Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht personat e familjes, arrestohen tre persona në Tiranë
5 Gusht 2020, 13:16Nga DOSJA
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi shtronin dhunë fizike në familje. Arrestimet u kryen në Tiranë, Shkozë dhe Valias të vjetër. Më konkretisht u arrestua 33-vjeçari A.K. në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes nëpërmjet telefonit.
Gjithashtu u arrestua nj 55-vjeçar me iniciale H.L. në Shkozë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe P.Gj. nga Valiasi i vjetër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e cila tashmë ka marrë urdhër mbrojtje.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 33 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton policia.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Spitali në Turqi e pranoi kërkesën, por mungonin paratë. Kursimet e familjes nuk mjaftonin, të gjithë me rroga modeste dhe pensione.“Druhesha...
TIRANË– Identifikohet autori i vrasjes së Abdulla Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në Fushë Prezë.Burime për Dosja.al bëjnë ...
SKRAPAR– Ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht edhe rasti i parë i të infektuarit me koronavirus në qytetin e Skraparit, që prej fillimit të shpërthimit të ...
KORÇË– Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, i cili lejoi që në biznesin e tij të zhvillohej një ce...
Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34
TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...
MALËSI E MADHE- Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan ditën e djeshme disa orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për ...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 3 të dënuarve të tjerë: Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj, Eno Barol...
TIRANË- Një sherr masiv ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe tri të plagosur. Policia e Shtetit njofton se ngjarja ka ndodhur mes dy familjeve fqin...