LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj mbetet pa asnjë post

• Vetëm një orë i është dashur Edi Ramës për të ‘lëvizur gurët’ për zgjedhjet e ardhshme lokale. • Në orën 18.00, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë për të dhënë që në zgjedhjet vendore do të ketë një skuadër të re organizative. • Arben Ahmetaj është tashmë pa asnjë post në PS. Kjo pasi nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Shkarkimi i radhës pas atij nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të Rindërtimit. • Në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi. • Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. Pasi kjo e fundit është në pritje të ëmbël, por duket se edhe punën me bazën nuk e ka fortë të mirë. • Pandeli Majko pas rikthimit në Kuvend si deputet, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit. Safet Gjici tashmë mbetet vetëm kryebashkiak. • Por asnjë prej lëvizjeve nuk u konfirmua nga goja e Ramës, i cili tha se nuk kanë ndonjë peshë për qytetarët pasi nuk janë ndryshime qeverie. • Megjithatë nuk dha asnjë shpjegim se përse. As për “shkarkimin” e Ahmetajt nga të gjitha postet. • Gjithashtu nuk ka as emrat për ndonjë kandidat të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale. • Deri tani është i konfirmuar vetëm Erion Veliaj për Tiranën. • Kryesocialisti nuk ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarin politik, Sali Berisha lidhur me të ashtuquajtura “Primare”. PD-në e dimë sesi do i zgjedhë kandidatët, por Ramën ende jo. •Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë ndërtuar në kryeministri një instilacion me vlerë 3.7 milion euro. •Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke për instilacion, por bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet. • Foli edhe për konfiskimin e kullave pa leje, duke mbrojtur kryebashkiakun Erion Veliaj. • Ndërsa për mbylljen e shkollave “Mehmet Akif”, Rama tha se nuk ka lidhje presioni i presidentit turk Recep Tajip Erdogan, duke shpjeguar edhe arsyet. • Kur u pyet për Ervis Marinajn, ende të zhdukur, Rama iku duke mos dhënë asnjë koment.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Inflacioni vetëm rritet, Rama gjen ZGJIDHEN: Do ia lehtësojmë dhimbjen shqiptarëve...me komunikim

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inflacioni i luftës i ka prekur të gjithë në Shqipëri. Gjatë deklaratës për mediat pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë, Rama ka theksuar se një mënyrë për të lehtësuar këtë dhimbje është komunikimi i vazhdueshëm.  

"Natyrisht që inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë si të thuash hov, duke prekur absolutisht të gjithë, por ne kemi detyrën  të bëjmë gjithçka që është e mundur, që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit për shkak të dhembjes, të lehtësojmë maksimalisht këtë dhembje. Pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm dhe sqarimi i vazhdueshëm për shumëçka kërkon diskutim, komunikim, sqarim dhe nga ana tjetër për të vazhduar me masat që kemi marrë duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit e zakonshëm dhe ata që kanë më pak mundësi, ndërkohë  ata që kanë më shumë mundësi duhet të mbajnë më shumë këtë barrë në këtë përpjekje, ky është thelbi i takimit  që kemi pasur sot.," tha Rama.

3 VITE ME PARE

Erdogan PRESION për "Mehmet Akif"? Rama: S'e bën dot me mua. Mbyllëm kolegjin e vajzave, po të ishte ashtu...

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbyllja e Kolegjit "Mehmet Akif" nuk është bërë për arsye politike dhe as prej presionit të presidentit turk, Recep Tajip Erdogan. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Rama tha se nuk është hera e parë që ata kanë mbyllur një shkollë për të njejtën arsye, duke shtuar se fakt që nuk ndodh prej Erdoganit është detaji që kolegji i mbyllur është ai i vajzave. Ndërsa në lidhje me mos inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama tha se qeveria nuk merret me inagurime, pasi ai është një donacion turk.

PJESË NGA PRONONCIMI PëR MEDIAT: 

Mbyllja e "Mehmet Akif" u bë me kërkesë të Erdogan?

Rama: Jo. Gjërat që bëj i bëj për qëllimet që unë them. Po të ishte një çështje politike dhe po të ishte mbyllje politike pse do merreshim me kolegj vajzash. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nuk është hera e parë që Ministria e Arsimit i heq licensën një institucioni, pse nuk keni reaguar? Kjo nuk ka asgjë gjë, doni konspiracione...mua nuk më bën presion askush. Asnjëlloj politikani apo përfaqësuesi i asnjë shteti sepse unë jam kryeministri që kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri.

Pse nuk inagurua xhamia e Namazgjasë?

RamaQeveria nuk inauguron xhamia, xhamitë janë vepra që janë në funksion të komuniteteve. Xhamia e Tiranës është një donacion i Dijanetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dijanetit turk kur mbarojnë punimet dhe kur inauguron xhaminë, nuk i takon qeverisë as të shtyjë inaugurimin, as te afrojë inaugurimin. Tani këto pyetje janë të gjitha rrjedhojë e nevojës për të treguar një përrallë. Nuk ka përralla këtu, kjo është shumë r thjeshtë, kjo është shumë e thjeshtë. Dhe nëse se keni parë akoma, ju e keni pare, por s’doni ta pranoni që kurrë më parë Shqipëria në të gjitha pozicionet dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare nuk e ka pasur dinjitetin që ka sot, atëherë mos e shikoni, ai është dinjiteti i Shqipërisë, s' është dinjiteti im personal thjeshtë, është dinjiteti i Shqipërisë, që do të thotë që mua dhe Republikën e Shqipërisë nën drejtimin tim nuk e dikton për asgjë, askush.

Qeveria ka vendosur të mbyllë kolegjin turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

3 VITE ME PARE

Ikën Ahmetaj edhe nga Vlora, Klosi merr drejtimin e qarkut. Spiropali dhe Majko në Veri, 'nën kontroll' Shkodrën e Kukësin

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shoqëruar me "furtunë" shkarkimesh në radhët e drejtuesve politik dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj teksa jemi prag zgjedhjeve vendore. Arben Ahmetaj që dikur ka mbajtur dhe postin e numrit dy të ekzekutivit dhe atë të ministrit të Financave dhe Ekonomisë në kohë të "vështira" siç shprehej kryeministri Rama në atë kohë duket se ka dalë më i humburi i kësaj mbledhjeje pasi tashmë nuk do të ketë asnjë pozicion drejtues në Partinë Socialiste. Ahmetaj më herët ka mbajtur postin e drejtuesit politik të Vlorës duke u zëvendësuar kështu nga Blendi Klosi. Klosi, i cili në të shkuarën ka mbajtur postin e ministrit të Turizimit, ndërkohë që aktualisht mban detyrën e Sekretasrit Organizativ të selisë rozë, tani duket se ka përgjegjësi të re.

Duket se ministres së Shtetit për Sipërmarrjen debatet e fundit në PS-në e Shkodres i kanë "kushtuar shtrenjtë". Në mbledhjen e Kryesisë që drejtohej nga kryeministri, njëherazi dhe kreu i Partisë Socialiste ajo nuk do drejtojë më qarkun e Shkodrës duke u zëvendësuar nga një tjetër ministre, Elisa Spiropali, e ciila deri këtë mbrëmje mbante dhe detyren e drejtueses politike në Kukës krah Safet Gjicit. Shkodra është një nga bastionet e djathta që nuk është thyer nga socilaistët e duket se Spiropalit, kryeministri i ka besuar një betejë të vështirë duke marrë parasysh se i duhet edhe të bashkojë socialistët e ndarë së fundmi. 

Gjatë komunikimit me mediat kreu i qeverisë nuk dha asnjë sqarim në lidhje me shkarkimin e Blilalit dhe nuk dihet nëse kjo lëvizje ka të bëjë më debatet e fundit në Shkodër apo lidhet me gjendjen shëndetësore të zonjës Bilali pasi kujtojmë se ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë. 

Mbledhja e Kryesisë duke se ka rikthyer dhe njëherë në bazë, ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko, të cilit i është besuar një qark i vështirë për të majtët si Kukësi. Majko në këtë detyrë do të pasojë ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin e cila do të drejtojë qarkun e Shkodrës. Majko më herët ka mbajtur detyren e ministrit për Diasporen në kabinetin Rama 2.

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme rreth orës 18:00. Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe në kulmin e debateve për Reformën Territoriale ku duket se PS nuk do të heqë dorë nga reforma aktuale me 61 bashki. Në daljen për mediat kryeministri nuk dha shumë detaje për çfarë u diskutua. I pyetur nga gazetarët për primaret Rama u shpreh se kjo është një teknikë që nuk do të zbahot në PS, e cila do të vazhdojë me metodën e vjetër të emërimeve të kandidatëve nga kryetari i Partisë me propozim të Kryesisë. Kreu i selisë Rozë nuk dha detaje në lidhje me shkarkimet dhe emërimet e fundit të drejtuesve politik në disa qarqe si dhe iu shmang pyetjes së çfarë kishte çuar në shkarkimin e Arben Ahmetajt, duke i cilësuar si pa interes për publikun.

3 VITE ME PARE

Punonjësja e Lali Erit fshehu Ervis Martinajn, Rama i ikën pyetjes: Kush e tha? Aaaa...

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje për akuzën e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Rama sapo dëgjoi "qytetari dixhital" iku nga gazetarët, duke i lënë pa përgjigje.

"Punonjësja e Lali Erit fshehu Ervis Martinajn... Kush e tha? Qytetari dixhital? Aaaa...,"-tha Rama dhe iku. 

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Berisha tha se fatin e të zhdukurit, Ervis Martinaj e di një punonjëse në Bashkinë e tiranës, e cila e ka fshehur, por nuk dha asnjë emër. 

3 VITE ME PARE

Konfiskimi i kullave dhe ndërtimet pa leje, Rama mbron Veliajn: Falë nesh po "kapen". Vetëm PS mund t’i luftojë

 

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur gazetarëve menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS, e cila është e para pas nisjes së sesionit të ri parlamentar. I pyetur lidhur me aksionin për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, Rama tha se kjo ishte një nismë e qeverisë së tij për të treguar se nuk kishin lidhje me akuzat se bashkëpunonte me ta. Ndërsa kur iu përmend rasti i Pëllumb Salillarit, të cilit iu sekuestruan katet pa leje, por nga an tjetër merr tendera, Rama tha se nuk ka lidhje. Por po ashtu ra në sy edhe mbrojtja që i bëri kryebashkiakut, Erion Veliaj për ndërtimet që janë gjetur pa leje nëpër Tiranë. 

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Nuk do ketë asnjë ndërtues që të ndërtojë një metër pa leje se do i kushtojë sa frëngu pulën. Jemi një me 10 në kohën e mëparshme. Por prapë nuk është justifikim dhe arsye që të mos i luftojmë edhe këto. Nuk do të kenë mundësi të lajnë duart duke paguar llumin e që është në prokuroritë e rretheve, nisur me të Tiranën që s’ka kaluar vetingun e është mësuar të marrë para, nuk do të ketë më shans. Ai llum, që nuk ka kaluar akoma Vettingun dhe është mësuar që të marrin para nga biznesmenët nuk do të ketë më shanse të bëjnë si të duan. Mënyra të të kuptuarit të realitetit shtrembër, jo nga mungesa e zgjuarsisë as nga padija, por nga nevoja për të manipuluar një pjesë njerëzish që duna tu besojnë këtyre çudive. Në rast se një biznesmen a kompani mbi një leje drejtimi të bashkisë bën një shkelje dhe ndërton X metra katrorë për qëllim fitimi. Vendimi ynë është i qartë e i prerë: Nuk do ti gëzojë.

Po 14 katet që është përballë PS-së, nuk e keni vënë re kryeministër? Kush e ka fajin? A ka faj bashkia?

Rama: Atëherë tani është natë dhe ditën dil e numëroi. Nuk janë 40 kate.

A ka kate pa leje?

Rama: E dyta, unë nuk e di mirë matematikën prandaj nuk u hyj këtyre llogarive. Unë nuk jam as inspektori i ndërtimi, as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse jemi 1/10 për ndërtimet pa leje, kjo vjen si rezultat i qeverisë sime dhe kësaj bashkie. Ne nuk jemi ata që prezumonte edhe pyetja juaj, se po të ishte kështu do bënim atë që kanë bërë të tjerët. Nuk janë personat që marrin euro, por ka subjekte që angazhohen në gara dhe marrin atë që u takon. Po të ishte kjo lidhje ne do i merrnim katet për vete. Ne i hyjmë këtij shtegu sepse nuk kemi lidhje me to. Nuk ka biznesmen që më del para e të më thotë se një qindarkë e punës së tij është në xhepat e mi. Po t'i kisha lejuar unë dhe zoti Erion Veliaj ju nuk do e merrnit vesh fare për këtë histori. Nuk e ngriti media këtë çështje, por ne. E ngritëm për një arsye të thjeshtë sepse nuk ka asnjë metër katror për mua dhe për ne. 

3 VITE ME PARE

Parku "Eden" tek Kryeministria, Rama: Nuk bëhet për mua, do rrijë aty! Teoria e krizës nuk ka lidhje, s'funksionon

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë ndërtuar në kryeministri një instilacion me vlerë 3.7 milion euro, i njohur si Parku Eden. Në prononcimin e tij, Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke, por shtoi se bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet.

"Së pari njëherë  qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj isntalacioni në mjediset e Këshillit të  Ministrave. Qeveria ka ndërmarë një program të energjisë së rinovueshme diellore që do të shtrihet në të gjitha institucionet, duke filluar nga Kryeministria  dhe nga të gjitha ministritë, dhe nuk bëhet fjalë për një vepër arti, bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me krijimin e një mikroklime dhe të mjediseve të reja të punës për të cilat ka nevojë aty. Nuk është diçka që bëhet për mua apo bëhet për ne, është diçka që është aty do të jetë aty për vite të tëra e planifikuar prej kohësh dhe nga ana tjetër teoria që duhen ndalur të gjitha investimet sepse kemi një situatë krize, është një teori për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon sepse nga investimet vijnë të ardhura të tjera dhe nga të ardhurat e tjera rritet ekonomia dhe nga rritja e ekonomisë rritet kapaciteti për të shpërndarë.

Kështu që këto gjëra shkojnë paralelisht sepse këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune, këtu bëhet fjalë për të krijuar atraksione të reja që sjellin më shumë njerëz në një zonë kaq të rëndësishme sa ç’është zona e Elbasanit dhe më shumë njerëzit që vijnë atje janë edhe më shumë konsumatorë, dhe më shumë konsumatorë do të thotë më shumë të ardhura për të gjitha shërbimet dhe shërbimet do të thotë më shumë të ardhura për familjet që i bëjnë ato shërbime, duke filluar që nga fermerët që prodhojnë dhe deri tek ata që shesin apo që ofrojnë shërbime të tjera, kështu që gjërat janë të lidhura.I kam dëgjuar këto edhe kur ra tërmeti, i kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e keni parë, po të kishim vepruar me teorinë “ndalojini të gjitha se do merrremi me këtë’’, do kishim mbetur pastaj pa mundësinë që të merremi dhe me atë kështu që janë të gjitha të balancuara," tha Rama.

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka akorduar plot 4.3 milionë euro të tjera për një strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë që e ka quajtur “Parku Eden”. Fondi limit për këtë tender është plot 431.403.183 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është vetëm 6 muaj. Mësohet se hapja e ofertave do të bëhet në datën 18 shtator, teksa pritet që nga pranvera e ardhshme, të përfundojë së ndërtuari instalacioni.

3 VITE ME PARE

1 orë mbledhje Kryesie, Rama pyetet për "Primare": Jo, faleminderit! Asnjë koment për Ahmetajn

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socaliste. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ndryshimet në drejtimin e qarqeve në vend nuk kanë peshë. I pyetur për heqjen e posteve të Arben Ahmetaj nga qeveria si dhe PS-ja, Rama refuzoi të komentonte. Ndërkohë që për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Rama theksoi se nuk do të ndiqte mënyrën e primareve.  

PJESË NGA PRONONCIMI: 

 Rama: Ju e dini që ne kemi prej kohësh nisur punën për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe tanimë hymë në fazën e dytë të një procesi organizimi për të cilin kemi folur sot dhe për gjithë hapat që do të ketë në këtë process. Ashtu skundër, kjo vjen në një kontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës së përgjthshme ku ndodhet bota, por në mënyrë të posaçme kontinenti ynë, Evropa, dhe patjetër edhe rajoni ynë si pjesa më vulnerabël e Europës në raportin me krizën e shkaktuar nga lufta dhe mbi të gjitha me inflacionin qe ka sjellë lufta.

Kryeministri Rama bëtë ndryshime në drejtimin e qarqeve të PS?

Rama: Këto janë ndrysime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme përsa i përket interesit publik kështu që nuk janë ndryshime qeverie, janë ndryshime organizative. Të gjithë kanë detyrat, të gjitha kanë pozicionet e tyre dhe ndryshimet e pozicioneve ne kushtet kur ne jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore janë gjëja më e natyrshme që ne e kemi bërë gjithmonë  nuk ka asgjë të re, madje do të bëjmë akoma të tjera.

Ky gaboi Ahmetaj?

Rama: Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi këtu shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, ka pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij se po të bënin të gjithë të njëtin rol, sdo kishte skuadër.

Kryeministri Rama si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie? Do jetë në primare apo do jetë..?

Rama: Jo, faleminderit.

3 VITE ME PARE

Shi e furtunë/ PS mbledh Kryesinë për kandidatët në zgjedhjet lokale, Rama s'e ndan telefonin nga dora

Zgjedhjet vendore, PS ende pa emra/ Rama 1 orë me Kryesinë. Ahmetaj
Edi Rama para mbledhjes

TIRANË- Shi e fortunë por kjo nuk e ka penguar Partinë Socialiste që të mbledhë Kryesinë për të caktuar kandidatët në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2023. Para se të niste mbledhja, Rama që sapo ka ardhur nga Amerika është shfaqur me çadër, ndërsa nuk e ndan telefonin për asnjë moment nga dora.

Me çadër janë shfaqur edhe shumë socialiste të tjerë. Por duket se pikat e shiu nuk i kanë pasur fare problem Pandeli Majko dhe Blendi Klosi. Ndoshta se kanë parë parashikimin e motit për sot dhe e kanë harruar ombrellën në shtëpi...

ps mbledh kryesine partia socialiste zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci