LIVE UPDATES
Politike

Sherr në PS e Shkodrës! Socialistët bojkotojnë mbledhjen, Bilali: Jeni llumi i partisë!

Etiketimi si llumi i PS Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm. Hekuran Gjorreta tha se kanë punuar shumë më parë për PS-në e nuk pranon të etiketohen në këtë mënyrë. Këshilltari Gerald Hasaj tha se një prej arsyeve që këshilltarët mungojnë mund të jetë edhe mosdëgjimi i shqetësimeve që kanë qytetarët.

27 Shtator 2022, 12:04 Nga F.M
Sherr në PS e Shkodrës! Socialistët bojkotojnë mbledhjen,
Partia Socialiste Shkodër

SHKODËR- Drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht ministrja për sipërmarrjen Edona Bilali ‘ka shpërthyer’ ndaj socialistëve që kanë braktisur mbledhje e Këshillit Bashkiak, të thirrur prej saj më 23 shtator. Katër ditës pas dështimit të asaj mbledhjeje, Bilali thirri sërish socialistët në selinë e PS-së. Edhe këtë herë, gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se nga 40 këshilltarë të PS që janë në Këshill në mbledhjen e PS morën pjesë vetëm 22. 18 të tjerë e braktisën sërish mbledhjen. Të pranishëm në sallë ishin edhe dy bashkëkryetarët e PS Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti. Edhe vetë Bilali nuk shkoi fizikisht në zyrë, por përmes një lidhje me video në platformën ZOOM, ngriti tones ndaj socialistëve.

Drejtuesja politike Bilali u shpreh se PS ka në radhët e saj një pakicë që e quajti llumi i partisë të cilët nxisin të tjerët për interesat e tyre personale që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak. Ajo shtoi me tone të larta se ata që e braktisin PS-në e mbledhjet nuk përfaqësojnë partinë, por veten e tyre dhe ka një arsye përse nuk kanë më asnjë funksion në selinë rozë. Etiketimi si llumi i PS Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm. Hekuran Gjorreta tha se kanë punuar shumë më parë për PS-në e nuk pranon të etiketohen në këtë mënyrë. Këshilltari Gerald Hasaj tha se një prej arsyeve që këshilltarët mungojnë mund të jetë edhe mosdëgjimi i shqetësimeve që kanë qytetarët.

Ndërkohë këshilltarja Blediana Nika tha se mbledhjet e Këshillit janë të rëndësishme duke u shprehur pro prezencës por nga ana tjetër sipas saj duhet t’i tërhiqet veshi atyre që mungojnë. Një prej zërave kritik në radhët e PS Tereze Brigja deklaroi se pjesëmarrja në mbledhjet e këshillit bashkiak të PS është e rëndësishme ndaj duhen zhvilluar. Kurse Erion Vukaj kujtoi kohën e ish-drejtuesit politik Ilir Beqaj dhe u shpreh se duhen orientime sit ë tijat në selinë rozë. Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia e kundërshtoi, kurse këshilltaret Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli ishin të mendimit që të merren masa konkrete për ata që mungojnë.

Debatet:

Edona Bilali: Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa t’më besohet ky pozicion që kam ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti. Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më! Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.

Anëtari Hekuran Gjorreta: Ne nuk jemi llumi. Nuk e pranojmë që të quhemi llumi sepse kemi punuar sot por edhe shumë më përpara për PS edhe kur shumë të tjerë s’kanë qenë fare në këtë parti. Unë kam siguruar votat për PS.

Këshilltari Lush Marku: Ne kemi rënë në hall. Hall me ardh në mbledhjet e Këshillit sepse jemi akuzuar pak a shumë se kemi votuar vendimet e kryebashkiakes së mëparshme. Tani hall edhe kur nuk shkojmë sepse prap po akuzohemi.

Këshilltari Gerald Hasaj: Kemi pasur ankesa nga qytetarët sepse nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për problemet e tyre dhe zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar për hallet që kanë dhe ne përfaqësojmë në këshill qytetarët dhe problemet që ata kanë.

Ndërkohë këshilltarja Blediana Nika: Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës janë shumë të rëndësishme pë rata që duan që t’i konsiderojnë. Në këshill ka shumë gjëra serioze për t’u marrë dhe për të diskutuar për ata që duan të vijnë. Unë mendoj se duhet të merrni në telefon ata këshilltarë që nuk vijnë dhe t’i kërkoni arsyet e mungesës së tyre.

Tereze Brigja: Duhet që të vijmë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kemi marrë përsipër që t’i përgjigjemi atyre që na kanë votuar. Çfarë jemi ne që vijmë në çdo mbledhje. Edhe ne kemi halle, punë e probleme por kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe duhet të përgjigjemi ose ata që nuk duan të vijnë t’i lënë vendin të tjerëve. Unë nuk e ndjej veten pjesë të turpit të cilët kolegët kanë futur veten me mos prezencën e tyre.

Erion Vukaj: Ne kërkojmë që të mblidhemi kështu si sot më shpesh në mënyrë që të na jepen orientime politike si në kohën e Z.Ilir Beqaj.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia: Edhe në atë kohë që thoni ju pasi jemi dakordësuar për vendimmarrje në mbledhje grupi, sërish këshilltarët tanë nuk kanë vijuar sipas orientimit politik.

edona bilali sherr ne ps e shkodres

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 27 mars

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha