LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ REL: Lista Serbe akuzon Rashiçin se e ka fituar mandatin e deputetit me votat e shqiptarëve

Rashiç thekson se në dy vjetët e fundit ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe se me punën e tij ka fituar besimin e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Kosovë, e jo vetëm të komunitetit serb.

7 Mars 2025, 14:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ REL: Lista Serbe akuzon Rashiçin se e ka
Nenad Rashiç

SERBI - Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës “falë” votave të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Rashiç në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thekson se në dy vjetët e fundit ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe se me punën e tij ka fituar besimin e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Kosovë, e jo vetëm të komunitetit serb.

Rashiç është ministër në Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili e emëroi atë në këtë pozitë pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Lista Serbe pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deklaroi se kishte fituar të gjitha dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, por më 7 mars, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiç, tha se “kanë harruar faktin se Rashiq është i preferuari i Prishtinës dhe regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit, prandaj do të marrë vota edhe aty ku nuk ka serbë”.

Ai përmendi si shembull faktin që partia e Rashiqit ka marrë vota në Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Malishevë dhe Kaçanik.

“Shembulli më drastik i këtij inxhinieringu politik është komuna e Prizrenit. Lista Serbe ka marrë 30 vota në të gjithë komunën e Prizrenit, ndërsa ai [Rashiq] ka marrë 157 vota. Kjo është e vetmja komunë ku Nenad Rashiq ka arritur të mposhtë popullin serb në mënyrë kaq drastike me votat e shqiptarëve”, tha Simiq në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.

Rashiq i është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se gjatë dy vjetëve të fundit si ministër ka ndihmuar 1.700 familje, nga të cilat të paktën gjysma ishin pjesëtarë të komuniteteve tjera joserbe.

“Për ta bërë të qartë, komunitetet jetojnë kudo, duke filluar nga serbët, goranët, turqit, boshnjakët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe romët. Mënyra se si kemi punuar, mendoj se ka qenë e drejtë të merrnim edhe më shumë vota. Votat tona janë reale dhe jo si të tyre, të importuara nga njerëz që nuk kanë jetuar në Kosovë për 25 vjet”, tha Rashiq për Radion Evropa e Lirë, duke aluduar në votat e serbëve të zhvendosur nga Kosova, të cilët erdhën për të votuar me organizimin e Komisariatit për Refugjatë të Serbisë Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Lista Serbe ka marrë mbi 38.000 vota, ndërsa partia e Rashiqit rreth 4.000 vota.

Simiq nga Lista Serbe theksoi se dhjetë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës janë përfaqësim i komunitetit serb dhe se, sipas tij, Rashiq e ka marrë një ulëse me “votat e shqiptarëve”.

Ai tha se Lista Serbe tashmë ka kontaktuar me “institucionet kompetente”, por se sipas Ligjit të ri për zgjedhje, vëzhguesit e tyre duhet të identifikojnë saktësisht çdo votë që pretendohet se është kontestuese, gjë që është e pamundur.

“Ekipi ynë juridik ende po shqyrton se çfarë dhe si të veprojë, por ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme kërkojnë që të përcaktohet saktësisht se cili shqiptar ka votuar në cilin vendvotim. Nuk mjafton të shihen listat e votuesve, se kush, si dhe ku ka votuar”, tha ai.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, boshnjakja nga Mitrovica, Adrijana Hoxhiq, u akuzua se e kishte fituar një vend në Kuvendin e Kosovës falë votave të komunitetit serb, ndaj të cilit, sipas pretendimeve, Lista Serbe kishte ushtruar ndikim për të marrë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë.

Nenad Rashiq ishte një nga ata që kishte bërë publike këto pretendime. Tani, Rashiq deklaroi se askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim votat e tij sepse “çdokush ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”.

Atëbotë, Gjykata Supreme e Kosovës kishte anuluar 4.205 vota që Iniciativa Qytetare Bashkësia e Bashkuar e Adrijana Hoxhiq kishte marrë në komunat me shumicë serbe. Si rezultat, ajo humbi vendin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës garanton dhjetë nga 120 vendet e Kuvendit për komunitetin serb dhe dhjetë të tjera për komunitetet e tjera joshumicë. Këto mandate janë kyçe për miratimin e ligjeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës, pasi për to nevojitet mbështetja e dy të tretave të votave të deputetëve nga radhët e komuniteteve joshumicë./REL

kosove zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet