LIVE UPDATES
Aktualitet

Bankat s’njohin qeverinë/ Nuk pranojnë pasaportat dhe kartat e identitetit që kanë skaduar

5 Gusht 2020, 12:53 Nga DOSJA

TIRANË– Spitali në Turqi e pranoi kërkesën, por mungonin paratë. Kursimet e familjes nuk mjaftonin, të gjithë me rroga modeste dhe pensione.

“Druhesha të trokisja tek të afërmit dhe miqtë, nuk e kisha bërë ndonjëherë edhe pse ky rast ishte urgjent dhe kishte të bënte me shëndetin. Edhe pse duke trokitur përfundova, por jo sepse doja. Ishte e pamundur të zgjidhja gjë me bankat”– tregon Zana për gazetën “Si”.

Zanës i kanë skaduar si karta e identiteti, ashtu edhe pasaporta biometrike sepse i ka prodhuar në të njëjtën kohë.

Gjendja e pandemisë e bëri të mos arrinte ti rinovonte. Mandej një vendim i Këshillit të Ministrave se edhe letërnjoftimet e skaduara mund të përdoren deri në 31 dhjetor 2020 e lehtësoi duke marrë parasysh situatën e paqartë dhe të pasigurtë ekonomike, sepse “gati 10 mijë lekë të reja nuk janë pak në këtë kohë. Plus nuk kisha ndërmend të dilja jashtë”- shpjegon Zana.

Por të papriturat nuk të pyesin dhe kur shkoi në disa banka të nivelit të dytë në vend për të aplikaur për kredi, nuk mundi. Bankat nuk pranonin dokumentet e identifikimit të skaduara edhe pse me Vendim Qeverie.

Për ta vërtetuar nëse kjo ishte e vërtetë për të gjitha bankat dhe për këdo klient, gazeta “Si” kontaktoi me disa prej bankave të nivelit të dytë në kryeqytet.

Banka Kombëtare Tregtare, Credins Bank, Reiffaisen Bank, Procredit Bank i thanë gazetës “Si” se dokumentet personale të identifikimit të skaduara nuk i pranojnë.

“Kështu kemi vendosur, ne jemi privat, jo shtet. Nuk përballojmë dot risqe të tilla. Zyrat janë hapur tashmë dhe qytetarët mund të aplikojnë për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit”– artikuluan ngjashëm bankat.

Por VKM shkruan të zezë mbi të bardhë “shtetasit shqiptarë që kanë në posedim letërnjoftim ID (karta identiteti) që skadojnë brenda vitit 2020, do të kenë mundësi të përdorin këto letërnjoftime dhe përtej këtij afati, deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.” Ky akt normativ hyn menjëherë në fuqi.

Po ashtu edhe për pasaportat biometrike për jashtë shtetit.

Ne iu drejtuam juristes së gazetës “Si” Elvana Deshati e cila u shpreh se vendimi i bankave të nivelit të dytë vjen pasi ato llogarisin riskun dhe “këtu ka vend për abuzime. Mund të jetë dikush që gjatë periudhës ta ketë lënë nënshtetësinë shqiptare, për shembull dhe me pasaportën e vjetër aplikon dhe merr kredi e zhduket. Pra ka hapësirë potenciale për të abuzuar dhe bankat vendosin të mos e marrin përsipër këtë lloj risku që mund t’ju kushtojë të nesërmen”.

Duke marrë parasysh që Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e bankave dhe subjekteve financiare jo banka që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë është autoriteti kompetent që mund ti jepte zgjidhje çështjes në të mirë të konsumatorëve, gazeta “Si” i kërkoi një qëndrim edhe BSH-së, e cila iu përgjigj interesimit të gazetës pas tre ditësh.

“Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e bankave dhe subjekteve financiare jo banka që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyr veprimtarinë e tyre brenda kompetencave që i jep ligji për Bankën e Shqipërisë dhe Ligji për Bankat në Republikën e Shqipërisë dhe vlerëson çdo problematikë vetëm në këtë kuadër.

Referuar këtij rasti ne konstatojmë se çështja e shprehur nga ana juaj është përtej kompetencave që kuadri ligjor në fuqi ka përcaktuar për Bankën e Shqipërisë. Zbatimi dhe ndjekja e akteve ligjore dhe rregullatorë të ndryshëm nga ky kuadër, duke përfshirë edhe vendimet e Këshillit të Ministrave nuk janë kompetencë e Bankës së Shqipërisë.”- citon Banka e Shqipërisë në kthimin e përgjigjes ndaj gazetës “Si” përmes e-mailit.

Në fakt VKM/akti normativ nuk ngarkon ndonjë institucion përgjegjës për monitorimin e aktit normativ të shtyrjes së afatit të përdorimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike të skaduara brenda 2020-ës, por juristë të tjerë të kontaktuar nga gazeta “Si” shprehen se marrëdhënien mes klientit dhe bankës për çdo konflikt të mundshëm e zgjidh gjykata.

“Bankat janë në të drejtën e tyre që ta zbatojnë apo jo VKM-në. Duhet marrë parasysh që bankat nuk kanë marrëdhënie vetëm brenda për brenda. Në momentin që zyrat janë të hapura dhe është momenti më i mirë kur nuk ka as emigrantë dhe as fluks njerëzish, pasaporta del për 10 ditë. Nuk e kuptoj pse duhet të bëhet çështja kur zgjidhja e aplikimit për pasaportë dhe kartë identiteti është. Mendimi nëse bankat kanë apo jo të drejtë është subjektivë. Por zgjidhja është dhe qytetari mbaron punë. Por nëse qytetari mendon se ka të drejtë, zgjidhja mes tij dhe bankës është gjykata”– shprehet një jurist për gazetën “Si”.

Vendimi i Qeverisë u ndërmorr në kohë karantine ku lëvizja ishte e pamundur ose tejet e kufizuar. Prej datës 23 qershor gjendja e jashtëzkonshme si pasojë e pandemisë Covid-19 ka përfunduar.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bankat ne tirane elvana deshati qeveria tirane bankat ne tirane elvana deshati qeveria tirane


Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë