LIVE UPDATES
Editorial

PPP-të ose Paratë e Përdorura Paturpësisht!

16 Nëntor 2019, 19:57 Nga DOSJA
PPP-të ose Paratë e Përdorura Paturpësisht!

TIRANË– Partneritetet Publike-Private, të njohura si PPP-të, apo koncesionet, nuk janë shpikur në Shqipëri. Ato përdoren si një alternativë investimi, kur një shtet ka nevojë për investime të mëdha dhe nuk ka burimet e duhura për ta bërë këtë.

Projektet i merr përsipër t’i realizojë investitori privat dhe shlyerja bëhet në një afat relativisht të gjatë, që zakonisht përkon me një periudhë të përafërt me atë të shfrytëzimit të këtij investimi e që jo doemos duhet të jetë nga shteti apo taksapaguesit, por shumë më tepër nga përdoruesit e këtij investimi, për një periudhë disavjeçare.

Rreziku ndahet mes dy palëve. Nga ana tjetër, shteti vendos që një projekt të caktuar ta japë me PPP, kur vëren që ka prioritete të tjera më të rëndësishme për investimet e kryera me para publike dhe pasi është i bindur se ky investitor e realizues privat ka kapacitetet e duhura, ekonominë e shkallës dhe kapitalin e nevojshëm. E megjithatë, edhe vende të zhvilluara e kanë pasur të vështirë t’i kontrollojnë këto lloj partneritetesh.

Eurodad (Rrjeti Europian mbi Monitorimin e Borxhit) që përbëhet prej 47 organizatash të shoqërisë civile, nga 20 vende europiane, gjeti së fundmi nga një monitorim se projektet PPP po rezultojnë me kosto të larta për buxhetet publike dhe me një nivel të tepruar të rrezikut për sektorin publik dhe, për rrjedhojë, një barrë të rëndë për qytetarët. Çdo PPP e studiuar ishte më e rrezikshme për shtetin, sesa për kompanitë private të përfshira, pasi sektori publik kërkohej të hynte dhe të merrte kostot kur gjërat nuk shkonin mirë. Edhe vende të zhvilluara nuk arrijnë t’i kontrollojnë ato. Në Suedi, kostoja totale e ndërtimit e spitalit të Nya Karolinska Solna (NKS) arriti nga 1.4 miliardë në 2.4 miliardë euro dhe tani njihet si “spitali më i shtrenjtë në botë”.

Në Shqipëri, çdo ditë e më shumë, po bëhet e qartë që kontratat PPP janë të hartuara keq, pa asnjë lloj studimi, me kosto të fryra që, për fat të keq, sa vijnë e po shtohen, me rrezikun që e merr të gjithë përsipër shteti. Kostot po tejkalojnë çdo lloj parashikimi, ndërsa shteti po detyrohet të paguajë dhe për shërbimet që privati nuk i kryen, pasi në kontrata është parashikuar pagesa për një numër fiks shërbimesh, që i mundësojnë privatit të dalë me fitim. Vetëm për koncesionet e shëndetësisë, janë paguar 4 vitet e fundit rreth 10 milionë euro për shërbime të pakryera.

Të mjaftueshme këto për të ndërtuar nga e para një spital modest! Nëse nuk paguan, privatët nuk e kanë të vështirë të fitojnë gjyqet. Në rastin e koncesionit të sterilizimit, Ministria e Shëndetësisë u detyrua të kufizonte operacionet, sepse pagesat në vitin 2018 dolën përtej parashikimit dhe u tejkaluan me rreth 3.6 milionë euro (nga 17 mln euro që ishte kontrata vjetore).
Në buxhetin e vitit 2020, shpenzimet kapitale parashikohen me ulje 4%, ndërsa pagesat koncesionare do të rriten me 16%! Këto pagesa kanë arritur në 30% të shpenzimeve kapitale me burime të brendshme dhe 17% të investimeve totale kapitale (një vit më parë, kjo peshë ishte rreth 13%). Po ndodh ajo që pritej. Angazhimi në projektet koncesionare pa efektivitet po e detyron qeverinë të kufizojë shpenzimet e tjera kapitale (ndoshta edhe më të domosdoshme), në mënyrë që të ruajë ekuilibrat e buxhetit.

Transparenca mungon tërësisht. Projekti i Rrugës së Arbrit, me një të rënë të lapsit, u rrit me 45%, në 58 miliardë lekë, nga kontrata fillestare. Asnjë transparencë, pse, kur, dhe si u ndryshua kontrata. Për projektin tjetër, atë të Milot – Balldren, do të paguajmë 17 milionë euro për kilometër, për një rrugë në mes të askundit, që nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë, por kursen vetëm 5-10 minuta nga koha e shoferëve. Kostoja e projektit tjetër, Orikum – Dukat, u rrit me 23% në tabelat e buxhetit 2020, në raport me kontratën.

Kostot vetëm sa vijnë e shtohen përtej parashikimeve dhe, nëse vazhdohet me këto ritme, rrezikohet që të kalohet kufiri i pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore të vitit të mëparshëm, përtej së cilës qeveria do të detyrohej të korrektonte të ardhurat, ku rruga më e shpejtë do të ishte rritja e taksave. Projekti “One billion”, i trumbetuar me të madhe tre vjet më parë, që synonte të paktën ndërtimin e pesë akseve rrugore, përfshirë dhe Thumanë – Rrogozhinë, 150 shkollave, një spitali model në Fier etj., tashmë është “mbushur” vetëm me tre rrugë (Rruga e Abrit, Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat). Një shpërdorim i paturpshëm ky i parave të taksapaguesve, që dekurajon bizneset dhe individët të jenë të përgjegjshëm në marrëdhëniet e tyre me shtetin.

Institucionet ndërkombëtare, të cilat kishin paralajmëruar që në fillim rreziqet që vinin nga angazhimi i lartë me PPP-të, tani po flasin hapur për pasojat dhe ndikimin negativ të tyre në rritjen ekonomike. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në raportin e saj të fundit, rendiste si një prej arsyeve të rishikimit në ulje të performancës ekonomike edhe “risqet e brendshme të lidhura me detyrimet e mundshme që rrjedhin nga programet e Partneriteteve Publike-Private, që u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria”!

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial monitor ppp-te monitor ppp-te

Sondazh

Poll
Editorial 15 Nëntor 2019, 13:22

Për partinë e njerëzve të “Astirit”

TIRANË- Fakti që qeveria, Policia, drejtësia, mediat më të rëndësishme, janë bërë palë me disa pak oligarkë e banditë kundër shumicës së shqiptarëve, kjo ë...

Editorial 5 Nëntor 2019, 15:22

Hashim Thaçin e ka zënë gjaku dhe harami

Ky veç çka s’u dalë cullak.Pasi që ashiqare (me aminin e Mahir Yagcilarit, që është një tip silent, shumë i rrezikshëm dhe gjithmonë i ‘pashmangsh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet