Aktualitet

Prej 3 muajsh lëngonte në koma/ Ndërron jetë tifozi i vogël i Partizanit, përlot klubi: Renisi s’ia doli dot, u prehsh në paqe

Lajmi u bë publik nga tifozët ultras të Partizanit, grupimi “Ultras Guerrils”, të cilët përmes  një postimi japin lajmin e trishtë se fatkeqësisht Renisi nuk ia doli dot. 14-vjeçari ndodhej për kurim në Turqi.
Featured image of article: Prej 3 muajsh lëngonte në koma/ Ndërron jetë tifozi i vogël i Partizanit, përlot klubi: Renisi s’ia doli dot, u prehsh në paqe Renis Muça

TIRANË- Ka ndërruar jetë ditën e sotme, tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça, i cili prej 3 muajsh ndodhej në koma pas një aksidenti të rëndë.

Lajmi u bë publik nga tifozët ultras të Partizanit, grupimi “Ultras Guerrils”, të cilët përmes  një postimi japin lajmin e trishtë se fatkeqësisht Renisi nuk ia doli dot. 14-vjeçari ndodhej për kurim në Turqi.

Klubi i Partizanit pak kohë më parë kishte marrë nismën për të mbledhur të ardhura nga biletat e shitura në një prej ndeshjeve.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS:

Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

Para disa ditësh i ati i 14 vjeçarit, Remzi Muça bëri apel shtetit shqiptar për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.

“Kam gjetur një spital në Turqi, në Ankara, shuma është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. E kemi për 4 muaj dhe është 12 mijë euro në muaj. Ju lutem, po patët zemër dhe fëmijë më ndihmoni që t’i shpëtoj jetën Renisit”, u shpreh Remzi Muça.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Prej 3 muajsh lëngonte në koma/ Ndërron jetë tifozi i vogël i Partizanit, përlot klubi: Renisi s’ia doli dot, u prehsh në paqe

  1. Buy Medical marijuana online,Buy marijuana online,Buy cannabis online,Buy kush online text Text Us At
    Buy weed online,Buy 420 online,Buy medical kush online,Buy Medical Cannabis Online,Buy MMJ online,Buy pot online,Buy Ganja online,Buy Og Kush online,Buy Sour diesel kush,Buy Sour diesel online,Buy white widow kush online,Buy White widow Kush,Buy Blue dream kush online,Buy Aghan kush online,Buy Pineapple express kush online,Buy Blueberry kush online,Buy Purple Kush Online,marijuana for sale,marijuana prices,Medical marijuana for sale online,Medical marijuana for sale,Cannabis for sale online ,Marijuana for sale online,cannabis for sale,kush for sale online,weed for sale online,Buy Grand Daddy Kush,Buy Medical Bud online,Buy Dabs online,

Shto Koment