se përse Kosova ende nuk ka liberalizim vizash”, tha ajo dhe kërkoi nga Gjermania që të përdorë më shumë peshën e saj për ta mbështetur Kosovën në këtë pikë.”

Nastic: “Si nga flota ajrore e Hitlerit”

Zaklin Nastic, E Majta, e filloi fjalimin e saj me një krahasim provokues: “Në vitin 1999, Josef Fischer buçiste se me flotën e tij ajrore se do të ndalte një Aushvic të dytë dhe esesët serbë. Njerëzit në Beograd duhej të mbroheshin nga 20 mijë tonë bomba dhe municion me uran në të njëjtit bunkerë si dikur nga flota ajrore e Hitlerit”, tha deputetja e Majtë duke shprehur kështu edhe mospëlqimin e partisë së saj qysh në zanafillën e misionit të KFOR-it në Kosovë. 

Bilanci i misionit sipas saj ishte: “Një shtet artificial, i bërë duke shkelur rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garantonte sovranitetin dhe pacenueshmërinë territoriale të Jugosllavisë, pa ndonjë industri domethënëse, por me afro 47 përqind  papunësi te të rinjtë” dhe  “fortesë e terroristëve të IS-it.”  

Fjalë të mira gjeti Nastic vetëm për gjykimin që po i bëhet aktualisht ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga gjykata speciale e Hagës: “Për këtë, aleatin tuaj, qysh në një raport të Shërbimit të Fshehtë Gjerman të vitit 2005, thuhej se ka një rrjet kriminal që mban nën kontroll në të gjithë Kosovën“, tha ajo. 

Sarrazin: “Njohja e Kosovës është e panegociueshme”

Deputetët e tjerë që do ta merrnin fjalën më pas  u shprehën pro zgjatjes së angazhimit të ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it.

Manuel Sarrazin, nga Të Gjelbrit, kujtoi se kjo është një pikë për të cilën janë të një mendimi si ministrja e jashtme e Kosovës, ashtu edhe presidenti i Serbisë: “Që të dy thonë se KFOR-i duhet të jetë patjetër i pranishëm në Kosovë.”

Ashtu sikurse Alt, edhe Manuel Sarrazin bëri thirrje për liberalizimin e vizave me Kosovën: “Është e papërfaqësueshme që Kosova të mbetet përjashta, edhe pse i ka përmbushur kushtet”, tha si. Sarrazin kërkoi gjithashtu që Gjermania të angazhohet më shumë për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së: “Kosova duhet të njihet si shtet, kjo është e panegociueshme për ne”, tha deputeti i të gjelbërve.

Sarrazin, në cilësinë e tij si kryetar i Shoqatës së Evropës Juglindore, kishte zhvilluar të martën (18.05.) një pjesë të intervistës me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla.

Liberalizimi i vizave tani dhe njëherë

Edhe deputetët e CDU/CSU-së që folën më pas, si Christian Schmidt, CSU; dhe Peter Beyer, CDU; kërkuan liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.  “Ne duhet të flasim më shumë me vendet skeptike, sidomos me Holandën dhe Francën: “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që i kemi vënë ne, pra, Bashkimi Evropian. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe menjëherë”, tha Beyer.  

Beyer, i cili është raportues për Kosovën si në Bundestag, ashtu edhe në Këshillin e Evropës, kërkoi nga udhëheqja aktuale e Kosovës që megjithë sfidat e mëdha, si pandemia dhe korrupsioni, të mos e lënë anash procesin e normalizimit me fqinjët veriorë: Procesi i normalizimit me Serbinë duhet të ketë po aq prioritet, tha ai dhe shtoi: “Më mungojnë deklarata në këtë drejtim, si nga presidentja e shtetit ashtu edhe nga qeveria.”  

Beyer: Dialogu me përparësi

Beyer, i cili është edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike,  kujtoi edhe se me qeverinë e Joe Biden-it ekziston edhe një shans për t’u çliruar nga barra e dokumentit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe për t’i çuar përpara reformat transatlantike  Deputeti kristiandemokrat hodhi poshtë idenë anëtarësimit të gjithë Ballkanit Perëndimor si bllok në BE: “Kjo do të ishte baraz me pranimin e një dështimi total të politikës së zgjerimit të dhjetë viteve të fundit”, tha ai. 

Beyer i kujtoi në fund qeverisë Kurti edhe “detyrat e shtëpisë”, siç e quajti ai, konkretisht, realizimin e Asociacionit të Komunave serbe. Beyer shprehu besimin se Albin Kurti do të ishte në gjendje ta realizonte këtë premtim të mëparshëm të Kosovës, duke kujtuar se të gjitha qeveritë e deritanishme i kanë ikur kësaj çështjeje.“

KFOR-i, misioni i parë i Bundeswehr-it

Kërkesa e qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it u kalua në komisionet përkatëse të Bundestagut. Misioni i Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it u aprovua për herë të parë nga Bundestagu më 11 Qershor 1999 dhe ishte hera e parë që Gjermania dërgonte ushtarë në tokë të huaj. Ushtria gjermane është e detyruar që atëherë të marrë leje nga Bundestagu për çdo zgjatje të misionit. Më 28 qershor 2019, Bundeswehri e reduktoi numrin maksimal të ushtarëve të stacionuar në Kosovë nga 800 në 400. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 70 ushtarë gjermanë. 

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni deputetet gjermane kfori kosova deputetet gjermane kfori kosova

Sondazh

Poll
Bota 21 Maj 2021, 20:02

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar vendimin e Albin Kurtit për nisjen e zbatimit të “mini-shengenit të Ball...

Bota 21 Maj 2021, 19:11

Ambasadorja palestineze në vendin tonë, Ana Shawa, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, ku ka folur për konfliktin e armatosur Izrael...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet