LIVE UPDATES
Politike

"Nuk mbron investitorët"/ Deputetët kritika AMF-së: S’ka transparencë, s’lufton kartelin në sigurime

Deputetët Erion Braçe, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku theksuan se Kuvendi vazhdojnë të ngrejë çdo vit të njëjtat shqetësime dhe nuk gjen asnjë reflektim nga ky institucion.

23 Tetor 2025, 08:07 Nga E. D
"Nuk mbron investitorët"/ Deputetët kritika AMF-së:
foto ilustruese

TIRANË- Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe Financave kritikuan punën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) lidhur me mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve. Deputetët Erion Braçe, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku theksuan se Kuvendi vazhdojnë të ngrejë çdo vit të njëjtat shqetësime dhe nuk gjen asnjë reflektim nga ky institucion.

Ata u shprehën se në veçanti tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik vazhdon të funksionojë si kartel i hapur dhe ndarja e tregut mes kompanive po qëndron në nivele të njëjta prej vitesh. Sipas tyre, rregullorja e vitit të kaluar për diferencimin e primeve ka shërbyer vetëm për rritjen e çmimit mesatar të policave të sigurimit TPL, ndërsa nga ana tjetër ofron stimuj (koeficentë) të pamjaftueshëm për të rritur kujdesinë drejtuesve të mjeteve, sipas parimit bonus-malus.

Deputetët kritikuan gjithashtu praktikën për mospublikimin të një pjese të madhe të vendimeve të Bordit të AMF, veçanërisht ato që lidhen me shkeljet e evidentuara nga subjektet e mbikëqyrura dhe me masat e marra ndaj tyre. Drejtoresha e argumentoi mospublikimin e vendimeve me ruajtjen e të dhënave që klasifikohen si sekret tregtar dhe me mbrojtjen e stabilitetit të tregut dhe imazhit të kompanive.

Por, deputeti Erion Braçe e kundërshtoi këtë praktikë, duke parashtruar se mospublikimi i informacionit lidhur me inspektimin dhe shkeljet e evidentuara nga kompanitë e sigurimit dëmton interesin konsumator dhe është në shkelje të ligjit. Deputetët sollën në vëmendje edhe gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që në auditimin e fundit vlerësonte se Bordi i AMF nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut.

Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut në sektorin e sigurimeve.

Sipas KLSH-së, konstatohet mos marrja e masave për sanksionim me gjobë ndaj shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara duke krijuar një dëm të mundshëm në intervalin e vlerave 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar kështu negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut të sigurimeve.

Një shkelje tjetër, sipas KLSH-së, është se në mënyrë të vazhdueshme, ndër vite, konstatohet se, nuk është aplikuar norma e interesit në vlerën totale prej 7 milionë lekë ndaj shoqërive të sigurimeve që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse të fondit të kompensimit.

Mungesa e kësaj mase ka krijuar një efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve ndaj të siguruarve. Deputetët kërkuan shpjegime për rritjen e pagave dhe shpërblimeve të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas tyre, ka pasur një rritje të pajustifikuar dhe paargumentuar të pagave dhe shpërblimeve për Bordin e këtij institucioni.

Qysh në vitin 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerësonte se vendimmarrja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për pagat dhe shpërblimet kryhet në kushtet e riskut për ekzistencën e konfliktit të interesit. Në përgjigjen e saj, drejtoresha e AMF-së tha se ky institucion është i pavarur dhe financohet me tarifat e paguara nga operatorët e tregut, ndërsa shtoi se rritjet apo indeksimet e pagave janë zbatuar në mënyrë uniforme për të gjithë stafin dhe jo vetëm për drejtuesit ekzekutivë.

Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, në nenin 9, shprehet se përcaktimet e bëra në dispozitat e ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, nuk zbatohen për AMF.

Në të njëjtin nen, thuhet se Bordi përcakton strukturën organizative të Autoritetit, numrin e punonjësve, pagën, shpërblimet dhe trajtimet financiare të anëtarëve joekzekutivë të Bordit, drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, nëndrejtorit ekzekutiv, si dhe të punonjësve.

Trajtimet financiare përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të kryera në përmbushje të detyrës, pagesat për trajnimet profesionale, për sigurimin e jetës dhe të shëndetit dhe të tjera të ngjashme.

Sipas ligjit, Bordi, në përcaktimin e masës së pagës, shpërblimeve dhe trajtimeve financiare apo jofinanciare të administratës, duhet të bazohet në një metodologji të qartë, që merr parasysh kushtet e tregut, përvojat e autoriteteve të tjera që kryejnë aktivitetin e rregullatorit financiar në Shqipëri dhe nevojat e vetë institucionit.

Deputetja Jorida Tabaku gjithashtu i tha drejtoreshës ekzekutive, se ka larguar nga detyra nëndrejtoreshën ekzekutive, Merita Gurabardhi, duke krijuar një praktikë të paprecedent kur drejtuesi ekzekutiv largon një anëtar të zgjedhur prej Kuvendit dhe duke marrë përsipër atributet e këtij institucioni lidhur me interpretimin e ligjit për përfundimin e mandatit.

Sipas saj, drejtoresha e AMF ka përdorur një standard të dyfishtë, duke larguar e nëndrejtoreshën ekzekutive, ndërsa vazhdon të qëndrojë vetë në detyrë, duke kërkuar një mandat të tretë, nga një maksimum pre dyj mandatesh që parashikohen në ligj. Në përgjigje, drejtoresha e AMF-së u përgjigj vetëm se çështja e mandateve është e qartësuar në ligjin organik të AMF-së.

Mbështetur edhe në një letër të drejtuar nëndrejtoresha e larguar, Merita Gurabardhi, drejtuesit e Komisionit të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave u shprehën se po kryen një analizë lidhur me mandatet e anëtareve të AMF-së dhe së shpejti do të mbajnë një qëndrim lidhur me këtë çështje./MONITOR

deputetët amf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet