LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/ODIHR publikon raportin e plotë: PS përfitoi nga burimet administrative, votuesit u intimiduan

Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtet që ka. 

23 Tetor 2025, 11:27 Nga I.A

 

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/ODIHR publikon raportin e plotë: PS
OSBE

 

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtet që ka. 

Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja. Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit. Sipas OSBE-s kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta dhe në disa raste ka pasur intimidim ndaj tyre. 

Në raport, theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit.  Po ashtu OSBE, shkruan se në këto zgjedhje, pasi pretendime për presion dhe intimidim. Ndërkohë që OSBE deklaron se përdorimi i rrjetit të patronazhimit nga PS-ja bie ndesh me standardet ndërkombëtare. 

RAPORTI I PLOTË: 

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u
mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Megjithatë,
kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u
përballën me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse
dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë,
pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve
organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive. Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.

Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga garuesit amplifikoi diskursin e fortë konfrontues dhe asnjë autoritet nuk u caktua për të identifikuar përmbajtjen manipuluese të dëmshme. Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore është një zhvillim pozitiv, por nevojitet zbatim i mëtejshëm për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme lidhur me praktikat e gabuara zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e organizuar mirë, por pati shpesh mosrespektim të procedurave dhe procesi u karakterizua nga një numër incidentesh intimidimi të zgjedhësve dhe ndikimit tek ta, si dhe mangësi gjatë numërimit të votave lidhur me procedurat dhe transparencën.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nga nevoja e vazhdueshme për një reformë të gjerë zgjedhore përmes konsultimeve publike gjithëpërfshirëse. Mangësitë dhe paqartësitë e vërejtura zvogëlojnë qartësinë e kuadrit ligjor dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e frymës dhe germës së ligjit. Ndonëse disa rekomandime të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës janë adresuar, shumica e rekomandimeve të bëra prej kohësh, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, raportimin e ndërmjetëm mbi financimin e fushatës, dhe sigurimin e një klime të favorshme mediatike, si dhe me heqjen e përgjegjësisë penale për shpifjen, nuk janë adresuar, duke treguar mungesë të vullnetit politik për reforma gjithëpërfshirëse.

Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar zgjedhor me lista të mbyllura dhe lista preferenciale të kandidatëve, i cili u miratua para këtyre zgjedhjeve. Sipas disa partive më të vogla, ky sistem favorizon dy partitë më të mëdha dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u dhënë mundësi drejtuesve të partive që të vazhdojnë të ruajnë një kontroll domethënës mbi përfaqësimin parlamentar, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme të partive. Pavarësisht këtyre argumenteve që disa prej këtyre partive paraqitën para Gjykatës Kushtetuese, Gjykata vendosi që ky sistem është kushtetues.

Në përgjithësi, përgatitjet teknike për zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë efiçente, transparente, sipas afateve të vendosura dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Megjithatë, disa aktorë i perceptuan si të politizuar disa anëtarë të KQZ-së. Mbledhjet e KQZ-së ishin të hapura për vëzhguesit dhe u transmetuan drejtpërdrejt.

Sfidat në organizimin e votimit jashtë vendit ishin të konsiderueshme dhe u vunë re disa probleme me dërgimin me postë të fletëve të votimit; megjithatë, procesi u menaxhua përgjithësisht mirë. Komisionet e niveleve më të ulëta e menaxhuan procesin në mënyrë efiçente dhe transparente, pavarësisht disa ndërprerjeve të shkaktuara nga zëvendësimi me vonesë i anëtarëve të caktuar nga partitë politike, sidomos anëtarëve të qendrave të votimit në ditët para zgjedhjeve. KQZ-ja bëri përpjekje të përmirësonte akesueshmërinë në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara, por në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit raportuan disa probleme me aksesueshmërinë në disa qendra.

Shqipëria vazhdon të përdorë teknologjinë në zgjedhje përmes përdorimit të identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe pilotimit të votimit elektronik. Votimi elektronik u zhvillua në dy zona, kurse identifikimi biometrik u përdor në të gjitha qendrat e votimit. Duke ndjekur praktikën e mirë zgjedhore, KQZ-ja reduktoi varësinë nga ofruesi i pajisjeve të identifikimit biometrik dhe votimit elektronik dhe përdorimi i teknologjisë u dokumentua dhe menaxhua si duhet në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme. Partitë politike dhe media patën akses të plotë për të vëzhguar funksionimin e pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik, por KQZ-ja nuk publikoi informacion lidhur me testimet e sigurisë, duke përfshirë qëllimin dhe metodat e përdorura në këto testime. Bashkëbiseduesit e MVZ-së së ODIHR-it shprehën përgjithësisht besim te teknologjia, por pati edhe shqetësime të shprehura lidhur me këtë kryesisht nga opozita.

Në regjistrin e zgjedhjeve ishin 3.7 milion zgjedhës, duke përfshirë 245,935 zgjedhës të regjistruar jashtë vendit për të votuar me postë. Subjektet zgjedhore kishin të drejtën të kërkonin kopjen e plotë të listës së zgjedhësve, gjë që rriti transparencën e procesit të regjistrimit të zgjedhësve, pavarësisht nga shqetësimet që kjo mund të krijojë lidhur me privatësinë e të dhënave. Zgjedhësve iu dhanë mundësi të mjaftueshme për të rishikuar informacionin në listën e zgjedhësve, si fizikisht, ashtu edhe online. Sa i përket votimit nga jashtë vendit, pavarësisht nga fushata e zgjeruar e KQZ-së për informimin e zgjedhësve dhe vendimi për të pranuar dokumente shqiptare biometrike të identifikimit, të cilave u kishte kaluar afati i vlefshmërisë, rreth 41,000 kërkesa për regjistrim u desh të refuzoheshin për shkak të mosparaqitjes së një dokumenti të përshtatshëm që vërtetonte vendbanimin e kërkuesit.

Në përgjithësi, procesi i regjistrimit të zgjedhësve ishte transparent, listat e zgjedhësve u konsiderua gjithëpërfshirëse dhe përgjithësisht të sakta, dhe zgjerimi i të drejtës për të votuar për të mundësuar edhe votimin jashtë vendit, shënuan një hap përpara drejt pjesëmarrjes më të madhe në zgjedhje. KQZ-ja regjistroi tetë parti dhe tre koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi 2,046 kandidatë gjithsej në një proces gjithëpërfshirës. Verifikimi i kandidatëve çoi në heqjen e 16 prej tyre për shkak të rekordeve kriminale, gjë që në asnjë rast nuk u kontestua dhe partitë patën mundësinë t’i zëvendësonin.

Detyrimi ligjor i subjekteve zgjedhore për të dorëzuar lista të plota kandidatësh, të hapura dhe të mbyllura, për të gjitha zonat zgjedhore në të gjithë vendin ndikoi në mundësinë e tyre për të garuar. Në përgjithësi, fushata ishte e qetë, por pavarësisht nga kjo, u karakterizua nga një diskurs konfrontues dhe polarizues, veçanërisht online dhe sidomos mes dy partive politike kryesore dhe drejtuesve të tyre. Kandidatët, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje ta zhvillonin fushatën lirisht, por mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.

Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike./Dosja.al

osbe/odihr zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet